20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Msc. Ledia KASHAHU 1 , MARRËDHËNIA PRIND-MËSUES, PARAGJYKIMET DY

PALËSHE DHE ARRITJET AKADEMIKE TË ADOLESHENTËVE.

1

Universiteti “A. Moisiu” Durrës,

Fakulteti i Edukimit Departamenti i Pedagogjisë

Abstrakt

Qëllimi i studimit ishte të përcaktonte nivelin e marrëdhënieve mësues- prindër sipas

perceptimit të prindërve dhe mësuesve, dhe se si ky nivel bashkëpunimi lidhet me rezultatet e

nxënësve të klasave të 9 ta të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës, si dhe eksploronte paragjykimet

midis palëve. Për nevojat e këtij studimi u aplikuan dy pyetësor si dhe u mbajt evidence rigoroze për

notat e fituara për çdo nxënës (N= 714) përgjatë vitit akademik 2010-2011. Njëkohësisht u realizuan

intervista gjysmë të strukturuara me prindër dhe fokus grupe me mësues.

Mësuesit paragjykojnë rezultatet e nxënësve duke gjykuar se faktorët demografikë ndikojnë

në to. Ka lidhje të rëndësishme midis notave të fituara nga nxënësit dhe bashkëpunimit dhe

komunikimit të mësuesve me prindërit, gjinisë, nivelit të shkollimit të prindërve si dhe nivelit të të

ardhurave mujore, por nuk ka lidhje midis gjendjes familjare të prindërve, apo dendësia e banesës.

Fjalët Kyçe: marrëdhënia prind-mësues, marrëdhënia mësues prind, statusi social ekonomik, arritjet

akademike.

Hyrje

Me ndryshimet e vrullshme që po pëson shoqëria jonë, arritjet akademike fëmijëve marrin

një rëndësi gjithmonë edhe më të madhe. Çdo ditë shikojmë prindër, të cilët shqetësimin kryesor të

jetës së tyre kanë arritjet akademike të fëmijëve në shkollë. Kjo për faktin e thjeshtë se pa qenë i

arsimuar si duhet është e pamundur të gjesh vendin tënd në shoqëri dhe të krijosh një jetë të

suksesshme ekonomike për veten dhe familjen si dhe të jesh një qytetar i denjë.

Arritjet akademike konsiderohet nga studiuesit si një nga synimet kryesore për moshën

shkollore (García Coll & Szalacha, 2004). Në bazë të teorive bashkëkohore, zhvillimi i fëmijës dhe

përparimi i tij në shkollë lidhet me disa faktorë si; cilësitë e personalitetit te fëmijës, ndërveprimi i

fëmijës me ambientit familjar, dhe bashkëpunimi i familjes me shkollën (Bronfenbrenner, 1998.

Cicchetti & Toth, 2000).

Epstein dhe kolegët e saj identifikojnë gjashtë aspektet e përfshirjes prindërore të cilat

ndikojnë në arritjet akademike të fëmijëve: Aftësitë dhe shprehitë e prindërve; Komunikimi;

Vullnetarizmi; Mësimi në shtëpi; Marrja e vendimeve në shkollë; Bashkëpunimi me agjencitë e

komunitetit ( Epstein, 1997) et al. Tipologjia e Epsteinit ka qenë dhe korniza teorike shume studimeve

të dy dekadave të fundit. Shpesh komunikimi shkollë familje- është etiketuar si përfshirje prindërore,

por në të vërtetë ai është informacion për prindin, si dhe një formë marrëdhënie midis palëve, ku si

prindërit edhe mësuesit si specialistë duhet jo vetëm të japin por edhe të marrin informacion dhe të

shkëmbejnë ide (Epstein, 1986).

Rëndësia e marrëdhënieve në mes të prindit dhe shkollës për arritjet akademike të fëmijës

është tashmë e konsoliduar (Fan & Chen, 2001; Jeynes, 2003, 2007). Kërkimet tregojnë se një

marrëdhënie e mirë mësues-prind përmirëson të nxënit, zhvillimin, arritjet e nxënësve dhe suksesin në

shkollë dhe në jetën e mëvonshme. (Allen, 2007; Blankstein,2010; Epstein et al., 2008; Sanders,

2006).

~ 569 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!