20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

mëdha anojnë tek përgjigjet negative sesa ato pozitive. Me ç’rast arrijmë të kuptojmë se në zonat e

përfshira në hulumtim jo të gjitha institucionet plotësojnë kushtet, qoftë edhe ato mesatare për punë.

Nga vëzhgimi në teren arrijmë në përfundim se infrastruktura në disa nga institucionet është e

vjetërsuar. Në disa institucione tjera infrastruktura plotëson kushtet mesatare për punë por mungon

mirëmbajtja dhe pastërtia në klasa. Arrijmë gjerë në konkludimin se ekziston pamjaftueshmëri e

materialeve për punë si letër, plastelinë, ngjyra e ngjitës të llojllojshëm, mjeteve konkretizuese dhe

lodrave didaktike. Disa nga ndryshimet që duhen bërë brenda klasave për fëmijët parafillor janë

kompetencë dhe përgjegjësi vetëm e edukatores, si p.sh. ndërrimi në mënyrë sistematike i punimeve të

fëmijëve, ristrukturimi i orendive në klasë, klasifikimi i lodrave, mjeteve didaktike dhe mirëmbajtja e

tyre etj. Përdorimi i materialeve ricikluese i ndihmon edukatores që të plotësojë mungesën e

materialeve dhe i ndihmon të gjeneroj aktivitete të ndryshme të cilat sigurojnë një bashkëpunim dhe

ndërveprim më të madh në mes të edukatores dhe fëmijëve. Në të njëjtën kohë kjo i lejon edukatores

të vë në lëvizje kreativitetin e fëmijëve dhe të plotësojë veprimtarinë edukative - arsimore brenda ditës

së punës. Nga vëzhgimi në institucionet parafillore dhe klasat parafillore në kuadër të shkollave, në

disa prej tyre nuk është parë të jetë përdorur aq sa duhet materiali riciklues.

25

20

15

10

5

0

14 %

31 %

33 %

A përkrahet puna juaj nga institucioni ku punoni?

Grafiku 2.

Për përkrahje nga institucioni 33 % e edukatoreve janë përgjigjur se mesatarisht përkrahen nga

institucionet ku punojnë dhe vërehet një frymë pozitive drejt asaj që edukatoret gëzojnë një përkrahje

nga institucionet ku ato janë të punësuara. Ndërsa 31% e edukatoreve pjesëmarrëse në hulumtim janë

përgjigjur që përkrahen mirë nga institucioni apo shkolla ku ato janë të punësuara dhe 14 % e tyre janë

shprehur që përkrahen shumë, gjë e cila lë për të kuptuar se gëzojnë çdo të drejtë, që nga organizimi i

veprimtarisë mësimore e deri tek avancimi për ngritje profesionale.

Për diskutim mbetet çështja se të njëjtat pohime nuk janë vërtetuar edhe përmes vrojtimit të

drejtpërdrejtë nëpër institucione. Trajtimi me indiferencë nga shkollat i cituar shpesh herë gjatë

bashkëbisedimit, nuk është një tregues i fuqishëm edhe në plotësimin e pyetësorëve. Gjatë

bashkëbisedimeve me edukatoret në procesin e vrojtimit rezulton se nga ana e edukatoreve mungon

kompetenca për të kërkuar më shumë nga institucionet. Ekziston një lloj hezitimi nga ana e tyre për të

kërkuar të drejtën për t’u trajtuar të barabarta qoftë me edukatoret me qëndrim tërë ditorë apo me

mësimdhënësit në kuadër të shkollave. Një pjesë e edukatoreve të cilat punojnë në kuadër të shkollave

theks të veçantë i vendosën çështjes së mosnjohjes së karakteristikave nga ana e udhëheqësve për

karakteristikat e edukimit parafillor. Ky pohim nuk mund të përgjithësohet por as të mohohet në

tërësi, për faktin se kemi edukatore të cilat mbrojnë qëndrim se edhe “inspektorët arsimor të cilët janë

të thirrur për të monitoruar punën në edukimin parafillor, nuk kanë njohuri të mirëfillta nga kjo

fushë”. Sendërtimi i këtij niveli të edukimit është sa delikat po aq edhe kompleks. Një mos njohje e

qasjes ndaj profesionit mund të sjellë pasoja negative për fëmijët kur vazhdojnë klasën e parë. Kemi

mjaft raste kur edukatoret pa dashje ngatërrohen me kompetencat e mësueses së klasës së parë dhe

fillojnë të punojnë me fëmijët në formën tipike shkollore. Jemi dëshmitarë të asaj që fëmijët shkojnë

në klasën e parë me njohuri krejtësisht të ndryshme varësisht se ku e kanë vijuar edukimin parafillor.

Ekspozimi i fëmijës me elementet nga gjuha, matematika, artet, ndodhë në forma të ndryshme

~ 589 ~

19 %

3 %

Shumë

Mirë

Mesatarishtë

pak

Aspak

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!