20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Tipat sanguinë shquhen për aktivizimin e tyre të lartë që shfaqet përmes karakterit të tyre energjik dhe

veprimeve të vrullshme, përmes këmbënguljes dhe kapacitetit të lartë në punë. Këta tipa janë të

lëvizshëm, të gjallë, të folurit e shoqërojnë me mimikë dhe me gjeste të shumta, por edhe me të

folmen e shkoqur e ritmike. Një gjendje emocionale ia lë vendin tjetrës, ndërkohë që epërsia u takon

përjetimeve me kah pozitiv. Lëvizjet i kryejnë të shpejta, të ecurit e kanë të fortë, të vrullshëm,

afrohen shumë me bashkëbiseduesin, kërkojnë të hyjnë me të në kofidencë, shikimin e kanë të ngulur,

të drejtpërdrejtë, shtrëngimin e duarve të fortë, janë tipa që hyjnë kollaj në komunikim me tjetrin.

Tipat kolerikë bien në sy me karakterin e tyre gjaknxehtë, me padurimin e ngahershëm që

manifestojnë, me prirjen për shpërthime dhe shuarje të menjëhershme të emocioneve. Lëvizjet dhe

mimikën e kanë shpejt të ndryshueshme, eksitohen shpejt dhe tulaten po shpejt, flasin me zë të lartë,

janë të vrullshëm, kalojnë vazhdimisht nga njëra temë në tjetrën, fjalët i shoqërojnë me intonacion të

thekshëm. E mbulojnë bashkëfolësin me shikime të zjarrta që shuhen shpejt dhe në mënyrë të

befasishme, tregohen sa të afruar aq dhe të ftohtë. Vërejtjeve me zë të lartë të bashkëbiseduesve u

përgjigjen po me zë të lartë, me ton ngulmues dhe me këmbëngulje kokëngjeshurish. Kur shprehin

dëshpërimin apo zhgënjimin, janë sa të mbushur me emocione, aq dhe ekspresivë, e humbasin shpejt

ekuilibrin dhe mund të futen në debate pa pasur ndonjë shkak me peshë.

Tipat flegmatikë kanë si veti kryesore të tyre durimin, qëndresën, aftësinë për të punuar kokulur.

Tregohen të matur në arsyetime, janë të ekuilibruar në sjelljen me të tjerët. Janë të ngadaltë, mimikën

dhe lëvizjet i kanë të matura, tregohen të vetëpërmbajtur, të qetë, flasin shtruar dhe vënë në përdorim

logjikën dhe arsyen, flasin me zë të ulët. Lëvizjet i kanë të avashta, veprimet të matura. E ndalin

shpesh bashkëbiseduesin dhe i drejtohen me gjithfarë pyetjesh, sidomos kur ky u flet shpejt, vetë në

komunikim janë të ngathët, tregohen pasivë dhe të mbyllur. Lidhen me vështirësi me miqësi, por

tregohen të qëndrueshëm, besnikë, të sigurt. Veçori kryesore e tipave flegmatikë është sjellja prej

njerëzish inertë që përshtaten me vështirësi në rrethanat e krijuara, në regjimin e ri, reagojnë ngadalë

në mjediset e reja, në kushtet e reja të jetesës.

Tipat melankolikë karakterizohen prej ndjeshmërisë së lartë, ndonjëherë të sëmurë, ndaj ndikimeve të

jashtme (fyhen dhe zemërohen shpejt, tregohen shumë të turpshëm, me sedër të sëmurë, të pasigurt e

të pavendosur). Thuajse nuk i vlerësojnë aftësitë vetjake në çdo gjë, tregohen të tërhequr edhe në ato

raste, kur kanë bindje se kanë të drejtë. Në qoftë se hasin vështirësi në kryerjen e detyrave mësimore,

tipat melankolikë dorëzohen, nuk ngulin këmbë për ta çuar deri në fund punën e nisur. Lodhen shpejt,

manifestojnë ngathtësi dhe mungesë fuqie, shpalosin me tepri emocione negative, priren për nga

pesimizmi. Reagimet ata i kanë të avashta, lëvizjet të ngathëta, sjelljen apatike, kurdoherë

manifestojnë shenja lodhjeje dhe kapitjeje, kurse mimikën dhe gjestet i kanë të kursyera dhe të tilla, që

i shprehin tendosje, flasin me zë të ulët dhe pa intonacion në zë. Shikimin e mbajnë mënjanë, larg

bashkëbiseduesit, i shmangen “ndeshjes së shikimeve” me bashkëfolësin, buzët i mbajnë të lëshuara

apo të shtrënguara. Bie në sy sidomos mungesa e vijimësisë në punë, atë ata e kryejnë me hope,

sidomos kur u bërtasin e i qortojnë, kur u bëjnë vërejtje. Nuk tregohen nismëtarë, tuten përpara çdo

sipërmarrjeje, qëndrojnë mënjanë në shoqërinë e njerëzve të panjohur. Vështirësohen që të mbajnë

fjalime publike, reagojnë ngadalë ndaj asaj që u thuhet, u mungon sensi i humorit, rrallë ata i sheh me

buzën në gaz, e humbasin kollaj toruan edhe kur situatat nuk janë aq të ndërlikuara. Pas ndonjë

fatkeqësie apo çrregullimi, e marrin ngadalë veten në dorë, mezi qetësohen. Me vështirësi kalojnë nga

njëra punë në tjetrën.

Pas gjithë këtyre konstatimeve, bëjmë përfundimin se barriera psikologjike e karakterit është

rezultat i theksimit jo sa dhe si duhet i çështjeve, por është rezultat edhe e ndalesës jo të

mjaftueshme të vëmendjes në shqyrtimin e saktë të vetive individuale të bashkëbiseduesve, të

cilët hyjnë në komunikim.

Në literaturën psikologjike kushtuar temës së tipave psikologjikë gjejmë të përcaktuar këta tipa

kryesorë karakteresh:

1. Tipat hipertimë. Janë energjikë, kanë etje për komunikim, janë iniciatorë, e kërkojnë me etje të

renë, shquhen për optimizmin e pa kufi. Ndërkohë tregohen mendjelehtë, priren për veprime të

~ 603 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!