Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Zamira HYSENI-DURAKU 1 : NDËRVEPRIMI I FAKTORËVE AKADEMIKË DHE EMOCIONALË NË PËRFORMANCËN E STUDENTËVE TË PROGRAMEVE BACHELOR NË KOSOVË Hyrje ~ 593 ~ 1 Fakulteti i Shkencave Sociale Universiteti i Tiranës Në botë ekzistojnë arsye të ndryshme pse një numër i madh i studentëve nuk arrijnë ta përfundojnë arsimimin e tyre. Mundësitë financiare, problemet sociale, problemet shëndetësore, apo ndryshimet emocionale, janë konsideruar si faktorë me ndikim në këtë proces. Mirëpo, përveç këtyre faktorëve, me ndikim të veçantë në tërë procesin e edukimit te studentëve janë konsideruar edhe format e mësimdhënies dhe vlerësimi nga mësimdhënësit. Edhe përkundër fillimit të procesit reformues në sistemin e arsimit në Kosovë përgjatë viteve të fundit, në praktikë edhe sot në vitin 2012 vërehen mjaftë sfida. Vlerësues te arsimit të lartë, potencojnë mungesën e qasjes edukative e cila reflekton nevojat, interesat dhe ndryshimet tek studentët. Po ashtu, potencohet se edhe përkundër zhvillimeve të fundit në fushën e edukimit, Universiteti i Prishtinës, ende nuk është duke funksionuar ne përputhje me Sistemin e Bolonjës, as me standardet ndërkombëtarë për edukimin e lartë. Sidoqoftë, deri më sot, mungojnë të dhëna konkrete të cilat e masin në hollësi, se cilët faktorë janë më me ndikim gjatë periudhës se shkollimit të të rinjve në vend. Qëllimi i studimit Qëllimi kryesorë i këtij studimi është identifikimi i ndërveprimit të faktorëve akademikë dhe emocionalë në përformancën e studentëve të programeve Bachelor në Kosovë . Ky qëllim do të realizohet duke identifikuar tezat analitike të këtij studimi. Teza e parë do të vërtetoj nëse cilësia e edukimit të lartë në Kosovë është faktorë ndikues në përformancën e studentëve përgjatë realizimit të studimeve të tyre në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht përgjatë studimeve Bachelor; ndërsa teza e dytë analitike do të identifikoj se përveç faktorëve akademikë deri në çfarë mase mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë, në përformancën e studentëve. Metodologjia Për identifikimin e tezave analitike të këtij studimi, janë përdorur metoda të kombinuara hulumtuese, sasiore dhe cilësore. Për të prezantuar mënyrën e funksionimit dhe organizimit të studimeve Bachelor në Kosovë, si dhe faktorët më me ndikim tek studentë në përgjithësi, janë shqyrtuar një sërë publikimesh, analizash dhe vështrimesh teorike, të realizuara deri më tani nga njohës të fushës së edukimit. Ndërsa, për të matur nivelin e ndikimit të këtyre faktorëve tek studentët e UP, është dizajnuar instrumenti matës, në formë të pyetësorit, i cili është realizuar tek 1006 studentët të Universitetit të Prishtinës, të cilët aktualisht janë duke vijuar studimet Bachelor në këtë Universitet. Analiza e rezultateve të mbledhura është bere duke përdorur statistikat deskriptive nga paketa statistikore për shkenca sociale, SPSS. Vlerësime për funksionimin e Sistemit të Lartë të Edukimit në Kosovë Për mënyrën e funksionimit dhe cilësinë e edukimit të lartë në Kosovë, ekzistojnë vështrime të ndryshime. Sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, Misioni në Kosovë, thuhet se ekziston

KUMTESA motivim i ulët i personelit akademikë në Universitetin e Prishtinës dhe komuniteti i arsimit të lartë në përgjithësi, nuk e kanë këtë të qartë në tërësi, procesin e Bolonjës ( OSCE, 2004). Po ashtu, nga vlerësues të tjerë të kësaj çështjeje, potencohet se edhe përkundër pjesëmarrjes se mesimdhenesve në trajnime të ndryshme për metodat e mësimdhënies, serish mësimdhënësit e edukimit te lartë në UP, hezitojnë te ndryshojnë dhe vazhdojnë ta përdorin stilin e vjetër apo tradicional të të nxënit. (Mustafa, Gashi, Demukaj, Havolli, Kotorri, 2004). Ne disa nga vlerësime të tjera, thuhet se ngecja e funksionimit te plotë të reformave arsimore në Kosovë, është si pasoje e njohurive te pamjaftueshme të personelit akademikë vendor për procesin reformues akademikë dhe mungesa e informacioneve te duhura dhe komplete për këtë sistem, qe nga koha e fillimit të këtij procesi nga Misioni Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), (Sommers dhe Buckland (2004), në Tahirsylaj,2008). Faktorët ndikues në përformimin e studentëve përgjatë studimeve Sipas, Helme & Clarke ( 2001), gjatë studimeve studentët bartin me vetë edhe një numër tjetër të karakteristikave të cilat ndikojnë ne zhvillimin njohës apo kognitiv të tyre. Këto karakteristika i përfshijnë: aftësitë e tyre, njohuritë, dispozitat, aspiratat, pritjet, perceptimet, nevojat, vlerat dhe qëllimet( fq. 138). Ndërsa, sipas disa vështrimeve të tjera teorike, thuhet se motivimi është vërtetuar të jetë ndikues në procesin e të nxënit tek studentët gjithashtu. (Helme & Clarke, 2001; Jenkins, 2001). Hansen & Joe ( 2000) potencojnë se në përformimin akademikë të studentëve, ndërveprojnë faktorë të tjerë si aftësitë e tyre individuale për të mësuar, gjinia, raca, etj. Faktorë të tjerë me ndikim janë veçuar edhe mos durimi i mjaftueshëm i studentëve ( Kirby dhe Winston, 2002), jeta ne vendbanime studentore (Alexander, Gur et al. 1974; Fraser, Beamn et al. 1977) dhe ambienti ku jetojnë studentët (Hyman & Rosoff, 1985)., si dhe koha e kaluar në gjumë apo niveli i stresit me të cilën ata ballafaqohen.(Wooten, 1998]. Një varg tjetër i studimeve, kanë vërtetuar se mënyrat e mësimdhënies mund të pengojnë motivimin e studentëve dhe iniciativat e tyre gjithashtu. Sipas (Ericksen, 1978), shumë student u përgjigjen në mënyrë shumë pozitive kurseve më të organizuara dhe të udhëhequra nga instruktor entuziast, të cilët zgjojnë interesim tek studentët dhe mënyrat se si ata mësojnë. Lloje të tilla të kurseve e promovojnë të nxënit tek studentët, dhe i motivojnë ata për të mësuar. Forma konstruktive e të mësuarit u ndihmon studentëve të marrin përgjegjësi për të nxënit, dhe u mundëson atyre të jenë te pavarur dhe të zhvillojnë konceptet e tyre për atë se çfarë mësojnë (Brooks and Brooks 1993, fq. 13). Ndërsa, sipas një analize tjetër, të realizuar me studentët të cilët kërkonin shërbime këshilluese, nga Gallagher, Gill dhe Sysko ( 2000), është vërejtur se tek shumica e studentëve përveç faktorëve akademik, një varg faktorësh kanë ndikuar në gjendjen e tyre jo të mirë emocionale, si faktorët social, kulturorë, e personal, si ndarja nga partneri, familja jo funksionale, marrëdhëniet jo të mira me prindërit, toleranca e ulët , dhuna, dhe marrëdhëniet jo të mira ndër personale. Faktorët Akademikë : Vlerësimi i mësimdhënies dhe vlerësimit nga studentët Të dhënat e mbledhura nga 1006 përfitues të sistemit te lartë te Edukimit ne Kosovë, studentët e Universitet të Prishtinë, tregojnë se vlerësimi i mësimdhënësve është jo aq i lartë, por në nivel mbi mesatarë. ( N=560 apo 55.7%) dhe ( N=146, apo 14.5 % ) pajtohen dhe pajtohen plotësisht me deklaratën se mësimdhënësit e tyre prezantojnë për studentët përmbajtën e lëndës në përputhje të plotë me lëndën dhe zhvillimet e fundi të disiplinën të cilën udhëheqin; ndërsa ( N=405, apo 40.3 %) dhe ( N= 135, apo 13.2%) nga gjithsej studentët pjesëmarrës në hulumtim, pajtohen me deklaratën se mësimdhënësit e tyre janë në gjendje të komunikojnë në mënyrë efektive me studentët e tyre ( shih tabelën.:1 ne vijim). Tabela.: 1 Vlerësimi i cilësisë së mësimdhënies nga studentët Nuk pajtohen në Nuk pajtohen Pajtohem Pajtohen plotësisht ~ 594 ~ Neutral

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Zamira HYSENI-DURAKU 1 : NDËRVEPRIMI I FAKTORËVE AKADEMIKË DHE

EMOCIONALË NË PËRFORMANCËN E STUDENTËVE TË PROGRAMEVE

BACHELOR NË KOSOVË

Hyrje

~ 593 ~

1 Fakulteti i Shkencave Sociale

Universiteti i Tiranës

Në botë ekzistojnë arsye të ndryshme pse një numër i madh i studentëve nuk arrijnë ta

përfundojnë arsimimin e tyre. Mundësitë financiare, problemet sociale, problemet shëndetësore, apo

ndryshimet emocionale, janë konsideruar si faktorë me ndikim në këtë proces. Mirëpo, përveç këtyre

faktorëve, me ndikim të veçantë në tërë procesin e edukimit te studentëve janë konsideruar edhe

format e mësimdhënies dhe vlerësimi nga mësimdhënësit.

Edhe përkundër fillimit të procesit reformues në sistemin e arsimit në Kosovë përgjatë viteve

të fundit, në praktikë edhe sot në vitin 2012 vërehen mjaftë sfida. Vlerësues te arsimit të lartë,

potencojnë mungesën e qasjes edukative e cila reflekton nevojat, interesat dhe ndryshimet tek

studentët. Po ashtu, potencohet se edhe përkundër zhvillimeve të fundit në fushën e edukimit,

Universiteti i Prishtinës, ende nuk është duke funksionuar ne përputhje me Sistemin e Bolonjës, as me

standardet ndërkombëtarë për edukimin e lartë. Sidoqoftë, deri më sot, mungojnë të dhëna konkrete të

cilat e masin në hollësi, se cilët faktorë janë më me ndikim gjatë periudhës se shkollimit të të rinjve

në vend.

Qëllimi i studimit

Qëllimi kryesorë i këtij studimi është identifikimi i ndërveprimit të faktorëve akademikë dhe

emocionalë në përformancën e studentëve të programeve Bachelor në Kosovë . Ky qëllim do të

realizohet duke identifikuar tezat analitike të këtij studimi. Teza e parë do të vërtetoj nëse cilësia e

edukimit të lartë në Kosovë është faktorë ndikues në përformancën e studentëve përgjatë realizimit të

studimeve të tyre në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht përgjatë studimeve Bachelor; ndërsa teza e

dytë analitike do të identifikoj se përveç faktorëve akademikë deri në çfarë mase mund të ndikojnë

edhe faktorë të tjerë, në përformancën e studentëve.

Metodologjia

Për identifikimin e tezave analitike të këtij studimi, janë përdorur metoda të kombinuara

hulumtuese, sasiore dhe cilësore. Për të prezantuar mënyrën e funksionimit dhe organizimit të

studimeve Bachelor në Kosovë, si dhe faktorët më me ndikim tek studentë në përgjithësi, janë

shqyrtuar një sërë publikimesh, analizash dhe vështrimesh teorike, të realizuara deri më tani nga

njohës të fushës së edukimit. Ndërsa, për të matur nivelin e ndikimit të këtyre faktorëve tek studentët

e UP, është dizajnuar instrumenti matës, në formë të pyetësorit, i cili është realizuar tek 1006

studentët të Universitetit të Prishtinës, të cilët aktualisht janë duke vijuar studimet Bachelor në këtë

Universitet. Analiza e rezultateve të mbledhura është bere duke përdorur statistikat deskriptive nga

paketa statistikore për shkenca sociale, SPSS.

Vlerësime për funksionimin e Sistemit të Lartë të Edukimit në Kosovë

Për mënyrën e funksionimit dhe cilësinë e edukimit të lartë në Kosovë, ekzistojnë vështrime

të ndryshime. Sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, Misioni në Kosovë, thuhet se ekziston

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!