20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

sigurinë për vendimmarrjen me koeficient prej .391 dhe signifikancë prej .000 që nënkupton se sa më

shumë njohuri që të rinjtë kanë për profesionin e tyre të preferuar, aq më të lartë e kanë sigurinë për

vendimmarrje.

Bazuar në të njëjtën analizë statistikore, siguria për vendimmarrjen është parë kë ketë

ndërlidhje edhe me faktorët kontekstual dhe përkrahjen prindërve, mësimdhënësve e

bashkëmoshatarëve për zgjedhje të profesionit. Rëndësia dhe ndërlidhja e faktorëve kontekstual me

vendimmarrjen është potencuar edhe nga studime tjera (Lent, K W., Brown, S, D., & Hackett, G.

1996; Ferry, (2006). Përkrahja prindërore është parë të jetë faktori me nivel më të lartë të ndërlidhjes

me sigurinë për vendimmarrje, por ndonëse në nivel pak më të ulët, edhe shkolla dhe

bashkëmoshatarët janë parë të jenë faktorë mjaft të rëndësishëm për sigurinë e vendimmarrjes, gjetje

këto që konsistojnë në një linjë të drejtë me rezultatet e studimeve të bëra për analizë të faktorëve të

tillë (Ferry, 2006). Rezultatet mbi ndërlidhjen e vendimmarrjes me përkrahjen e prindërve, shkollës,

bashkëmoshatarëve e faktorëve tjerë kontekstual janë në konsistencë edhe me gjetjet e studimit të bërë

në Kosovë (Jemini – Gashi, L. 2010).

Bauzar në të gjitha rezultatet e këtij studimi, mund të thuhet se vendimmarrja për profesion

është një process i ndërlikuar edhe për të rinjtë kosovarë të regjionit të Prishtinës. Rezultatet tregojnë

se pjesa më e madhe e maturantëve kanë vendosur për profesion, por është mjaft shqetësuese që rreth

njëzet përqind e pjesëmarrësve nuk kishin bërë zgjedhjen e tyre profesionale edhe pse ishin në fund të

shkollimit të mesëm. Shqetësues po ashtu është fakti që disa prej pjesëmarrësve kanë deklaruar se

profesioni i zgjedhur nuk është vendim i tyre. Ky studim jep një pasqyrë të qartë të të dhënave mbi

sigurinë e vendimmarrjes ndërlidhur me shumë variabla të rëndësishme, por janë më se të nevojshme

dizenjime tjera të studimeve duke përfshirë edhe faktorë tjerë.

~ 579 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!