Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Rozafa Ferizi- SHALA 1 , Violeta BUZA 2 : SFIDAT DHE MUNDËSITË PËR NGRITJEN E CILËSISË NË EDUKIMIN PARASHKOLLOR 1 Fakulteti i Edukimit- Universiteti i Prishtinës 2 Fakulteti i Edukimit- Universiteti i Prishtinës Hyrje Kosova si shtet i ri në rajon dhe në Evropë ende po kalon në procesin e saj të rimëkëmbjes dhe rifunksionimit në të gjitha dimensionet e jetës shoqërore. Edhe pse tashmë faza e emergjencës ka kaluar dhe themelimi i institucioneve të pavarura të Kosovës është bërë, para vetës kemi shumë sfida tjera të cilat na presin në këtë fazë pas shtet formimit. Përmirësimi i cilësisë së jetesës në përgjithësi dhe plotësimi i standardeve drejt integrimeve evropiane janë synimet drejt së cilave po lëvizin ndryshimet në shoqërinë tonë. Edhe arsimi ashtu si të gjithë sektorët e tjerë po lëvizë me hapa konkret drejt ndryshimeve. Përmirësimi i legjislacionit, rritja e hapësirave shkollore, riaftësimi i mësimdhënësve, provimi shtetëror, arsimi fillor i obligueshëm, riorganizimi i shkollave profesionale, janë disa nga hapat konkret që janë ndërmarrë në këtë drejtim. Edukimi parashkollor po ashtu është pjesë përbërëse e sistemit arsimor në Kosovë, sistem ky i cili organizohet sipas niveleve ISCED 545 . Sipas saj, edukimi parashkollor paraqet nivelin 0 të shkollimit, ku mosha 0-5 vjeç paraqet arsimin parashkollor, ndërsa mosha 5-6 vjeç paraqet arsimin parafillor, funksioni i së cilës është përgatitja e fëmijëve për klasën e parë. Edukimi parashkollor i institucionalizuar sot paraqitet si domosdoshmëri e kohës. Në studimet e shumta nga fusha e psikologjisë, pedagogjisë parashkollore, neurobiologjisë, si dhe shumë shkencave tjera të cilat merren me studimet e ndryshme në fëmijërinë e hershme, mbrojnë qëndrimin se eksperienca dhe të nxënit e fëmijës në fëmijërinë e hershme janë shumë të rëndësishme në zhvillimin e gjithmbarshëm të personalitetit të tij. Me gjithë ndryshimet që janë bërë, gjendja në institucionet parashkollore vazhdon të jetë e pa kënaqshme. Situata në të cilën ndodhemi sot tregon se fëmijët nuk janë të përfshirë aq sa duhet në institucionet parashkollore. Janë të nevojshme investimet në infrastrukturë sidomos në zonat rurale. Në zonat urbane mungojnë hapësirat e nevojshme për fëmijët, ku numri i fëmijëve është mbi mesataren e lejuar me ligj. 546 Shqetësues vazhdon të jetë statusi i ulët i edukatoreve në shoqëri, gjë e cila tregon për një shkallë të ulët të vetëdijes nga popullata e gjerë. Të gjithë këta faktorë, si dhe shumë të tjerë ndikojnë në cilësinë e punës që zhvillohet në institucionet parashkollore. Qëllimi i studimit: Të bëhet një analizë rreth gjendjes faktike mbi cilësinë e punës në edukimin parashkollor, me sfidat që përballen dhe mundësitë për ngritjen e cilësisë brenda institucioneve. Objektivat e studimit: Të tregojmë sfidat me të cilat përballen edukatoret gjatë realizimit të veprimtarisë edukativearsimore në institucion. 545 ISCED- Klasifikimi Standardë ndërkombëtar i Arsimit SNKA (UNESKO-ISCED) 546 Ligji mbi Edukimin Parashkollor Nr. 02/ L-52, http://www.mashtgov.net/advCms/documents/7_LEP_ligji_mbi_eukimin_parashkollor.pdf ~ 587 ~

KUMTESA Të analizohen kushtet në të cilat punojnë edukatoret në kuadër të institucioneve parashkollore. Të paraqesim të dhënat statistikore mbi bazën e pyetësorëve të plotësuar nga edukatoret e përfshira në hulumtim dhe të dhënat nga vrojtimi i drejtpërdrejtë. Metodologjia: Hulumtimi është realizuar me edukatore të cilat punojnë me fëmijë të grup-moshës 5-6 vjeçare, në kuadër të institucioneve parashkollore dhe në kuadër të shkollave në klasë parafillore. Kampioni për këtë studim është përzgjedhur në mënyrë të qëllimshme, për shkak të nxjerrjes së rezultateve sa më konkrete. Kampioni përbëhet nga 64 pjesëmarrës - edukatore dhe përfshinë gjashtë komuna të Kosovës. Prizreni dhe Gjakova me 25%, Peja dhe Theranda me 17 %, Deçani dhe Burimi me 8 % të pjesëmarrjes. Instrumentet e hulumtimit përfshijnë pyetësorët dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë në disa nga institucionet parashkollore. Të dhënat nga vrojtimi dhe përgjigjet e dhëna në pyetësorët e plotësuar nga ana e edukatoreve, janë analizuar në mënyrë kualitative dhe kuantitative . Rezultatet e studimit: Këto të dhëna kualitative na ndihmojnë që të japim një vlerësim më real për punën që realizohet me këta fëmijë në institucionet parafillore. Korniza e Kurrikulës e mbështetur në strukturën e re të arsimit parasheh që mosha 5 – 6 vjeç të jetë klasë përgatitore e fëmijës për klasën e parë. Fëmijët në këtë moshë do të njihen me elementet e shkronjave dhe strukturën e një teksti të thjeshtë duke shfrytëzuar fotografi, vizatime etj. Ata do të njihen me numrat dhe veprimet e thjeshta matematikore, grupime të elementeve, zgjidhje të problemeve konkrete etj. Aktivitetet nga fusha e artit duhet të jenë pjesë e rëndësishme e programit me qëllim të zhvillimit të ndjeshmërisë dhe anës afektive të fëmijëve. 547 Kjo kërkesë e re nxjerr edukatoret para një sfide të re. Por, - A ka hapësirë të mjaftueshme për numrin e fëmijëve të cilët vijojnë arsimin parafillor? - A janë institucionet tona të pajisura mirë me mjete dhe materiale të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve me fëmijë? Këto dhe shumë pyetje tjera shtrojnë dilemën rreth asaj se a jemi vërtetë të përgatitur për këtë nivel shkollimi, pra a do të mund t’i përgatisim fëmijët me këto elemente të nevojshme për këtë moshë? Nga rezultatet e hulumtimit kemi arritur të vërtetojmë se nuk është punuar aq sa duhet për këtë nivel shkollimi. Me plotë të drejtë mund të konstatojmë se nevojitet një punë më e intensifikuar për të ngritur edukimin parafillor në një nivel më të kënaqshëm dhe gjithëpërfshirës. Për një edukim sa më cilësor nevojitet një funksionim sa më i mirë i të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësinë për edukimin parafillor që nga instancat më të larta deri tek edukatoret të cilat punojnë drejtpërsëdrejti me fëmijët. 30 25 20 15 10 5 0 Grafiku 1. Sa I plotëson institucioni ku ju punoni kushtet për punë? Në rezultatet e hulumtimit tek grafiku 1 - 41% e pjesëmarrësve pohojnë faktin se institucionet ku ato punojnë mesatarisht i plotësojnë kushtet për punë. Me një kujdes të shtuar vërejmë se përqindjet më të 547 Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.(2011). Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës. Prishtinë. fq. 28. 5% 16% 41% ~ 588 ~ 27% 12% Shumë mirë Mirë Mesatarishtë pak Aspak

KUMTESA

Të analizohen kushtet në të cilat punojnë edukatoret në kuadër të institucioneve parashkollore.

Të paraqesim të dhënat statistikore mbi bazën e pyetësorëve të plotësuar nga edukatoret e

përfshira në hulumtim dhe të dhënat nga vrojtimi i drejtpërdrejtë.

Metodologjia:

Hulumtimi është realizuar me edukatore të cilat punojnë me fëmijë të grup-moshës 5-6 vjeçare, në

kuadër të institucioneve parashkollore dhe në kuadër të shkollave në klasë parafillore.

Kampioni për këtë studim është përzgjedhur në mënyrë të qëllimshme, për shkak të nxjerrjes së

rezultateve sa më konkrete. Kampioni përbëhet nga 64 pjesëmarrës - edukatore dhe përfshinë gjashtë

komuna të Kosovës. Prizreni dhe Gjakova me 25%, Peja dhe Theranda me 17 %, Deçani dhe Burimi

me 8 % të pjesëmarrjes.

Instrumentet e hulumtimit përfshijnë pyetësorët dhe vëzhgimin e drejtpërdrejtë në disa nga

institucionet parashkollore. Të dhënat nga vrojtimi dhe përgjigjet e dhëna në pyetësorët e plotësuar

nga ana e edukatoreve, janë analizuar në mënyrë kualitative dhe kuantitative .

Rezultatet e studimit:

Këto të dhëna kualitative na ndihmojnë që të japim një vlerësim më real për punën që realizohet me

këta fëmijë në institucionet parafillore. Korniza e Kurrikulës e mbështetur në strukturën e re të arsimit

parasheh që mosha 5 – 6 vjeç të jetë klasë përgatitore e fëmijës për klasën e parë. Fëmijët në këtë

moshë do të njihen me elementet e shkronjave dhe strukturën e një teksti të thjeshtë duke shfrytëzuar

fotografi, vizatime etj. Ata do të njihen me numrat dhe veprimet e thjeshta matematikore, grupime të

elementeve, zgjidhje të problemeve konkrete etj. Aktivitetet nga fusha e artit duhet të jenë pjesë e

rëndësishme e programit me qëllim të zhvillimit të ndjeshmërisë dhe anës afektive të fëmijëve. 547

Kjo kërkesë e re nxjerr edukatoret para një sfide të re. Por,

- A ka hapësirë të mjaftueshme për numrin e fëmijëve të cilët vijojnë arsimin parafillor?

- A janë institucionet tona të pajisura mirë me mjete dhe materiale të nevojshme për zhvillimin e

aktiviteteve me fëmijë?

Këto dhe shumë pyetje tjera shtrojnë dilemën rreth asaj se a jemi vërtetë të përgatitur për këtë nivel

shkollimi, pra a do të mund t’i përgatisim fëmijët me këto elemente të nevojshme për këtë moshë?

Nga rezultatet e hulumtimit kemi arritur të vërtetojmë se nuk është punuar aq sa duhet për këtë nivel

shkollimi. Me plotë të drejtë mund të konstatojmë se nevojitet një punë më e intensifikuar për të

ngritur edukimin parafillor në një nivel më të kënaqshëm dhe gjithëpërfshirës. Për një edukim sa më

cilësor nevojitet një funksionim sa më i mirë i të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësinë për

edukimin parafillor që nga instancat më të larta deri tek edukatoret të cilat punojnë drejtpërsëdrejti me

fëmijët.

30

25

20

15

10

5

0

Grafiku 1.

Sa I plotëson institucioni ku ju punoni kushtet për punë?

Në rezultatet e hulumtimit tek grafiku 1 - 41% e pjesëmarrësve pohojnë faktin se institucionet ku ato

punojnë mesatarisht i plotësojnë kushtet për punë. Me një kujdes të shtuar vërejmë se përqindjet më të

547 Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.(2011). Korniza e Kurrikulës e Arsimit

Parauniversitar të Republikës së Kosovës. Prishtinë. fq. 28.

5%

16%

41%

~ 588 ~

27%

12%

Shumë mirë

Mirë

Mesatarishtë

pak

Aspak

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!