20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

psikologjike e posaqërisht të psikologjisë fëmijërore e tyre. Është fakt që suksesi akademik vazhdon të

jetë prioritet i shumë mësuesëve, ata harrojnë të përdorin ,,fjalët, foljet, pasthirrmat, gjestet ose

grimasat që i tregojnë nxënësit se po i kuptojnë ndjenjat e tyre”. 542 Harrohet faktin që rruga e suksesit

është inkurajimi i fëmijëve, ofrimi i një mjedisi stimulues, mbështetës për nga ana emocionale do ta

trimëronte fëmijën meqë ,, gjashtëvjeçari merr krahë kur nxitet, dështimet i ka të vështira… shkolla

zëvendëson shtëpinë si influencë ambientore më e rëndësishme” 543 Figura e mësueses apo mësuesit,

përshtypjet e fëmijëve për të janë shumë të rendësishme në këtë proces. Jo rrallëherë na ka rastisur të

dëgjojmë, se si fëmijët i ekspozohen frikës shkollore edhe nga fjalët kërcnuese të ndryshme të

prindërve si,, kamera e mësueses është në shtëpinë tonë, ajo sheh gjithçka që ti po bën”. Pa e nisur

mirë ende jetën e shkollarit, fëmijët nisin të krijojnë përshtypjet e tyre për shkollën, punën që i pret

atje figurën e mësuesit dhe dita e parë e shkollës,, është momenti kur fëmija vërteton personalisht

përshtypjet pozitive dhe ato negative që i ka për shkollën” 544 .Që në ditën e parë në shkollë fëmijëve iu

bënë jashtëzakonisht përshtypje toni i zërit të mësueses apo mësuesit, mimika e tij, qëndrimi

dashamirës, përkujdesi, interesimi, komunikimi që iu jep zemër ( ledhatim koke, thirrja me emër).

IV. Rezultatet e hulumtimit

Frika shkollore del të jetë rezultat i shumë faktorëve dhe sigurisht që po qe se do të bënim një studim

më të thellë dhe më të gjatë në kohë do të gjenim edhe një mori arsyesh ( frikësimesh) të ndryshme,

që i shtyejnë fëmijët të refuzojnë shkuarjen apo qëndrimin në shkollë. Harmonizimi i të dhënave nga

pyetësori qetë në pah këto pika:

Janë shumë të rëndësishme përshtypjet e nxënësve për ditën e parë të ardhjes në shkollë,

takimin me mësuesin (nxënia është proces i gëzueshëm). Klima jo e mirë në shkollë,

struktura dhe dinamika e klasës, tipi i mësuesit, kërkesat që shtron ai në procesin e të

nxënit, janë arsye që të shfaqet te fëmija frika shkollore.

Fëmija, zhvillimi psiko-fizik i tij, janë një faktor me vete, me peshë në çështjen e

shfaqjes së refuzimit për të shkuar në shkollë.Të qenit ndryshe nga të tjerët- dallimet

trupore mund të jenë arsye për t’u shfaqur refuzimi për të shkuar në shkollë ( mbipesha

dhe ora e edukatës fizike)

Të nxënit dhe rezultatet e fëmijës mund të jenë një shkak i shfaqjes së refuzimit për

të shkuar, qëndruar në shkollë( harrimi i librave, mosbërja e detyrave të shtëpisë etj.)

Nuk punohet sa duhet në drejtim të përgatitjes së fëmijëve për një kalim sa më të lehtë nga

nivelet e shkollimit (mungesa e dokumentimit të zhvillimit psikofizik të fëmijëve, raporti

MM dhe MK, pikat e dobëta dhe të forta të fëmijës); Numri i madh i nxënësve minimizon

përkujdesjen individuale të mësuesit për secilin fëmijë.

Kontributi i psikologut në shkollë është i domosdoshëm

Përgatitja jo e mirë e mësimdhënësve në çështjet psiko-pedagogjike, në zotërim të teknikave

për menaxhimin e dukurive afektive ( laramania e rasteve dhe situatave). Ata e shohin veten

pa përvojë paraprake, pa modele të mirëfillta veprimi për tematikën në fjalë.

542 Ismaili, Xhafer. Efektet stresuese të mësimdhënies dhe ecuritë e reduktimit të tyre. Prishtinë: Libri

shkollor , 2011, fq.241.

543 Grup autorësh . Krijimi i klasave me në qendër fëmijën (6-7 vjeç). Tiranë:Extra, 1999, fq. 15.

544 Ismajli, Xhafer: Motivimi dhe emocionet në shkollë. Shkëndija, dhjetor ,2000.fq 2.

~ 584 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!