20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Zenun Rexhepi: SHKRIMI I LASHTË I ZATRIQIT NË KOSOVË DHE KULTURA

DANUBIANE E PERIUDHËS NEOLITIKE

Përmbledhje (abstrakt)

Qenien njeri, si pasardhës i homo sapiensit, midis tjerash, e karakterizojnë: të

menduarit, të folurit dhe shkrimi, përmes të cilit ruhen të arriturat e civilizimeve njerëzore

deri në ditët tona.

Shkrimi është mënyrë e paraqitjes grafike, apo e regjistrimit të gjuhës. 61 Shkenca e

cila merret me studimin e lindjes së shkrimit, llojet, zhvillimin dhe emërtimet e tij, quhet

gramatologji.

Shkrimi petrografik i Zatriqit, vendbanim i Komunës së Rahovecit, dhe ai i

Aqarevës, i Komunës së Skenderajt, janë zbuluar para disa vjetësh. Informatat e para për

zbulimin dhe karakteristikat e tyre i kanë në mediat kosovare i kanë publikuar: Ilaz Thaqi

dhe Berat Miftari. Ata, në revistën e ilustruar mujore “Albanica-Exklussive”, nr. 63/2006 e

cila botohet në Prishtinë, kanë publikuar artikullin me titull “Shkrimi 5000 vjet i vjetër”. Para

se të botohej ai shkrim, prof. dr. Emanuel Anati, arkeolog nga Italia, me rastin e qëndrimit në

Zatriq, në korrik 2006, kishte konfirmuar se Shkrimi i Zatriqit është i ngjashëm me shkrimin

e zbuluar në Vinçë afër Beogradit dhe se i takon të ashtuquajturës Kulturë danubiane.

Në këtë kumtesë trajtohen ngjashmëritë dhe dallimet midis Shkrimit të Zatriqit dhe

Shkrimit të Vinçës, disa shkrimeve të tjera petrografike në Evropë dhe Azi, si edhe vlera e

tyre historike e kulturore.

Fjalët kyç: Shkrimi i Zatriqit, Kosova, Shkrimi i Vinçës, Kultura danubiane,

vizatimet e shpellave, petrograf-i, piktogramet, logogramet, ideogramet, figurat gjeometrike,

shenjat.

61 Dragan Barac - Historia e përgjithshme e shkrimit, (Opšta istorija pisma), 2004, Beograd.

Me sa di, ekziston vetëm libri i autorit - akad. Aleksandër Stipçeviq “Historia e librit”,

“Rilindja” 1988, në të cilën janë dhënë pak informata përkitazi me historinë e shkrimeve;

Artikulli “Shkrimi 5000 vjet i vjetër”, Albanica - Exklussive”, nr. 63 / 2006, fq. 67-70; Në

ditoren “Ekspress”, Prishtinë, dt. 17. 11. 2006, fq. 10.

~ 59 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!