Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

Lexues të nderuar, KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Puna kërkimore-shkencore vlerësohet si mjeti më i fuqishëm i avancimit të dijës dhe zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në këtë shekull. Konceptimi i hulumtimeve si proces që nuk mund të kufizohet vetëm në formën klasike të dijes dhe transmetimit të saj brenda institucioneve klasike, duket se është marrë si moto e shkencëtarëve këtë vit: hulumtimi si marrëdhënie universale midis individit dhe botës (në kuptimin e gjerë të fjalës natyra, shoqëria, mjedisi rrethues, etj). Me këtë botim të përmbledhur çmojmë përkushtimet shumë profesionale dhe gjithëpërfshirëse të shkencëtarëve tanë, kjo është dëshmi se e ardhmja e shkencës në Kosovë ka perspektivë të ndritshme. Vazhdimisht me admirim kam përcjell konferencën kombëtare të shkencës “Java e shkencës në Kosovë” organizuar nga ana e Departamentit të Shkencës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe të njëjtin e vlerësoj si një aktivitet shkencor që pasqyron dhe prezanton gjendjen aktuale, sfidat dhe orientimet, kahet e zhvillimit të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore, me synim të nxitjes së zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit dhe arritjen e standardeve evropiane në hulumtimin shkencor dhe zhvillim. Kosova ka ndryshuar kaq shumë dhe në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, si në çdo fushë tjetër edhe në botën e shkencës, është në rrugë të një historie suksesi. Shpresojmë se edhe “Java e shkencës 2012” do të shndërrohet në një promotor të ndryshimit dhe modernizimit të shkencës tonë. Pasqyra më e mirë është ky botim që vjen si përmbyllje e aktivitetit "Java e shkencës 2012", i katërti me radhë i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Është kjo një përmbledhje e realizimit të programit të saj, më saktë një antologji shkencore e krijimtarisë të shkencëtarëve të dëshmuar, por edhe atyre të rinj e me perspektivë . MASHT ka ndarë fonde për veprimtari kërkimore shkencore, jo ndoshta në nivel të dëshiruar, por ka arritur të mbështesë projektet që ndihmojnë zhvillimin ekonomik . Brenda këtyre kopertinave po prezantohet "Java e Shkencës" e këtij viti dhe puna kërkimore-shkencore e punonjësve eminentë shkencorë të fushave të ndryshme, të cilët, me kumtesat e tyre, në të cilat shfaqën idetë dhe pikëpamjet e tyre lidhur me të arriturat shkencore, synimet për të ardhmen, gjithnjë duke pasur parasysh ndikimin e shkencës ~ 5 ~

KUMTESA në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomiko-shoqëror të vendit. Shpresoj se këto kumtesa paraqesin të arriturat dhe sfidat e shkencës sonë. Ky manifestim shkencor ka arritur dhe objektivin tonë të ndërkombëtarizimit të shkencës dhe kërkimit tonë shkencor. Në këtë eveniment zbulohen energjitë e reja shkencore që premtojnë reforma në qasjet e dijës dhe shkencës në raport me kërkesat e realitetit të ri evropian . Një falënderim të veçantë dëshiroj t’u shpreh të gjithë pjesëmarrësve për bashkëpunimin e frytshëm në realizimin e projekteve tona! Faleminderit! Prof.dr.Ramë BUJA ~ 6 ~

Lexues të nderuar,

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Puna kërkimore-shkencore vlerësohet si mjeti më i fuqishëm i avancimit të

dijës dhe zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në këtë shekull. Konceptimi i

hulumtimeve si proces që nuk mund të kufizohet vetëm në formën klasike të

dijes dhe transmetimit të saj brenda institucioneve klasike, duket se është

marrë si moto e shkencëtarëve këtë vit: hulumtimi si marrëdhënie

universale midis individit dhe botës (në kuptimin e gjerë të fjalës natyra,

shoqëria, mjedisi rrethues, etj).

Me këtë botim të përmbledhur çmojmë përkushtimet shumë profesionale dhe

gjithëpërfshirëse të shkencëtarëve tanë, kjo është dëshmi se e ardhmja e

shkencës në Kosovë ka perspektivë të ndritshme. Vazhdimisht me admirim

kam përcjell konferencën kombëtare të shkencës “Java e shkencës në

Kosovë” organizuar nga ana e Departamentit të Shkencës në Ministrinë e

Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe të njëjtin e vlerësoj si një aktivitet

shkencor që pasqyron dhe prezanton gjendjen aktuale, sfidat dhe

orientimet, kahet e zhvillimit të hulumtimeve dhe kërkimeve shkencore, me

synim të nxitjes së zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit dhe arritjen e

standardeve evropiane në hulumtimin shkencor dhe zhvillim. Kosova ka

ndryshuar kaq shumë dhe në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë së

Shqipërisë, si në çdo fushë tjetër edhe në botën e shkencës, është në rrugë të

një historie suksesi. Shpresojmë se edhe “Java e shkencës 2012” do të

shndërrohet në një promotor të ndryshimit dhe modernizimit të shkencës

tonë. Pasqyra më e mirë është ky botim që vjen si përmbyllje e aktivitetit

"Java e shkencës 2012", i katërti me radhë i organizuar nga Ministria e

Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Është kjo një përmbledhje e realizimit të

programit të saj, më saktë një antologji shkencore e krijimtarisë të

shkencëtarëve të dëshmuar, por edhe atyre të rinj e me perspektivë .

MASHT ka ndarë fonde për veprimtari kërkimore shkencore, jo ndoshta në

nivel të dëshiruar, por ka arritur të mbështesë projektet që ndihmojnë

zhvillimin ekonomik . Brenda këtyre kopertinave po prezantohet "Java e

Shkencës" e këtij viti dhe puna kërkimore-shkencore e punonjësve

eminentë shkencorë të fushave të ndryshme, të cilët, me kumtesat e tyre, në

të cilat shfaqën idetë dhe pikëpamjet e tyre lidhur me të arriturat shkencore,

synimet për të ardhmen, gjithnjë duke pasur parasysh ndikimin e shkencës

~ 5 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!