20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

prindërit e nxënësve me rezultate të ulëta zakonisht vijnë në fund të vitit shkollor pasi i shqetëson

mundësia që fëmijët e tyre mund të jenë jo kalues.

Konkluzione

Studimi tregoi se bashkëpunimi shkolle-familje ka një lidhje pozitive substanciale arritjet

akademike të nxënësve, por nga ana tjetër rezulton se palët në këtë bashkëpunim paragjykojnë njëratjetrën.

Sa më larg që të qëndrojnë mësuesit dhe prindërit aq më shumë do të rritin qëndrimet

paragjykuese për njëri- tjetrin. Për tu përballur me këtë, është e rëndësishme të bëhen përpjekje për të

rritur nivelin e marrëdhënieve mësues-prind, pasi është pikërisht kjo marrëdhënie që përcakton se sa të

koordinuara do të jenë të dy mbështetjet, si ajo e mësuesit ashtu edhe ajo prindërore, për të cilat

nxënësit kanë aq shumë nevojë.

Gjithashtu, u pa se prindërit e deklarojnë një nivel më të lartë bashkëpunimi se mësuesit por

nivel më të ulët komunikimi midis palëve. Mësuesit paragjykojnë rezultatet e nxënësve duke gjykuar

se faktorët demografikë ndikojnë në to. Studiuesit Epstein (1995) dhe Gianzero (2001) kanë gjetur në

studimet e tyre se mënyrat se si prindërit përfshihen në edukimin e fëmijëve është më e rëndësishme

dhe ka ndikim më të madh në arritjet akademike të nxënësve se variablat e background familjar.

Gjithashtu Henderson dhe Berla (1997) si dhe Gianzero (2001) theksuan se ku se kur shkollat punojnë

së bashku me familjet për të mbështetur të nxënit, fëmijët kanë prirjen të jenë më të suksesshme jo

vetëm në shkollë por edhe jetë. Nga studimi rezulton se ka lidhje të rëndësishme midis notave të

fituara nga nxënësit dhe gjinisë, nivelit të shkollimit të prindërve, si dhe nivelit të të ardhurave

mujore, por nuk ka lidhje midis gjendjes familjare të prindërve, apo dendësia e banesës.

Pjesëmarrja e prindërve jo vetëm në takime me prindër, por përfshirja e tyre në jetën

shkollore përfshirë këtu edhe veprimtaritë mësimore të çdo klase, do të ndihmonte krijimin e një klime

pozitive bashkëpunimi dhe komunikimi që do të ndikonte në një njohje më të thellë midis palëve dhe

për rrjedhojë do të shembte gradualisht paragjykimet që ekzistojnë midis mësuesve dhe prindërve.

Gjithashtu, për të rritur nivelin e marrëdhënieve shkollë-familje, shkollat duhet të hartojnë një plan të

detajuar ku të gjenden rrugë të ndryshme për krijimin e kontakteve dhe informimin në përshtatje me të

gjitha llojet e familjeve. Ky të jetë një plan jo vetëm për veprim por me pas edhe për vlerësim.

Paralelisht, ndërhyrja në kurrikulat e Fakulteteve të Mësuesisë duke krijuar kurse të veçanta për t’i

përgatitur mësuesit e ardhshëm për partneritetin me prindërit, do të ndikonte në përmirësimin e

gjendjes në të ardhmen.

Recensentë:

PhD Marina DALLA Universiteti i Athinës, Greqi

Dr. Muharrem JAKUPI Universiteti “A. Moisiu” Durrës

~ 573 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!