20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr.Xhevdet ZEKAJ 1 , Monika HODAJ 2 , Albano ZHAPAJ 3 , Nertila TABAKU 4 :

BARRIERAT PSIKOLOGJIKE NË KOMUNIKIMIN PROFESIONAL-

PEDAGOGJIK

~ 601 ~

1 Universiteti Shteror “A.Xhuvani” Elbasan

2 Universiteti Shteror “A.Xhuvani” Elbasan

3 MASH

4 Universiteti Shteror “A.Xhuvani” Elbasan

Abstrakt

Ngjarjet e 11 shtatorit të vitit 2001 shtruan përpara botës sfida të reja edhe tek sistemi ynë i

arsimimit në raport dhe me komunikimin pedagogjik dhe ardhjes së kohës së re ”të aparteidit

informativ”, edhe në kushtet kur falë teknologjisë, jemi ne gjendje të ruajmë dhe shfrytëzojmë gjithë

përvojën dhe dijet të grumbulluara nga shoqëria njerëzore, dhe se mund ta bëjmë në çast atë të

dobishme dhe të aplikueshme nga çdo person në BOTE! Për ne është e domosdoshme një revolucion

në të mësuar, e cila plotëson më së miri revolucionin e mjeteve të pafundme të komunikimit, - dhe ky

revolucion po ndodh në ditët tona prej disa vitesh. Përveç këtyre, na duhet patjetër në mënyrë

rrënjësore të rishikojmë dhe ridimensionojmë të gjitha aspektet e sistemit të arsimimit shkollor, duke

u përqendruar edhe në rreziqet, që lindin nga programet arsimore të ngushtë, afatshkurtër, pa vizion,

por edhe barrierat psikologjike të komunikimit pedagogjik.

Në procesin i komunikimit mësues-nxënës, njeriu shpesh ndeshet me vështirësi të panumërta, me

barriera psikologjike, disa ngë të cilat nganjëherë i qëllon mos ti kapërcejnë dot.

Dhe e gjitha kjo ndodh, në lidhje me atë, se shumë njerëz nuk i njohin vështirësitë objektive, që

lindin midis këtyre partnerëve në situatat e komunikimit pedagogjik, brenda dhe jashtë procesit të të

mësuarit. Vështirësi të tilla shpesh thyejnë dhe cënojnë komunikimin pedagogjik. Në ndryshim nga

barrierat e jashtme që varen e lidhen me faktorë të jashtëm,barrierat psikologjike janë në varësi të

faktorëve të brendshëm.

Shekulli që jetojmë është shekulli i komunikimit dhe masmedias, por komunikimi pedagogjik është

një domosdoshmëri për të siguar cilësinë në shkollë sipas ritmeve të revolucionit në të mësuar.

Fjalë Kyçe: Komunikim pedagogjik,barriera psikologjike, barriera të temperamentit, cilësi.

gëzim,vuajtje, turp, faj etj.

BARRIERAT PSIKOLOGJIKE NË KOMUNIKIMIN PEDAGOGJIK PROFESIONAL

Në praktikën e komunikimit profesional të specialistëve jo vetëm të sferës pedagogjike jo rrallë si

shkaktar vështirësimi bëhen faktorët subjektivë, që lidhen me veçoritë individuale të partnerëve të

ndodhur në dialog mes tyre. Shpesh vendosja e kontaktit përcaktohet prej vetive psikologjike

individuale të secilit. Ndryshe nga barrierat që lidhen me kuptimin, të cilat ngrihen si rrjedhojë e

ndikimit të faktorëve të jashtëm, dhe si të tilla mund të mënjanohen me ndryshimin e sjelljeve të

komunikuesve, pengesat me natyrë individuale, të njohura si barriera psikologjike, mënjanohen më

me vështirësi, madje në shumë raste ato mbeten pengesa të pamënjanueshme në rrugën e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!