20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Mirela ÇEPELE – DIMO: PROBLEMATIKA PSIKO-PEDAGOGJIKE TË

RIKONCEPTIMIT TË MËSIMDHËNIES SË LETËRSISË NË SHKOLLAT E MESME

DREJT NJË MËSIMDHËNIE BASHKËKOHORE.

Gjuha shqipe dhe letërsia janë themeli i procesit të të nxënit, i komunikimit, i formimit të identitetit

personal e kulturor, si dhe i krijimit të marrëdhënieve shoqërore 1 .

Në botën e sotme ku ndryshimet janë të përshpejtuara, ku njohuritë grumbullohen e shtohen

brenda një kohe të shkurtër dhe profesionet shndërrohen thellësisht, madje zhduken e lindin shumë të

tjera brenda një brezi, arritjet shkollore kanë kuptim vetëm nëse vlejnë për jetën dhe për të nxënit gjatë

gjithë jetës. Shoqëria e sotme ka nevojë për individë të cilët përballojnë ndryshimet, përshtaten ndaj

tyre, madje gjenerojnë vetë ndryshime. Janë këta individë që do të kenë sukses në të ardhmen e do të

prezantohen denjësisht në të ashtuquajturën “Shoqëri e dijes”.

Aktorët e edukimit, që nga hartuesit e kurrikulave, zyrtarët e politikave arsimore, pedagogët e

arsimit të lartë, përpiluesit e teksteve shkollore e universitare … e deri te mësuesit në klasë përballen

me pyetjen kryesore:

Si t’i përgatitim fëmijët për një jetë të suksesshme? Si t’i përgatitim fëmijët që të jenë

mendimtarë e arkitekt të dijes së tyre?

Shkolla është ngritur për përparimin e një komuniteti a vendi dhe mishëron përgjegjësinë e

një brezi ndaj brezit pasues. Mësuesi profesionist përfytyron te nxënësi përherë të rriturin. Ky është

misioni i vërtetë i tij. Ai duhet ta nxitë nxënësin që të kërkojë dije edhe përtej shkollës, pasi kjo do

t’i mundësojë atij suksesin për një përshtatje më të mirë me botën që e rrethon 1 .

Si mund të interpretohet letërsia në këndvështrimin psiko-pedagogjik?

Transmetimi i letërsisë në shkolla është një proces që realizohet në mënyrë shumë

dimensionale, përmes veprës letrare, tekstit shkollor të letërsisë, rolit të mësuesit dhe atij të vet

marrësit nxënësit.

1 Udhëzues për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit. IZHA Tiranë 2010.

Nëpër këtë hierarki katër shkallëshe, secili aktor ka rolin e vet të pazëvendësueshëm, ku pozita e

mësuesit është si një lloj regjisori apo koordinatori në funksionimin e këtij ansambli.

Letërsia është një lëndë e rëndësishme në shkollën tonë e cila ndihmon veçanërisht në

formimin e shijeve dhe ideve estetike, në zhvillimin e sferës njohëse e emocionale të personalitetit të

njeriut, në nxitjen e aftësive dhe forcave të tij krijuese. Veçanërisht në moshën e adoleshencës, kjo

lëndë luan rol të madh për problemin që po trajtojmë sepse dhe interesat mësimorë të të rinjve janë

me drejtim nga lënda e letërsisë. Fakti që adoleshentët e duan letërsinë, e vënë para përgjegjësisë

mësuesin, për ta bërë akoma më interesante këtë lëndë, duke bërë përpjekje maksimale për rritjen e

nivelit shkencor e perfeksionimin e metodave të të nxënit. Mësuesit duhet te punojnë me një kurrikul

(program mësimor, plan, tekst, metodologji, teknikë, strategji etj) që të transformojë shkollën nga

karakteri i saj informues në atë formues, që t'i përgatitë nxënësit dhe studentët për t'u integruar në

shoqërinë e dijes.

Nëse do t’u referoheshim përgjigjeve të pyetësorëve nga ana e nxënësve do të vinim në dukje:

~ 565 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!