20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Albano Zhapaj 1 : MËSIMI GJATË GJITHË JETËS, RIKTHIMI I ADULTËVE NË

SHKOLLA.

1 MASH Shqipëri

"Facere docet philosophia – shkruante filosofi i vjetër Seneka": “Puna jonë duhet udhëhequr nga

dituria”. Është puna jonë, veprimet tona, aksionet që ndërmarrim, marrëdhëniet njerëzore që krijojmë,

ato të cilat na bëjnë të zbulojmë vetveten, se kush jemi, ç`farë kërkojmë nga vetja e të tjerët, përse

sillemi në këtë apo atë mënyrë, përse mbajmë një qëndrim në vend të një tjetri, etj.

Qysh kur kemi lindur e deri në fund të ditëve tona, është tek të vepruarit që ne ndërtojmë veten tonë,

botën që na rrethon dhe instrumentet për ta njohur e kuptuar botën. Në fillimet e kulturës së lashtë, në

shkollat (skole`) Aristoteliane apo Platonike, kush mësonte në to ishin të rriturit dhe jo fëmijët. Pra

objekt i edukimit nuk ishte fëmija por ishte aduti(i rrituri), adult i cili mbante në këmbë një sistem

arsimimi e të nxëni të domosdoshëm për kohën në fjalë.

Vetëm pas shumë shekujsh, nën presione të vazhdueshme politike apo fetare, censurash e kontrollesh

u bë i mundur mbyllja përfundimtare e skole`-ve spontane dhe zëvendësimi i tyre me struktura arsimi

dhe edukimi, në fillim të niveleve elitarë e më pas të urdhrave fetarë, organizimeve ushtarake dhe të

korporatave profesionale. Në këto shkolla nxënësi ishte akoma një djalosh i rritur, por në ndryshim

nga ajo antike duhej të ishte i shkëputur nga ambienti i punës apo i profesionit. Më tej me ardhjen e

industrializimit filloi të merrte formë arsimimi i planifikuar i të rinjve dhe në shkollën moderne filloi

edhe i ashtuquajturi “detyrim” i përndjekjes së shkollës nga ana e nxënësve.

Ky organizim i ri, i programuar dhe i modeluar për grup mosha të ndryshme dhe që përgatiste tashmë

të riun për në jetë, nga mosha e fëmijërisë deri në adoleshencë, vazhdoi gjatë për të arritur deri në ditët

tona. Arsimi modern në këtë mënyrë la jashtë skenës arsimore të rriturin, adutin, i cili një herë

përfunduar ciklin e detyruar shkollor, supozohej jashtë çdo koncepti edukues, dhe i dhurohej me kaq

tregut të punës, me preokupimet e mbarëvajtjes së prodhimit dhe lënies së botës së diturisë shkollore

pas krahëve.

Sot shikojmë se kohët kanë ndryshuar dhe tregu i punës, teknologjitë dhe komunikacionet ndryshojnë

vazhdimisht në mënyrë radikale, dhe me to edhe shoqëria. Tregje të ndryshme,- të ndryshme nga

këndvështrimi gjeografik sesa përmbajtjesor,- kanë filluar të ndërlidhen gjithnjë e më shumë në

mënyrë dinamike, duke thyer kështu kufijtë territorialë duke ushqyer një konkurrencë që bëhet

gjithnjë e më aktive. Paralelisht me evoluimin e habitshëm të teknologjive të fabrikimit në prodhimin

e të mirave materiale, këto të fundit synojnë të jenë produkte cilësore dhe është pikërisht cilësia e tyre

ajo që i nxjerr nga uniformizmi e i bën të dallojnë nga të tjerët.

Për t`u bërë e tillë kërkon punë gjithashtu cilësore, e puna cilësore vjen nga njerëz të përgatitur e të

formuar, jo vetëm nga ana praktike, por të mbartur edhe me njohuri e dituri shkencore teorike. Me

fjalë të tjera, burimet njerëzore duhet të jenë të axhornuara e të pajisura vazhdimisht me teori “të

freskët”, të jenë të trajnuara e të edukuara në mënyrë permanente.

Për këtë arsye ne sot shikojmë kthimin e adutit në procesin e të nxënit të vazhduar, pra në “mësim”.

Tashmë i rrituri mëson jo jashtë procesit të aktiviteteve të tij profesionale, por koherent me punën dhe

~ 599 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!