20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Në bazë të studimeve është parë se vendimmarrja për karrierë, përkatësisht, siguria për

vendimmarrjen ndërlidhet edhe me shumë faktorë tjerë. Studimi “Roli i prindërve në zhvillimin e

karrierës së të rinjëve” (Keller, 2008) ka theksuar rëndësinë e përkrahjes prindërore në vendimmarrjen

e adoleshentëve për zgjedhje të profesionit dhe për sigurinë mbi atë vendimmarrje. Me fjalë tjera,

adoleshentët të cilët janë rritur në familje duke pasur mbështetje, dashuri, komunikim dhe ngrohtësi

kanë treguar zhvillim më të mirë profesional dhe gatishmëri më të madhe për vendimmarrje (Keller,

2008). Në një studim tjetër të bërë nga Ferry (2000), është vu në pah rëndësia që ka familja, shkolla,

bashkëmoshatarët dhe konteksti jetësor në procesin e vendimmarrjes së adoleshentëve për profesionin

e ardhshëm. Sipas Ferry (2006), të rinjtë të cilët nuk kishin mbështetje nga shkolla, bashkëmoshatarët

e në veçanti nga familja, kishin vështirësi të merrnin vendim për zgjedhje profesionale.

Mbështetur në Teoritë mbi karrierën dhe në studimet e shumta të bëra nga studiues të

ndryshëm në vende të ndryshme të botës, mund të thuhet që vendimmarrja e adoleshentëve për

zgjedhje të profesionit është një process kompleks që ndikohet nga ndërveprimi i shumë faktorëve.

Është parë se faktorët influencues të zgjedhjes profesionale janë të natyrave të ndryshme. Shumë

studime kanë treguar se pjekuria për karrierë apo gatishmëria e adoleshentëve për të marr vendimin

është një faktor predikues mbi vendimmarrjen për zgjedhje të profesionit. Në vendin tonë të rinjtë

hasin në vështirësi të mëdha gjatë procesit të tyre të vendimmarrjes për profesion. Duhet ndërmarrë

hapa të shpejtë në drejtim të edukimit e orientimit professional të të rinjëve kosovarë. Për të ndihmuar

të rinjtë në këtë drejtim në radhë të parë duhet bërë studime për të eksploruar e analizuar faktorët që

po influencojnë vendimmarrjen e adoleshentëve kosovarë dhe studimi i tanishëm do të realizohet me

këtë qëllim.

Studimi ka për qëllim të: 1) Kuptojë se të rinjë kosovarë në gjysmëvjetorinë e fundit të

shkollës së mesme a kanë vendosur për profesionin e tyre të ardshëm dhe a janë të sigurt e të kanaqur

me zgjedhjen e bërë; 2) Analizojë pjekurinë/gatishmërinë e adoleshentëve kosovarë për vendimmarrje,

ndërlidhjen e pjekurisë me vendimmarrje dhe predikimin e pjekurisë së adoleshentëve për karrierë në

vendimmarrjen e tyre; 3) Analizojë ndërlidhjen e faktorëve kontekstual me sigurinë për

vendimmarrjen e adoleshentëve kosovarë për zgjedhje të profesionit. 4) Analizojë ndërlidhjen e

përkrahjes se prindërve me sigurinë për vendimmarrjen e adoleshentëve kosovarë për zgjedhje të

profesionit. Pyetjet hulumtuese në këtë studim janë: 1. Sa adoleshentë kosovarë kanë vendosur për

profesionin e tyre të ardhshëm e që janë të sigurt e të kënaqur me vendimin e marr? 2. Ҫfarë është

mardhënia midis pjekurisë për karrierë dhe sigurisë për vendimin e marr për profesionin e adhshëm?

3. Ҫfarë është mardhënia midis faktorëve kontekstual dhe sigurisë për vendimin e marr për

profesionin e adhshëm? 4. Ҫfarë është mardhënia midis përkrahjes familjare, shkollës e

bashkëmoshatarëve dhe sigurisë për vendimin e marr për profesionin e adhshëm?

Methodologjia

Pjesëmarrësit

Pjesëmarrës në këtë studim kanë qenë 250 maturant të klasëve të 12-ta të Gjimnazit “Sami

Frashëri” në Prishtinë të cilët janë përzgjedh përmes metodës rastësore grupore. Pjesëmarrësit kanë

qenë në muajin e fundit të shkollimit të mesëm. Sa i përket moshës, 94.4% e pjesëmarrësve kanë qenë

maturant të moshës 18 vjec, ndërsa 5.6% të moshës 19 vjecare. Nga gjithë pjesëmarrësit sa kanë qenë

në këtë studim, 68.4% kanë qenë të gjinisë femërore ndërsa 31.6% të gjinisë mashkullore. Te gjithë

kanë qenë nga Regjioni i Prishtinës, megjithëse 89.2% jetonin në qytet dhe 10.2 në fshat.

Matjet / Instrumentet

1. Pyetësori mbi të dhënat demografike.

2. Pyetësori mbi pjekurinë e adoleshentëve për karrierë. Pyetësori konsiston në pesë pjesë që

nënkuptojnë pjekurinë për karrierë: planifikimin për karrierë, eksplorimin për karrierë, shkathtësitë

për vendimmarrje, njohuritë rreth botës së punës dhe profesionin e preferuar. Bazuar në rezultatet,

koeficienti i Alphës së Cronbach-ut për pyetësorin e plotë është parë të jetë .779. Koeficientë të lartë

janë parë të jenë edhe nga analiza e pjesëve të pyetësorit veҫ e veҫ. (.723 - .812)

3. Shkalla e vendimmarrjes për karrierë (Osipow, 1976). Kjo shkallë është e dizenjuar për të

matur nivelin e sigurisë për vendimmarrje dhe pavendosshmërinë. Koeficienti i Alphës së Cronbach-

~ 576 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!