20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

1. Letërsia interpretohet si një manual praktik e aktiv që ndihmon në zgjidhjen e mjaft problemeve të

jetës së përditshme.

2. Letërsia konsiderohet si një mekanizëm që ndihmon në harmonizimin e marrëdhënieve, të

komunikimeve të shumëllojshme ndërmjet njerëzve.

3. Nëpërmjet veprimtarisë së personazheve u ofron njerëzve modele sjelljesh të caktuara për t’i vënë

në jetë.

4. Letërsia i ndihmon më shumë dhe më natyrshëm njerëzit, veçanërisht adoleshentët, të njohin botën

e tyre.

5. Veprat letrare ndikojnë në jetën shpirtërore të nxënësve, ngjallin tek ata ndjenja të thella, mendime

fisnike.

6. Letërsia formon njeriun e së nesërmes, nxit vizionet e reja drejt një shoqërie në zhvillim e ndryshim

të herëpashershëm.

Letërsia, ndikon fuqishëm në formimin kulturor demokratik e social, në formimin e

personalitetit, në pasurimin e shpirtit dhe fisnikërinë e tij, në pajisjen me vlera bashkëkohore e

evropiane, si: dialogu dhe toleranca, mirëkuptimi dhe debati i argumentuar, përzgjidhja e problemeve

që përbëjnë problematikën sociale dhe edukative e humane për tërë njerëzimin.

Rikonceptimi i mësimdhënies e të nxënit efektiv si dhe nxitja e të menduarit kritik

Zhvillimi i mendimit kritik, në mënyrë të vecantë gjatë mësimit të letërsisë duhet të jetë në

qendër të kërkesave të një kurrikule të sotme. Zhvillimi i mendimit kritik, njohja e teknikave,

strategjive, e freskon kurrikulën, tekstin, i jep jetë asaj, e pasuron me aktivitete të larmishme, ku

bashkëpunimi dhe bashkëveprimi, hulumtimi, krahasimi, reflektimi, analiza, sinteza, interpretimi,

gjetja, zgjidhja e problemave bëhen aktivitete mbizotëruese të mendimit kritik e krijues të nxënësitadoleshent.

Ato u japin shumë mundësi nxënësve që duke bashkëpunuar në forma të ndryshme me

njëri-tjetrin përmes punës në grupe, apo aktiviteteve të tjera mësimore ndërvepruese të rritin shkallën

e të nxënit, duke paraqitur cilësi, shprehi, aftësi e qëndrime kritike, krijuese e logjikë argumenti e

analize të nxënësve.

Cili është përkufizimi për të menduarin kritik?

“Mendimi kritik buron nga “ajka e të menduarit”, sikurse mençuria e cila kulmon si cilësi

më e lartë e dijes, po ashtu edhe mendimi kritik është cilësia më e lartë e të menduarit” 531 . Ai

përfaqëson “leximin në mes të rreshtave”, mendimin e sofistikuar (të stërholluar) të cilën individi

bën përpjekje ta mbrojë duke u mbështetur në argumente dhe fakte, dëshmi dhe arsye.

531 2 Jaka B. “Metodika e mësimit elementar të matematikës”, Prishtinë, 2003.

~ 566 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!