20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

marrëdhënieve ndër individuale të partnerëve. Në numrin e këtyre faktorëve të brendshëm po

veçojmë:

Të dhënat fizike të partnerëve (përfshi në këtë mes dhe sakatimet fizike e defektet e të

folurit), të cilat faktikisht është e pamundur që të riparohen.

Veçoritë e temperamentit që shfaqen gjatë marrëdhënieve në sjellje dhe në qëndrime të

shoqëruara prej emocionesh të caktuara.

Disa të dhëna të karakterit (kryesisht me kah negativ).

Gjendje të caktuara emocionale me natyrë dhe me modalitet të qëndrueshëm negativ.

Dhe tani të merremi me shqyrtimin më të hollësishëm të shfaqjes së disa varianteve të barrierave

psikologjike.

Barrierat që lidhen me temperamentin. Janë ato që vendosen ndërmjet njerëzve me tipa të ndryshëm

sistemi nervor. Për shembull, një njeri që reagon fort, që merr flakë shpejt, që është impulsiv dhe

tekanjoz në shfaqjen e dëshirave (që është kolerik) zakonisht e fillon dialogun pa pasur as në mend e

as në fiqir që të grindet me të tjerët, por gjatë bisedimit nxehet, indinjohet, kapet pas një thënie apo

pas një kritike pa të keq, por që atij i duket fyese për personin e tij. Tek e ndien veten të fyer,

bashkëbiseduesi kolerik shpalos një agresivitet të papërligjur si verbal ashtu dhe jo verbal në adresë të

partnerit, me të cilin është në komunikim. Pa mundur ta kontrollojë dot veten, i shpëtojnë fjalë dhe

shprehje fyese, të tilla që e lëndojnë tjetrin, e bëjnë që ta humbasë kontrollin e vetes dhe baraspeshën

shpirtërore gjatë dialogut. Ndërkohë për partnerin kolerik ajo që thotë nuk përmban ndonjë gjë të

veçantë, të tillë që del nga korniza e stilit të zakonshëm të komunikimit ndërmjet njerëzve. Ndërsa

partneri, tip i ndjeshëm, me sistem nervor të dobët (për shembull, një tip melankoliku), me reaktivitet

të dobët, njeri i turpshëm dhe i mbyllur në vetvete, tip që alarmohet dhe merakoset shpejt, ndaj një

sjellje si kjo e tipit kolerik reagon krejt ndryshe: ky mbyllet në vetvete, e ruan gjatë brenda vetes

fyerjen e pamerituar që iu bë dhe u shmanget kontakteve të mëtejshme. Trauma shpirtërore që i

shkakton koleriku e nxjerr melankolikun nga binarët e jetës së përditshme, i rri mendja tek ajo që iu

tha, ky i kthehet dhe i rikthehet situatës që ia shkaktoi dhimbjen dhe e përjeton ligsht fyerjen që iu bë.

I mungon qetësia e duhur për t’iu kthyer punëve, mund të ndihet i shkrehur, madje mund ta humbasë

besimin në forcat e veta, gjithë më tepër u largohet njerëzve.

Me plotgojën mund të thuhet se komunikimi ndërmjet një tipi kolerik dhe tipi flegmatik shoqërohet

me vështirësi të dukshme. Ky i dyti, duke qenë tip i ngadaltë, shpesh i mefshët, e percepton dhe e

përvetëson ngadalë informacionin e ri, ndërkohë që përvetësimi i vonuar i informacionit nga

bashkëbiseduesi e irriton kolerikun impulsiv. Qëndrimi i rrëmbyer, reagimi prej gjaknxehti, veprimet

e njeriut të nxituar të kolerikut nuk i imponohen dot flegmatikut.

I vënë në një plan me flegmatikun, sanguini na paraqitet më aktiv, më i lëvizshëm, por edhe më i

ekuilibruar, i tillë që përshtatet shpejt me kushtet e krijuara. Sanguini shquhet për plasticitetin e

qëndrimeve dhe të veprimeve, e kjo atij i jep mundësi të orientohet shpejt dhe ashtu si duhet në

rrethanat e krijuara, i jep mundësi të vendosë shpejt dhe ashtu si duhet kontakt me mjedisin rrethues

dhe pa sforcimin më të vogël të ruaj kontaktet e duhura me partnerët.

Më i vështirë në komunikim me të tjerët është melankoliku, tipi i ndjeshëm deri në lot, që flet me zë të

ulët, gjoksor, është i avashtë në veprime, madje me shenja ngathtësie. Me natyrën e tij të mbyllur, si

tip i heshtur që është, si njeri pasiv që tregohet, melankoliku i tulat bashkëbiseduesit aktivë dhe të

nxehtë, i lodh dhe i mërzit ata. Për pedagogun është e rëndësishme që ta dijë mirë të veçantën

psikologjike të secilit tip dhe ta mbajë këtë parasysh në procesin mësimor tek hyn me secilin në

dialog. Po ashtu duhet të ketë informim edhe për shfaqjen së jashtmi të veçorive të tipave me të cilët

ka të bëjë, të ketë dijeni për reagimet dhe qëndrimet emocionale të secilit, për sjelljen e secilit tip, si

dhe për të veçantat e gjuhës që flet secili nxënës apo student.

~ 602 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!