20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

- Nxit vetëvlerësim dhe vlerësim të përshtatshëm rreth rezultateve mësimore e akademikeshkencore.

- Eksplorimi i së ardhmes së mundshme, ofron hapësira të mëdha për të menduarit kreativ dhe

imagjinues, si dhe për praktikimin e aftësive në një shkallë më të lartë njohjeje shkencore.

Eseja, si një teknikë e përfshirë në grupin e madh të teknikave dhe të strategjive është

konceptuar si një veprimtari e punës individuale me shkrim të nxënësve. Ajo jep mundësi të plota për

t’i përfshirë nxënësit në proces të nxëni dhe, njëkohësisht, jep material autentik për të njohur shkallën

e të mësuarit dhe reflektimit të nxënësve ndaj asaj ç’ka ata mësojnë, ndiejnë dhe bëjnë, në kufijtë e një

ore mësimi, por edhe përtej saj.

Duke u mbështetur në sa thamë më sipër eseja dallon në:

- Përmirëson cilësinë e mësimdhënies në lëndën e letërsisë.

- Kërkon gjetjen dhe përdorimin e teknikave efikase pararendëse në kuadrin e struktures

mesimore bashkëkohore ERR-së.

- Shmang tendencën e të mësuarit me në qendër mësuesin e nxit të mësuarit me në qendër

nxënesin .

- Nxit aktivitetin e pavarur të nxënësve.

- Përmirëson cilësinë e të shkruarit të nxënësve.

- Nxit nxënësit për të bërë kërkime rreth problemit për të cilin u duhet të bëjnë ese.

- Zhvillon mendimin kritik e krijues të nxënësve. Jep mundësi për një vlerësim më autentik të

punimeve të nxënësve.

Përfundime

1. Karakteristika e parë, prej së cilës varet gjithë suksesi i zhvillimit të letërsisë në shkollë është

krijimi i një përfytyrimi më të saktë e më të plotë mbi specifikën e saj si dhe synimet që realizon ajo

sipas grupmoshave në shkollën tonë.

2. Modernizimi i mësimdhënies së letërsisë lidhet edhe me një hallkë tjetër, shumë të rëndësishme që

fillimisht niset me hartimin e teksteve dhe pastaj me zbërthimin në mënyrë aktive e krijuese të tij.

3. Një ndër probemet më delikate të përmirësimit të mëtejshëm të mësimdhënies së lëndës së letërsisë

është dhe konceptimi e zgjidhja e raportit të letërsisë me gjuhën. Cili është vendi i njohurive teorikoletrare

në tekstet e letërsisë?

5. Organizimi i punës së pavarur ndihmon jo vetëm në përvetësimin e materialit letrar, por edhe në

zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve.

6. Të realizohet përjetimi emocional i mësimit në lëndën e letërsisë. Pa emocione nuk ka mësim.

- Fjala e mësuesit, të lexuarit e pjesës nga mësuesi duhet t’i prekë thellë në ndjenja nxënësit.

- Të thyejë monotoninë në orën e mësimit, duke e bërë atë interesante dhe duke aktivizuar sa

më shumë nxënës. Të përdorë sa më shumë mjete mësimore (tabela të përgatitura nga

mësuesi, skeda të përgatitura nga nxënësit, magnetofon, televizor, piktura, poëer point, etj).

- Kur shpjegon figurat letrare, të përqëndrohet në çështje thelbësore, me qëllim që nxënësit të

aftësohen për të kuptuar lidhjen e figurave me njëra-tjetrën brenda tekstit letrar, si ndërtohen

figurat letrare dhe cili është funksioni i përdorimit të tyre.

- Të japë detyra që nxitin të menduarit e pavarur e krijues të nxënësit.

Si perfudim, mund te themi se detyra, që synojnë të aftësojnë nxënësin në kërkimin, gjetjen,

përzgjedhjen e përpunimin e informacionit të vlefshëm dhe me interes për të dhe për objektivat

mësimore, duhet të zënë vend dhe gradualisht të dominojnë në procesin mësimor gjatë mësimdhënies

në lëndën e letërsisë.

~ 568 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!