20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

nxituara e jo fort të moralshme, ngacmohen, nxehen dhe nervozohen shpejt, mbajnë qëndrim jo serioz

ndaj detyrave dhe detyrimeve.

2. Tipat distimikë. Janë seriozë, njerëz me moral të lartë, të vetëdijshëm, të drejtë e të përgjegjshëm.

Ndërkohë tregohen pasivë, të avashtë, të ngurtë në marrjen e vendimeve, apatikë në veprime dhe me

prirje për të rënë shpejt në gjendje depresioni.

3. Tipat cikloidë. Janë natyra hipertonike, e shfaqin këtë veti sidomos në çaste vendimtare, kurse në

çaste rënieje tregohen distimikë.

4. Tipat e eksitueshëm. Kur nuk i gjen të zemëruar, tregohen të ndërgjegjshëm në detyrë, të rregullt

në veprime, i duan fëmijët dhe kafshët. Ndërkohë eksitohen dhe nervozohen shpejt, janë gjaknxehtë,

përplasen me eprorët, ndonjëherë tregohen të pamëshirshëm, e kontrollojnë keq veten.

5. Tipat me amorprop. Janë këmbëngulës dhe synojnë arritjen me çdo kusht të së paracaktuarës, janë

shumë kërkues dhe të drejtë. Ndërkohë tregohen me shumë sedër, preken dhe fyhen shpejt, janë

dyshues, hakmarrës, kryelartë dhe kanë besim të tepruar në forcat e tyre.

6. Tipat pedantë. Janë shumë të vetëdijshëm, të rregullt, të përpiktë, të besueshëm, kanë humor të

qetë, janë seriozë në çdo veprim dhe bëjnë kujdes në çdo rast. Ndërkohë tregohen formalistë, kapen

për çdo vogëlsirë, priren nga dëshira për t’ua kaluar fajin apo mangësinë të tjerëve.

7. Tipat e alarmuar. Janë të dashur, të ndjeshëm, u vjen keq për tjetrin, mbajnë qëndrim autokritik,

janë të përpiktë dhe përpiqen të jenë brenda. Ndërkohë tregohen të tutur, të vetëpërmbajtur e të

vetëfrenuar, vetja u duket e pambrojtur prej askujt. U tremben shpotive dhe vënies në lojë nga të tjerët.

8. Tipat emotivë. Janë të thjeshtë, nuk e lakmojnë karrierën, gëzohen nga arritjet e miqve, e kanë të

zhvilluar ndjenjën e detyrës, janë të përpiktë. Ndërkohë tregohen tej mase të ndjeshëm dhe bëjnë

kujdes që të mos gjenden në pozitë qesharake.

9. Tipat demonstrativë. Janë të sjellshëm, lajkatarë, këmbëngulës në të vetën, dinë të bëjnë për vete

të tjerët. Ndërkohë manifestojnë egoizëm, mungesë të vetëpërmbajtjes, e bëjnë të zezën të bardhë, kur

ua do puna, përulen përpara të tjerëve, janë mburravecë dhe nuk e kursejnë dinakërinë kur ua do puna.

10. Tipat labilë. Janë të ndershëm deri në fanatizëm, marrin pjesë në fatkeqësinë e tjetrit, kanë shije

artistike, janë elokuentë dhe të këndshëm në bisedime, dinë ta shpalosin sinqeritetin. Ndërkohë janë

tej mase të prekshëm e të ndjeshëm, emocionohen shpejt, bien shpejt në panik.

Në bashkëveprimin e pedagogut me nxënësit dhe me studentët është e nevojshme që të mbahen

parasysh veçoritë e tipave, të theksuarit tek ata të këtij apo atij tipari. Se qëndrimet deri diku

mendjelehta, jo serioze, të njërit tip, optimizmi i tepruar i ndokujt mund të bëhet shkaktar i reagimit të

tipit tjetër me veti karakteri të përkundërta. Egoizmi, natyra e papërmbajtur e njërit tip, mburrjet e tij

të shfrenuara, bishtnimi punës prej tij, shihen shtrembër dhe dënohen prej tipit tjetër që është i

prekshëm, dyshimtar dhe i tillë, që parashtron kërkesa të ngritura ndaj mjedisit rrethues.

Tipat me tipare të theksuara të karakterit tregohen tejet të ndjeshëm ndaj shfrytëzimit si duhet apo jo

të mjeteve jo verbale të komunikimit. Kështu prekja me dorë për ta përkëdhelur një tip të caktuar e

irriton këtë, e nervozon dhe e shtyn të reagoj jo mirë, kurse një tip tjetër ajo e qetëson, e nxit për

veprime të mira. Reagimi i parë ndodh me tipat e ndjeshëm, dyshues, reagimi i dytë ndodh me tipat e

eksitueshëm, të hedhur dhe entuziastë. Përkatësisht përdorimi jo adekuat e takesikës (prekjes,

kontaktit trupor) shoqërohet me vështirësimin e komunikimit. Sidomos duhet bërë kujdes kur partneri

është më i ri në moshë apo ndodhet në pozitë varësie, për rrjedhojë nuk mundet t’ia lejojë vetes

shmangien apo mënjanimin e prekjes edhe kur ajo është për të e pakëndshme.

Jo vetëm natyrat me ndryshime në karakter, por edhe ato me ngjashmëri karakteri nuk e arrijnë dot

përsosjen në komunikim. Vështirësi më të mëdha kanë tipat me prirje ndjeshmërie jo të zakonshme. Si

rregull, vështirësi më të mëdha në komunikim hasin ose tipat me ngjashmëri shumë të madhe, ose

tipat me tipare polare, ekstreme, në karakter. Vetëm se po të tregohet vullnet dhe dëshirë, pengesat

mund të kapërcehen, të paktën ato mund të zvogëlohen deri në minimum, duhet vetëm që secili

bashkëbisedues të bëjë përpjekje për ta pasur parasysh të veçantën e tjetrit.

Barrierat e emocioneve negative të qëndrueshme po ashtu mund të jenë një faktor me peshë, që e

vështirëson procesin e komunikimit ndër individual.

~ 604 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!