Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Msc. Jehona Ferizi MIFTARI, Besa FERIZI: PËRSHKRIMI I FRIKËS SHKOLLORE TE FËMIJËT QË NISIN KLASËN E PARË Studente e doktoraturës, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë Asistente për lëndët e pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës I. Hyrje Me përfundimin e luftës në Kosovë, nisi reformmi i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet, nga arsimi dhe edukimi parashkollor deri në arsimin e lartë, me qëllim të sëndërtimit të një sistemi të arsimit bashkëkohor. Me këtë rast, dukshëm vërehen ndryshimet në të gjitha fushëveprimtaritë arsimore, u përmirësua infrastruktura shkollore, u organizuan programe trajnimi e aftësimi profesional të mësimdhënësve, u hartuan dhe u implementuan ligje e dokumente të shumta që rregullojnë veprimtarinë shkollore siç janë: Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës, Strategjia e Zhvillimit të Arsimit në Kosovë(2007-2017) etj. Ndryshimet në legjislacionin shkollor sollën edhe zgjatje të shkollimit të detyrueshëm, organizim të ri të niveleve të shkollimit. 533 Në bazë të këtij legjislacioni shkollor të tanishëm, edukimi parashkollor merr karakter obligativ dhe parashihet që fëmijët para se të nisin klasën e parë, të ndjekin dy nivele të edukimit atë parashkollor ( mosha 1-5) dhe parafillor ( mosha 5-6), e kjo shpie drejt përgatitjes më të mirë të fëmijëvë që nisin jetën shkollore. Edhe në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë (2011-2016), del të jetë prioritet dhe çështje strategjike ,, zhvillimi dhe përkrahja e shërbimeve të zhvillimit në fëmijërinë e herëshme… zhvillimi i ambienteve miqësore shkollore për fëmijët”. 534 Megjithë këta hapa pozitivë të hedhur deri tani, jemi dëshmitarë të një situate jo të mirë në këtë rrafsh. Edhe pse proklamohet rëndësia e edukimit parashkollor dhe parafillor, si dhe e drejta për pjësëmarrje e secilit fëmijë në te, përfshirja e fëmijëve në këto nivele të edukimit është e vogël. Dhe, me këtë rast rriten gjasat që pikërisht këta fëmijë, të cilët nuk kanë pasur ndonjë parapërgatitje profesionale për të nis klasën e parë, përkatësisht një hallkë të re në vargun e hallkave të mëtejme të edukimit dhe arsimimit, refuzojnë të shkojnë në shkollë dhe kanë frikë para se të shkojnë në shkollë. Fillim viti shkollor, takimi i parë me mësuesin apo mësuesen bënë që te shumë fëmijë të dridhet buza dhe gati sa edhe nuk pikon loti. Që në klasën e parë do të kemi ,,, fëmijë, i cili di të flas për jetën në mars, po nuk di t’i mbledhë 2+2,… fëmijë i cili si pa kokë nxiton ta kryejë detyrën, i pari e kryen, po asgjë nuk është e saktë… fëmijë i cili nuk do të shkojë në shkollë, në vend të saj shpik probleme lukthi, temperaturë ose kokëdhembje” 535 Ky ilustrim situate, kjo laramani në klasë tregon më së miri se mënyra se si fëmijët iu përgjigjen kërkesave në mjedisin shkollor, se si ata e përjetojnë jetën shkollore, varion nga fëmija 533 Shih më shumë: MASHT, Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës 534 Shih më shumë: MASHT, Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë (2011-2016) 535 Miller, Bonnie. Komunikimi me fëmijë. Ferizaj: QPEA, 2004, fq.98. ~ 581 ~

KUMTESA në fëmijë. Secili fëmijë, botë në vete! Kur flasim për fëmijët e moshës 6 vjeçare, që nisin klasën e parë, mund të themi që nuk janë të paktë fëmijët, të cilët nuk iu përshtaten shpejt ndryshimeve, tregohen të druajtur, nuk marrin pjesë me entuziazëm në aktivitetet mësimore, për ta vajtja në shkollë, angazhimi në aktivitete mësimore, detyra të ndryshme, mund të jetë edhe burimi i mundshëm i vuatjeve,dhe që ata të refuzojnë të shkojnë apo edhe të qëndrojnë në shkollë. Ky problem, i dalë në shesh me emrin tani frika shkollore ka qenë i rrënjosur qysh para shumë kohësh dhe as atëherë e as tani nuk është trajtuar në mënyrën adekuate. Vlerësojmë, që edhe prindërit e edhe mësuesit nuk kanë qenë në dijeni sa duhet për rëndësimë që ka përgatitja e fëmijës për kalim sa më të lehtë nga nivelet e shkollimit dhe se kjo periudhë e nisjes se klasës së parë, është një periudhë delikate në jetën e femijës dhe mund lë gjurmë në jetën psiko-fizike të tij. II. Qasje metodologjike e problemit Qëllimi i hulumtimit: Qëllimi ynë ishte fillimisht të ndihmojmë me informacion dhe me sugjerime për tematikën në fjalë, të identifikohen shkaqet e mundshme dhe të sugjerohen ndërhyrjet për evitimin e rasteve që çojnë në shfaqjen e frikës shkollore te fëmijët që nisin klasën e parë. Detyrat e hulumtimit: Të nxirren të dhëna për për praninë e frikës shkollore, te fëmijët e moshës 6–vjeçare që nisin klasën e parë; Të nxirren rekomandime, në ndihmë gjashtëvjeçarëve që kanë frikë të shkojnë në shkollë apo refuzojnë të qëndrojnë në shkollë; T’i nxisim psikologët dhe mësimdhënësit, që të marrin inciativat profesionale, në dobi të përmirësimit të gjendjes në shkollat tona, në drejtim të evitimit të frikës shkollore te fëmijët e moshës 6 vjeçare që nisin klasën e parë; Hipoteza: H: Te fëmijët që nisin klasën e parë, është e pranishme frika shkollore H¹: Te fëmijë të ndryshëm, frika shkollore varion në format e shprehjës së saj Pjesëmarrësit në hulumtim: Fillimisht me ndihmën e drejtorëve të shkollave dhe mësuesëve, janë selektuar rastet për hulumtim dhe i kemi kontaktuar prindërit e këtyre fëmijëve, gjithsej 15 prindër, prej tyre 10 femra dhe 5 meshkuj, prej tyre 7 me edukim superior. Për mbledhjen e të dhënavë për tematikën në fjalë, pjesëmarrës në hulumtim ishin edhe mësuesit e fëmijëve që kishin refuzuar shkuarjen, qëndrimin në shkollë. Pyetësori i’u është shpërndarë pjesëmarrësve, duke iu rikujtuar atyre konfidencialitetin. Hulumtimi është realizuar në qytetin e Vushtrrisë, përkatësisht në 4 shkolla fillore. Metodat dhe instrumentet e hulumtimit: Si instrument hulumtimi për të nxjerrë të dhëna nga tereni, për problematikën në fjalë kemi përdorur pyetësorin. Pyetësori përmbante pyetje të thjeshta që kërkonin nga pjesëmarrësit të përshkruanin situatat me të cilat janë ballafaquar dhe mënyra se si ia kanë dalë që t’i bindin fëmijët e tyre që të mos refuzojnë shkuarjen apo qëndrimin në shkollë. Prindëritë e edhe mësuesit nuk kishin shumë informacione në këtë rrafshin psikologjik të problemit, bile emërtimi fobi shkollore nuk ishte shumë i qartë për ta. Ata ishin në gjendje të flasin e të na ofrojnë informacion vetëm në tipet e pyetjeve të mëposhtme si: A mund ta sillni ndërmend për ne reagimet e fëmijës tuaj në fillim vitin shkollor?;A mund të na tregoni me hollësi se si vepruat në këtë rast?; Sa i fuqishëm mendoni se ka qenë bashkëpunimi shkollë-familje( mësues-prindër) për t’u zbutur problem? etj. Pyetësori iu është shpërndarë pjesëmarrësve, duke iu rikujtuar atyre konfidencialitetin. Koha për të plotësuar pyetësorin ishte 20 minuta. Pjesëmarrësit në hulumtim treguan seriozitet, gatishmëri në trajtim të çështjes. Metoda e përdorur në hulumtim është ajo analitike dhe deskriptive ( përshkruese). III. Përshkrimi i frikës shkollore Në cilat raste mund të flasim për frikë shkollore? Për frikën nga gjërat, objektet specifike flasin shumë studime. Duke u nisur nga përkufizimi i kuptimit të nocionit frikë/fobi, në fjalorin psikologjik gjejmë se,, fobia (greq.phobia = frikë), frikë e sëmurë te disa individë ndaj objekteve, ndaj dukurive ndaj ~ 582 ~

KUMTESA

në fëmijë. Secili fëmijë, botë në vete! Kur flasim për fëmijët e moshës 6 vjeçare, që nisin klasën e parë,

mund të themi që nuk janë të paktë fëmijët, të cilët nuk iu përshtaten shpejt ndryshimeve, tregohen të

druajtur, nuk marrin pjesë me entuziazëm në aktivitetet mësimore, për ta vajtja në shkollë, angazhimi

në aktivitete mësimore, detyra të ndryshme, mund të jetë edhe burimi i mundshëm i vuatjeve,dhe që

ata të refuzojnë të shkojnë apo edhe të qëndrojnë në shkollë. Ky problem, i dalë në shesh me emrin tani

frika shkollore ka qenë i rrënjosur qysh para shumë kohësh dhe as atëherë e as tani nuk është trajtuar në

mënyrën adekuate.

Vlerësojmë, që edhe prindërit e edhe mësuesit nuk kanë qenë në dijeni sa duhet për rëndësimë që ka

përgatitja e fëmijës për kalim sa më të lehtë nga nivelet e shkollimit dhe se kjo periudhë e nisjes se

klasës së parë, është një periudhë delikate në jetën e femijës dhe mund lë gjurmë në jetën psiko-fizike të

tij.

II. Qasje metodologjike e problemit

Qëllimi i hulumtimit: Qëllimi ynë ishte fillimisht të ndihmojmë me informacion dhe me sugjerime

për tematikën në fjalë, të identifikohen shkaqet e mundshme dhe të sugjerohen ndërhyrjet për evitimin

e rasteve që çojnë në shfaqjen e frikës shkollore te fëmijët që nisin klasën e parë.

Detyrat e hulumtimit: Të nxirren të dhëna për për praninë e frikës shkollore, te fëmijët e moshës

6–vjeçare që nisin klasën e parë; Të nxirren rekomandime, në ndihmë gjashtëvjeçarëve që kanë frikë

të shkojnë në shkollë apo refuzojnë të qëndrojnë në shkollë; T’i nxisim psikologët dhe

mësimdhënësit, që të marrin inciativat profesionale, në dobi të përmirësimit të gjendjes në shkollat

tona, në drejtim të evitimit të frikës shkollore te fëmijët e moshës 6 vjeçare që nisin klasën e parë;

Hipoteza:

H: Te fëmijët që nisin klasën e parë, është e pranishme frika shkollore

H¹: Te fëmijë të ndryshëm, frika shkollore varion në format e shprehjës së saj

Pjesëmarrësit në hulumtim: Fillimisht me ndihmën e drejtorëve të shkollave dhe mësuesëve, janë

selektuar rastet për hulumtim dhe i kemi kontaktuar prindërit e këtyre fëmijëve, gjithsej 15 prindër,

prej tyre 10 femra dhe 5 meshkuj, prej tyre 7 me edukim superior. Për mbledhjen e të dhënavë për

tematikën në fjalë, pjesëmarrës në hulumtim ishin edhe mësuesit e fëmijëve që kishin refuzuar

shkuarjen, qëndrimin në shkollë. Pyetësori i’u është shpërndarë pjesëmarrësve, duke iu rikujtuar atyre

konfidencialitetin. Hulumtimi është realizuar në qytetin e Vushtrrisë, përkatësisht në 4 shkolla fillore.

Metodat dhe instrumentet e hulumtimit: Si instrument hulumtimi për të nxjerrë të dhëna nga

tereni, për problematikën në fjalë kemi përdorur pyetësorin. Pyetësori përmbante pyetje të thjeshta

që kërkonin nga pjesëmarrësit të përshkruanin situatat me të cilat janë ballafaquar dhe mënyra se si ia

kanë dalë që t’i bindin fëmijët e tyre që të mos refuzojnë shkuarjen apo qëndrimin në shkollë.

Prindëritë e edhe mësuesit nuk kishin shumë informacione në këtë rrafshin psikologjik të problemit,

bile emërtimi fobi shkollore nuk ishte shumë i qartë për ta. Ata ishin në gjendje të flasin e të na

ofrojnë informacion vetëm në tipet e pyetjeve të mëposhtme si: A mund ta sillni ndërmend për ne

reagimet e fëmijës tuaj në fillim vitin shkollor?;A mund të na tregoni me hollësi se si vepruat në këtë

rast?; Sa i fuqishëm mendoni se ka qenë bashkëpunimi shkollë-familje( mësues-prindër) për t’u zbutur

problem? etj. Pyetësori iu është shpërndarë pjesëmarrësve, duke iu rikujtuar atyre konfidencialitetin.

Koha për të plotësuar pyetësorin ishte 20 minuta. Pjesëmarrësit në hulumtim treguan seriozitet,

gatishmëri në trajtim të çështjes. Metoda e përdorur në hulumtim është ajo analitike dhe deskriptive (

përshkruese).

III. Përshkrimi i frikës shkollore

Në cilat raste mund të flasim për frikë shkollore? Për frikën nga gjërat, objektet specifike flasin shumë

studime. Duke u nisur nga përkufizimi i kuptimit të nocionit frikë/fobi, në fjalorin psikologjik gjejmë

se,, fobia (greq.phobia = frikë), frikë e sëmurë te disa individë ndaj objekteve, ndaj dukurive ndaj

~ 582 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!