20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

profesionin e tij, në kurse, seminare, aktivitete trajnuese e shkëmbime të eksperiencës. Sot në skenën

e edukimit permanent, po rikthehet një i nxënë i vazhduar i mbartur prej adultëve të cilët shfaqen në

këtë skenë me eksigjenca e nevoja të reja, me prirje e vullnet për të mësuar gjëra të reja, me dëshirë

për të krijuar marrëdhënie njerëzore cilësore, në mënyrë për të përmirësuar e forcuar identitetin e tyre

përballë diturisë dhe punës që i lidh ata me botën përreth.

Nisur nga këto premisa, natyrisht që lind natyrshëm nevoja për një formim të vazhdueshëm për të

gjithë, sidomos për mësimdhënësit, në mënyrë që të jenë të aftë të realizojnë këtë pedagogji të re, që

përveç transmetimit të dijes, ka qëllim të mbështetet mbi kolonat e komunikimit dhe bashkëbisedimit,

dhe që ecën drejt një formimi personal e profesional të njeriut, si domosdoshmëri e kërkuar nga tregu i

sotëm i punës dhe shoqëria njëkohësisht.

Kurset e shumtë të trajnimit e formimit profesional, kultural e gjuhësor dhe numri i shumtë i

pjesëmarrësve në to, vërtetojnë më së miri atë që ne po quajmë “Rikthimi në dije i adultëve”, dhe duke

shtuar do t`a quaja një revolucion të thellë në praktikat edukative dhe mësimdhënëse, edhe pse akoma

në kontekstin tonë nuk po i jepet aq sa duhet rëndësia e merituar këtij “rikthimi”. Për të kuptuar

plotësisht proceset e transformimit edukativ adult që është në vijim, edhe praktikat edukative kanë të

domosdoshme përfshirjen e të rriturve në procesin edukativ permanent, si dhe duhet të analizojnë më

mirë artikulimet gjithnjë e më të ngushta që po lindin midis tregut të punës dhe edukimit permanent të

të rriturve, axhornimin e vazhdueshëm, mësimin përgjatë gjithë jetës.

Në këtë mënyrë fillojnë e vihen edhe bazat e përvetësimit të komunikimit pedagogjik të përgjegjshëm,

duke futur mësues e nxënës së bashku, në praktikat e teknikat e reflektimit dhe formimit të vazhduar

mbështetur jo vetëm në transmetim mekanik të dijes, por mbi të gjitha në ndërveprim të ndërsjelltë të

përvojave njërëzore të gjithsecilit. Rrjedhimisht këtu futen në punë kujtesa, inteligjenca, imagjinata e

ndjenjat për të kuptuar domethënien dhe vlerën thelbësore të asaj që quhet filozofi e komunikimit

edukativ, për të zbuluar lidhjen me aspekte të tjera të njohjes së aktivitetit njerëzor, për të çmuar

implikimet në një kërkim të vazhdueshëm të dijes dhe së vërtetës.

“Life-long-education”- të mësuarit gjatë gjithë jetës është një ekzigjencë që vërehet tashmë në çdo lloj

forme organizuese, qoftë shtetërore apo private, dhe ajo çka është më e rëndësishme qëndron në faktin

se edukimi permanent nuk fokusohet vetëm në nivelet drejtuese, por shtrihet tek çdo individ, në çdo

nivel, pasi ajo që ka më rëndësi në shoqërinë e sotme është të ketë anëtarë të saj në gjendje të jenë

autonomë e të përgjegjshëm, njerëz me kompetenca dhe zhvillim jo vetëm profesional por por edhe

shoqëror e njerëzor.

Në këtë kontekst shoqëror të formimit të vazhduar natyrisht që aduti përveç se realizimit personal dhe

profesional të vetvetes, duhet patjetër të bashkëpunojë edhe me faktorë të tjerë të kontekstit dhe

shoqërisë, në mënyrë që të gjithë të jenë pjesë dhe të kenë në konsideratë kontekstin real në të cilin

jeton edhe vet njeriu, d.m.th. familja, kushtet shoqërore, vetë ambienti arsimor, politika, ekonomia,

klima kulturore etj.

~ 600 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!