20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Ma. Liridona JEMINI – GASHI1: PJEKURIA PËR KARRIERË DHE VENDIMMARJA E

ADOLESHENTËVE KOSOVARË PËR ZGJEDHJE TË PROFESIONIT

~ 575 ~

1 Fakulteti Filozofik / Universiteti i Prishtinës

Marrja e një vendimi nënkupton alternativa të shumta për tu konsideruar, dhe në raste të tilla

ne nuk duam vetëm ti identifikojmë alternativat por të zgjedhim atë që 1) ka probabilitet më të lartë të

suksesit dhe efikasitetit dhe 2) i përshtatet më mirë objektivave tona, dëshirave, mënyrave të jetesës, si

dhe vlerave në përgjithësi (Harris, 2009). Zgjedhja e një alternative midis tjerave nuk është proces i

lehtë. Njëra ndër vendimet më të rëndësishme jetësore është zgjedhja e profesionit, vendim ky merret

kryesisht gjatë adoleshencës.

Vendimmarrja për zgjedhje të profesionit e karrierë shqyrtohet nga ana e shumë teorive.

Gjatë shumë viteve të shkuara, pikëpamja teorike dominuese në studimet për zhvillimin e planeve

profesionale, ka qenë ajo e Donald Super (1967). Pjekuria e karrierës, një koncept kryesor në teorinë e

Super është manifestuar në realizimin me sukses të detyrave të moshës e fazave të zhvillimit në të

gjithë jetën. Sipas Super (1957), fazat e zhvillimit professional janë: rritja (4-13 vjec), eksplorimi (14-

24), krijimi (25-44), mirëmbajtja (45-65) dhe rënia (mbi 65). Pjekuria për karrierë nënkupton

gatishmërinë për tu përballur me detyrat e zhvillimit në një fazë të caktuar (Super, 1957). Sipas tij,

(Super 1963) pjekuria profesionale nënkupton komponentët si: planifikimi i karrierës, eksplorimi i

karrierës, njohuritë rreth botës së punës, shkathtësitë e vendimmarrjes për karrierë dhe njohuritë rreth

profesionit të preferuar.

Pjekuria për karrierë është një konstrukt që bazohet në koncepte të tilla si: zhvillim karriere,

vendimmarrja për karrierë, gatishmëria për karrierë, etj. Koncepti ‘karrierë’ i referohet një sekuence të

profesioneve, punës dhe pozitave të pushtuara nga një individ gjatë jetës së tij ose saj (Super & Bohn,

1970). Ky koncept mund të sqarohet nga perspektiva të ndryshme, por shikuar nga aspekti

psikologjik, një karrierë është një seri e roleve të luajtur nga një person, një zgjedhje e sukses, të cilat

janë pjesërisht të determinuara nga prirjet, interest, vlerat, nevojat, eksperiencat e e para si dhe nga

pritjet e personit në fjalë (Super & Bohn, 1970).

Pjekuria për karrierë si një aspekt i rëndësishëm i zhvillimit të karrierës është një variabël e

shumë studimeve. Një sasi e konsiderueshme e hulumtimeve që janë realizuar, janë përqendruar

kryesisht në studimin pjekusrisë për karrierë të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve të

universiteteve (Flouri & Buchanan, 2002; Luzzo, 1995; Patton & Creed, 2001). Pjesa më e madhe e

studimeve e analizojnë këtë konstrukt në mardhënie me faktorë tjerë, të dhëna demografike, vetefikasitetin,

sigurinë për vendimmarrje pa vendosshmërinë për karrierë dhe me shumë faktorë tjerë të

natyrave të ndryshme.

Siguria për karriertë ka të bëjë me shkallën në të cilën individët ndihen të sigurt, të vendosur

në lidhje me planet e tyre profesionale. Ky konstrukt konsiderohet si tejet i rëndësishëm për

vazhdimin e suksesshëm të karrierës, por që si i tillë varet dhe ndërlidhet me shumë faktorë tjerë.

Siguria për vendimmarrje është parë të ketë një ndërlidhje me pjekurinë për karrierë (CDS; Osipow,

Carney, Winer, Yanico, & Koschier, 1976). Në bazë të teorive mbi karrierën dhe studimeve tjera të

kësaj natyre, pjekuria për karrierë nënkupton gatishmërinë për të marrë vendim, që me fjalë tjera këto

dy konstrukte konsiderohen ngusht të lidhura me njëra tjetrën (Powell & Luzzo, 1998). Hulumtimet

kanë dhënë një shumëllojshmëri të instrumenteve të instrumenteve të dobishme për vlerësimin e

sigurisë për vendimmarrje dhe pavendosshmërisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!