20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

situatave” 536 . Dhe, sigurisht që çdo njeri ndjenë disi frikë apo pasiguri në situata të caktuara në jetë,

por kur kjo frikë bëhet pengesë në funksionimin normal të jetës, atëherë mund të themi që kemi të

bëjmë me një frikë specifike 537 që edhe mund të jetë rast për t’u brengosur. Kur flasim për fëmijët e

moshës 6 vjeçare, të cilët nisin klasën e parë mund të themi që sa sjell hare në jetën e fëmijës

vajtja në shkollë, angazhimi në aktivitete, detyra të ndryshme, në të njëjtën kohë mund të jetë

edhe burimi i mundshëm i vuatjes, frikës. Që në ditët e para të shkuarjes në shkollë, do të dalin në pah

fëmijët që i përtojnë shkuarjes në shkollë, për arsye që kanë qef të qëndrojnë në shtëpi, meqë aty e

kanë mundësinë të vazhdojnë të merren me aktivitete, punën që iu pëlqen, aty kanë prindërit afër dhe

fleksibiliteti ditor në shtëpi i tërheqë ata. Janë një mori arsyesh që shtyejnë fëmijët të mos pajtohen për

të marrë rrugën për në shkollë ose të refuzojnë të qëndrojnë në shkollë. Ka mundësi që vajtja në

shkollë të sjellë frikë apo të shoqërohet me një dozë frike, e cila përmban në vetvete dimensione

psikologjike, konsiderohet si një lloj depresioni psikik. 538 Nga shfletmi dhe analiza e literaturës që

trajton tematikën në fjalë, del se janë një mori faktorësh që bëjnë të rriten gjasat që femijët që nisin

klasën e parë të refuzojnë shkuarjen apo qëndrimin në shkollë. Fëmijët me frikë shkollore fillimisht

kanë kinse simptomat e sëmundjes dhe të tillët zakonisht ,, sëmuren” derisa ai /ajo të mos jetë i/e

sigurtë se do të mbetet në shtëpi dhe nuk do të marrë rrugën për në shkollë. Përpjekjet për të definuar

frikën shkollore datojnë kaherë, që në vitin 1932 nga Droadwin, pastaj

Johnson, Kenocily e të tjerë. 539 . Sot, frika shkollore shihet si,, frikë intenzive e fëmijës, që lidhet me

shkollën … stres kronik, i cili emocionalisht e godet fëmijën, … prek shëndetin e fëmijës, ndikon në

funksionimin e disa organeve, ul rezistencën dhe shkakton pengesa psikofiziologjike ose

psikosomatike’’ 540 . Ankesat nga më të ndryshmet vijnë gjithëherë pothuajse në kohën e njëjtë, në

kohën kur nisin përgatitjet për të shkuar në shkollë, atëherë fëmijët zakonisht ankohen se kanë

dhimbje koke, dhimbje të fytit, barkut me qëllim që t’iu lejohet të qëndrojnë në shtëpi. 541

Përvoja dhe hulumtime të shumëta tregojnë se për frekuentimin e fëmijës në shkollë, ambientimin e tij

në mënyrë të tërthortë kanë përgjegjësi edhe prindërit e fëmijëve. Sa më i kënaqshëm të jetë raporti i

bashkëpunimit të prindërve me mësuesin, aq më sukseshëm do të integrohet fëmija në jetën shkollore

meqë prindëritë do të kontribuojnë në përzgjedhjen sa më adekuate të përmbajtjeve të ndryshme, të

cilat janë të përshtatshme për shkallën e zhvillimit të fuqive dhe aftësive, interesave, emocioneve,

përvojës së përditëshme të fëmijëve. Nuk do të ishte korrekte, që në këtë proces të shihet mësuesi apo

mësuesja si faktor i vetëm me rëndësi në këtë proces, meqë edhe prindërit kanë përgjegjësi. Në vargun

e faktorëve me rëndësi jetike në këtë proces, është edhe ndikimi i mësimdhënësit, shkalla e njohurive

536 Nushi, Dr Pajazit. Fjalor i psikologjisë. Prishtinë. 1987, fq.70.

537 Shih më shumë: Morris, Charles& Maisto, Albert. Psikologjia-shkenca e proceseve mendore dhe e

sjelljeve njerëzore. Tiranë: CDE, 2008, fq. 427.

538 www.telegrafi.com/.../perse-femijet-refuzojne-shkollen-53-8.html

539 Kearney, Christopher A.Silverman, Wendy K.TITLE. Children and Adolescents with School

RefusalBehavior. PUB DATE Nov 91NOTE14p.; Paper presented at the Annual Conventionof the

American Association for Advancement of BehaviorTherapy (25th, New York, NY, November 21-

24,1991).

540 Grup autorësh. Shkolla dhe shëndeti mental. Ferizaj: QPEA, 2007, fq.181.

541 http://www.aacap.org/galleries/FactsForFamilies/07_children_who_wont_go_to_school.pdf

~ 583 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!