20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Msc. Jehona Ferizi MIFTARI, Besa FERIZI: PËRSHKRIMI I FRIKËS

SHKOLLORE TE FËMIJËT QË NISIN KLASËN E PARË

Studente e doktoraturës, Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë

Asistente për lëndët e pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës

I. Hyrje

Me përfundimin e luftës në Kosovë, nisi reformmi i sistemit të arsimit në të gjitha nivelet, nga arsimi

dhe edukimi parashkollor deri në arsimin e lartë, me qëllim të sëndërtimit të një sistemi të arsimit

bashkëkohor. Me këtë rast, dukshëm vërehen ndryshimet në të gjitha fushëveprimtaritë arsimore, u

përmirësua infrastruktura shkollore, u organizuan programe trajnimi e aftësimi profesional të

mësimdhënësve, u hartuan dhe u implementuan ligje e dokumente të shumta që rregullojnë veprimtarinë

shkollore siç janë: Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës, Strategjia e Zhvillimit të Arsimit në

Kosovë(2007-2017) etj. Ndryshimet në legjislacionin shkollor sollën edhe zgjatje të shkollimit të

detyrueshëm, organizim të ri të niveleve të shkollimit. 533 Në bazë të këtij legjislacioni shkollor të

tanishëm, edukimi parashkollor merr karakter obligativ dhe parashihet që fëmijët para se të nisin klasën

e parë, të ndjekin dy nivele të edukimit atë parashkollor ( mosha 1-5) dhe parafillor ( mosha 5-6), e kjo

shpie drejt përgatitjes më të mirë të fëmijëvë që nisin jetën shkollore. Edhe në Planin Strategjik të

Arsimit në Kosovë (2011-2016), del të jetë prioritet dhe çështje strategjike ,, zhvillimi dhe përkrahja e

shërbimeve të zhvillimit në fëmijërinë e herëshme… zhvillimi i ambienteve miqësore shkollore për

fëmijët”. 534 Megjithë këta hapa pozitivë të hedhur deri tani, jemi dëshmitarë të një situate jo të mirë në

këtë rrafsh. Edhe pse proklamohet rëndësia e edukimit parashkollor dhe parafillor, si dhe e drejta për

pjësëmarrje e secilit fëmijë në te, përfshirja e fëmijëve në këto nivele të edukimit është e vogël. Dhe, me

këtë rast rriten gjasat që pikërisht këta fëmijë, të cilët nuk kanë pasur ndonjë parapërgatitje profesionale

për të nis klasën e parë, përkatësisht një hallkë të re në vargun e hallkave të mëtejme të edukimit dhe

arsimimit, refuzojnë të shkojnë në shkollë dhe kanë frikë para se të shkojnë në shkollë. Fillim viti

shkollor, takimi i parë me mësuesin apo mësuesen bënë që te shumë fëmijë të dridhet buza dhe gati sa

edhe nuk pikon loti. Që në klasën e parë do të kemi ,,, fëmijë, i cili di të flas për jetën në mars, po nuk di

t’i mbledhë 2+2,… fëmijë i cili si pa kokë nxiton ta kryejë detyrën, i pari e kryen, po asgjë nuk është e

saktë… fëmijë i cili nuk do të shkojë në shkollë, në vend të saj shpik probleme lukthi, temperaturë ose

kokëdhembje” 535 Ky ilustrim situate, kjo laramani në klasë tregon më së miri se mënyra se si fëmijët iu

përgjigjen kërkesave në mjedisin shkollor, se si ata e përjetojnë jetën shkollore, varion nga fëmija

533 Shih më shumë: MASHT, Korniza e Kurrikulit të Ri të Kosovës

534 Shih më shumë: MASHT, Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë (2011-2016)

535 Miller, Bonnie. Komunikimi me fëmijë. Ferizaj: QPEA, 2004, fq.98.

~ 581 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!