20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Rozafa Ferizi- SHALA 1 , Violeta BUZA 2 : SFIDAT DHE MUNDËSITË PËR

NGRITJEN E CILËSISË NË EDUKIMIN PARASHKOLLOR

1

Fakulteti i Edukimit- Universiteti i Prishtinës

2

Fakulteti i Edukimit- Universiteti i Prishtinës

Hyrje

Kosova si shtet i ri në rajon dhe në Evropë ende po kalon në procesin e saj të rimëkëmbjes dhe

rifunksionimit në të gjitha dimensionet e jetës shoqërore. Edhe pse tashmë faza e emergjencës ka

kaluar dhe themelimi i institucioneve të pavarura të Kosovës është bërë, para vetës kemi shumë sfida

tjera të cilat na presin në këtë fazë pas shtet formimit. Përmirësimi i cilësisë së jetesës në përgjithësi

dhe plotësimi i standardeve drejt integrimeve evropiane janë synimet drejt së cilave po lëvizin

ndryshimet në shoqërinë tonë.

Edhe arsimi ashtu si të gjithë sektorët e tjerë po lëvizë me hapa konkret drejt ndryshimeve.

Përmirësimi i legjislacionit, rritja e hapësirave shkollore, riaftësimi i mësimdhënësve, provimi

shtetëror, arsimi fillor i obligueshëm, riorganizimi i shkollave profesionale, janë disa nga hapat

konkret që janë ndërmarrë në këtë drejtim. Edukimi parashkollor po ashtu është pjesë përbërëse e

sistemit arsimor në Kosovë, sistem ky i cili organizohet sipas niveleve ISCED 545 . Sipas saj, edukimi

parashkollor paraqet nivelin 0 të shkollimit, ku mosha 0-5 vjeç paraqet arsimin parashkollor, ndërsa

mosha 5-6 vjeç paraqet arsimin parafillor, funksioni i së cilës është përgatitja e fëmijëve për klasën e

parë.

Edukimi parashkollor i institucionalizuar sot paraqitet si domosdoshmëri e kohës. Në studimet e

shumta nga fusha e psikologjisë, pedagogjisë parashkollore, neurobiologjisë, si dhe shumë shkencave

tjera të cilat merren me studimet e ndryshme në fëmijërinë e hershme, mbrojnë qëndrimin se

eksperienca dhe të nxënit e fëmijës në fëmijërinë e hershme janë shumë të rëndësishme në zhvillimin

e gjithmbarshëm të personalitetit të tij.

Me gjithë ndryshimet që janë bërë, gjendja në institucionet parashkollore vazhdon të jetë e pa

kënaqshme. Situata në të cilën ndodhemi sot tregon se fëmijët nuk janë të përfshirë aq sa duhet në

institucionet parashkollore. Janë të nevojshme investimet në infrastrukturë sidomos në zonat rurale.

Në zonat urbane mungojnë hapësirat e nevojshme për fëmijët, ku numri i fëmijëve është mbi

mesataren e lejuar me ligj. 546 Shqetësues vazhdon të jetë statusi i ulët i edukatoreve në shoqëri, gjë e

cila tregon për një shkallë të ulët të vetëdijes nga popullata e gjerë. Të gjithë këta faktorë, si dhe

shumë të tjerë ndikojnë në cilësinë e punës që zhvillohet në institucionet parashkollore.

Qëllimi i studimit:

Të bëhet një analizë rreth gjendjes faktike mbi cilësinë e punës në edukimin parashkollor, me sfidat që

përballen dhe mundësitë për ngritjen e cilësisë brenda institucioneve.

Objektivat e studimit:

Të tregojmë sfidat me të cilat përballen edukatoret gjatë realizimit të veprimtarisë edukativearsimore

në institucion.

545 ISCED- Klasifikimi Standardë ndërkombëtar i Arsimit SNKA (UNESKO-ISCED)

546 Ligji mbi Edukimin Parashkollor Nr. 02/ L-52, http://www.mashtgov.net/advCms/documents/7_LEP_ligji_mbi_eukimin_parashkollor.pdf

~ 587 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!