20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

varësisht se ku fëmija ka ndjekur edukimin parafillor, në kuadër të kopshteve me qëndrim tërë ditor,

shtetëror apo privat, qëndrim gjysmë ditor apo klasë parafillore në kuadër të shkollave. Kjo laramani

formash në ofrimin e shërbimeve për këtë grup - moshë bënë që edukatoret të gjenden përballë një

sfide të re. Një planifikim orientues për edukatoret në nivel vendi do të ndihmonte, orientonte punën e

tyre. Po ashtu ngritja e vazhdueshme profesionale dhe ofrimi i trajnimeve të vazhdueshme për

edukatoret në përgjithësi, e në veçanti ato që punojnë me grup-moshën 5-6 vjeçare do të ndihmonte

shumë në ngritjen e cilësisë në këtë nivel bazë të shkollimit.

25

20

15

10

5

0

20.3 %

37.5 %

34.3 %

A përkrahet puna juaj nga prindërit?

Grafiku 3.

Bashkëpunimi institucion parashkollor –familje duhet të jetë njëri nga komponentët më të

rëndësishme në ndërtimin e programeve edukative – arsimore dhe pjesë e pandashme e të gjitha

veprimtarive që zhvillohen në institucionet parashkollore. Nga gjetjet rezulton 37.5% e edukatoreve

dhe 20.3% e tyre kanë dhënë përgjigje pozitive drejt asaj që prindërit përkrahin punën e edukatoreve

parafillor. Një përqindje jo e vogël, rreth 34.3% e tyre janë shprehur se prindërit mesatarisht përkrahin

edukatoret gjatë punës së tyre. Nga vëzhgimet e drejtpërdrejta, dhe nga bisedat me edukatoret arritëm

në përfundim se prindërit në shumicën e rasteve, përkrahin edukatoret vetëm me lavdërime dhe

komplimente. Mungon përfshirja aktive nga ana e prindërve në punën e drejtpërdrejtë në klasë.

Ndërveprimi në mes të edukatores dhe familjes mungon, edukatorja sheh si element pozitiv kur

prindërit e komplimentojnë për punën, por nuk i sheh prindërit si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në

veprimtarinë edukativo- arsimore. Gjetja e formave të ndryshme për një bashkëpunim dhe ndërveprim

konstruktiv në mes të institucioneve parashkollore, familjes dhe komunitetit është një tregues i mirë

për ngritjen e vetëdijes për rolin e madh dhe të pa kompromis që ka familja dhe komuniteti në

avancimin përpara të punës së edukatoreve parafillore.

Problemi i shkallës së ulët të vetëdijes vazhdon të na shoqëroj edhe në këtë kohë, si në zonat urbane

ashtu edhe në ato rurale ekzistojnë raste të tjera të cilat ende nuk janë identifikuar dhe vazhdojnë t’iu

mohojnë fëmijëve të drejtën për përfshirje në edukimin parashkollor e parafillor. Me theks të veçantë

këto fushata sensibilizuese duhet të orientohen në ato zona ku paraqitet vështirësi permanente për

procesin e integrimit të hershëm të fëmijëve në këto institucione. Shumë prej këtyre shqetësimeve dhe

të tjera i gjejmë në Planin Strategjik Të Arsimit Në Kosovë 2011-2016 të cilat janë të kategorizuara si

sfidat me të cilat përballet edukimi parashkollor në vazhdimësi. Nëse ne jemi të vetëdijshëm për sfidat

atëherë e kemi shumë më të lehtë të dimë se nga t’ia fillojmë. Rezultatet e këtij hulumtimi hapin

shtigje të reja hulumtuese të cilat do të na ndihmojnë që t’iu japim zgjidhje problematikave të

caktuara.

Rekomandime

Organizimi i fushatave sensibilizuese për ngritjen e vetëdijes së shoqërisë për rolin dhe

rëndësinë e edukimit të institucionalizuar që në moshën e fëmijërisë së hershme.

Të mendohet një zgjidhje konkrete drejtë harmonizimit të plan-programeve për grup-moshat

e caktuara në nivel vendi.

Të kërkohet ngritja e vazhdueshme profesionale nga ana e edukatoreve dhe gradualisht të

ngritet kompetenca e tyre profesionale.

~ 590 ~

7.8 %

0 %

Shumë

Mirë

Mesatarishtë

Pak

Aspak

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!