Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Bashkëtingëllorja /h/ ruhet mirë në fillim të fjalës, si dhe në trup të saj. Këtu bëjnë përjashtim disa grupe të caktuara folësish, kryesisht të brezit të ri, të cilët kanë vështirësi të nyjëtojnë këtë tingull në pozicion nistor. P.sh. do iki te alla, në vend të halla etj. Në fund të fjalës, bashkëtingëllorja /h/ del /f / në fjalë të tilla si: shoh, njoh, gjynah etj., përk. shof, njof, gjynof etj. Madje, në disa subjekte të veçanta, sidomos te më të moshuarit, vihet re edhe shtimi i saj në fillim të disa fjalëve që nisin me zanore: haborr, havlli, hik, etj. Ky shtim i kësaj bashkëtingëlloreje ndeshet edhe në brezin e ri, kryesisht tek ata që janë rritur pranë gjyshërve të tyre dhe përpiqen t’i imitojnë ata. Bashkëtingëllorja /k/ në subjekte të veçanta, kryesisht në brezin e vjetër, shfaqet dhe në variantin fonetik /q/: maqi:n (makinë), qi:sh (kishë) etj. Bashkëtingëllorja /t/ kur ndiqet nga një sonante /l/ në disa fjalë të caktuara dëgjohet edhe si /k/. P.sh.: atlete-aklete; tlyn-klyn(për gjalpë). Ky variant fonetik ndeshet kryesisht në brezin e ri, sidomos te fëmijët, të cilët për lehtësi shqiptimi dhe për t’i thënë fjalët ashtu shkujdesur, vetëm duke ruajtur një strukturë të afërt të fjalëve që dëgjojnë, ngatërrojnë t me k. Bashkëtingëllorja /dh/ në pozicione të ndryshme që zë në fjalë, ndeshet edhe si /ll/. P.sh.: e bardhë- e ba:ll; dhëndri-llondri; shtatëdhjetë e tre -shtalltetre; e madhe-e molle; e verdhë-e ve:ll, dhomë-llo:m, dhëmbët-llo:mët, dhe-lle, dhallë-lla:ll; dhé-llé etj. Kjo dukuri nuk përfshin të gjithë subjektet folës, pasi te të rinjtë kjo dukuri ndeshet rrallë. Në pozicion nistor, e kushtëzuar nga një rrethim i caktuar, bashkëtingëllorja /dh/ zëvendësohet nga buzore-dhëmborja /v/. P.sh.: fjala dhjamë ndeshet edhe dhjo:m, po edhe vjo:m. Bashkëtingëllorja /sh/ përgjithësisht ruhet mirë. Ndërrimi i fonemave /sh/>/ç/, që më parë ka qenë më i dukshëm, sot nuk bëhet aq i plotë (në kuptimin që e ndeshim në trajtën / t ç/). P.sh.: formën foljore: po e vriçin (po e vritshin) sot e ndeshim në një trajtë të tillë të të folurit: po e vri t çin, apo në pjesë të tjera të ligjëratës si, (pesmllit) diç>di t ç. Rastet e ndërrimit /sh/>/ç/ dallohen kryesisht në moshat mbi pesëdhjetë vjeç. P.sh.: u çfaq; e lçonte etj. Grupet e bashkëtingëlloreve /mb/ dhe /nd/ në të tre brezat e folësve të Kavajës asimilohen në bashkëtingëlloret hundore përk. në m dhe n: ma:j, mret, huna, mrapa, maroj, naloj, kanil etj. në vend të: mbaj, mbret, hunda, mbrapa, mbaroj, ndaloj, kandil etj. Në disa fjalë të caktuara, si p.sh.: Shkëmbi i Kavajës, komb, dallëndyshe etj. ruhen këto grupe bashkëtingëlloresh nga brezi i ri. Grupi /ng/ shqiptohet i rregullt nga moshat e reja dhe më pak në ato të rritura, pasi te këto të fundit ky grup asimilohet shpesh në një tingull okluziv hundor grykor η si te ηec, ηul etj. Te të rinjtë ndeshen shpesh fjalë të tilla me formë fonetike të rregullt: ngas (te brezi më i madh ηas), ngadalë (ηada:l/kada:l), ngatërroj (ηatrroj), ngushtoj (ηushtoj), ngrej (ηe:j), ngarkoj (ηarkoj) etj. Në qytet, grupi bashkëtingëllor /ngj/ në të shumtën e rasteve është asimiluar në /nj/ dhe nuk vihen re raste të asimilimit të tij në qiellzoren /j/. Megjithatë, në brezin e ri ndeshemi dhe me shqiptimin siç duhet të këtij grupi bashkëtingëllor: ngjarje, kangjella, ngjyrë, ngjirem etj., por njesh, nja:l, o nja:ll (është ngjallur), njis shkallët, njy:j etj. përdoren sërish. ~ 55 ~

KUMTESA Grupi /kj/ ndodh të zëvendësohet nga qiellzorja /q/ dhe anasjelltas. Këto ngatërrohen në subjekte të ndryshëm dhe konstatohet një farë lëkundjeje edhe brenda të njëjtit individ folës, më tepër i brezit të vjetër. P.sh.: për kjo përdorin qo, por për ky nuk e ndeshim variantin qy. Morfologji Po duke iu përmbajtur ndryshorit sociolinguistik të moshës, nga pikëpamja morfologjike, veçojmë gjininë e emrave, që i është afruar standardit (shnetja > shneti; pylla > pylli; turpja > turpi etj.) bashkë me formimin e shumësit. Për këtë të fundit, përveç rasteve të përdorimit të rregullt të tij, mund të themi se pas rënies së ë-së fundore, që po duket dhe në kohën e sotme, a-ja del si më konkrete për formimin e shumësit (msusa, nxënsa, shofera etj.). Lidhur me formën rasore të vendores, në pozicione të caktuara sintaksore ajo gjen ende përdorim në qytetin e Kavajës. P.sh.: i mbiu n’de:rt, m’ra barkut buka, i ra tavolinës n’çekiçt etj. Megjithatë, në të folmen e brezit të ri zor se ndeshet kjo formë rasore e vendores. Te folësit e brezit të vjetër ndeshen raste të përdorimit të formave kena dhe jena në vend të kemi e jemi : P.sh.: Kena babën qefeli kan njizet e nji pulluma kunojn, s’pushojn mi deg qershi, lum si ti kumri 58 . Por, sot ndeshemi dhe me formën e duhur të tyre (njëlloj si norma e njësuar). Përdoren rregullisht foljet kemi e jemi në brezin e ri dhe shumë më pak në atë të mesëm. Ndonjëherë ka dhe ngatërrim të vetës së parë shumës të këtyre foljeve me vetën e parë njëjës nga folës të brezit të mesëm dhe më tepër atij të vjetër: Nigjo si t’themi un. Dallime më të shumta në gjuhë midis brezave ndeshim pikërisht në aspektin leksikor. Brezi i mesëm dhe i vjetër, në krahasim me brezin e ri, karakterizohen nga një mori fjalësh dhe shprehjesh, ndër të cilat një pjesë të madhe e zënë turqizmat, si dhe shprehje të tjera, që në brezin e ri ndeshen shumë rrallë e disa herë aspak. Kështu, brezi i vjetër i është kthyer terminologjisë fetare në shprehje të tilla të ngurtësuara, si syfyr, akshom, iftar, selo:m, xhevap etj. Por, edhe të rinjtë, nga ana e tyre, përdorin fjalë dhe shprehje të veçanta që i kemi ndeshur kryesisht në zhargonin e tyre nëpërmjet intervistave dhe anketimeve tona në qytetin e Kavajës. Ndër të tjera, vëmë re se në “fjalorin” e këtyre të rinjve kanë hyrë edhe shumë fjalë të huaja si: ok, bye, sorry, thanks etj. Gjithashtu, fjalë të urta si: de:r e zanot, shpi e nosihat; iqin hile, nji trimni; ku t’shko:j lata, t’shko:j sopata; di dhia, ç’ësh tagjia etj. ndeshen shpesh në gojën e të mëdhenjve dhe shumë rrallë në brezin e ri, kryesisht tek ata të rinj, të cilët janë rritur pranë gjyshërve të tyre. Por, jo vetëm brezi i vjetër karakterizohet nga një lloj “bollëku” në fjalë apo shprehje të veçanta a specifike që zor se përdoren nga brezi më i ri. “Me zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë, të ekonomisë, të kulturës etj. është zhvilluar edhe leksiku, shumë fjalë janë vjetëruar e kanë 58 Marrë nga materiale të grumbulluara folklorike, A. Tafa. ~ 56 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Bashkëtingëllorja /h/ ruhet mirë në fillim të fjalës, si dhe në trup të saj. Këtu bëjnë

përjashtim disa grupe të caktuara folësish, kryesisht të brezit të ri, të cilët kanë vështirësi të

nyjëtojnë këtë tingull në pozicion nistor. P.sh. do iki te alla, në vend të halla etj. Në fund të

fjalës, bashkëtingëllorja /h/ del /f / në fjalë të tilla si: shoh, njoh, gjynah etj., përk. shof, njof,

gjynof etj. Madje, në disa subjekte të veçanta, sidomos te më të moshuarit, vihet re edhe

shtimi i saj në fillim të disa fjalëve që nisin me zanore: haborr, havlli, hik, etj. Ky shtim i

kësaj bashkëtingëlloreje ndeshet edhe në brezin e ri, kryesisht tek ata që janë rritur pranë

gjyshërve të tyre dhe përpiqen t’i imitojnë ata.

Bashkëtingëllorja /k/ në subjekte të veçanta, kryesisht në brezin e vjetër, shfaqet dhe në

variantin fonetik /q/: maqi:n (makinë), qi:sh (kishë) etj.

Bashkëtingëllorja /t/ kur ndiqet nga një sonante /l/ në disa fjalë të caktuara dëgjohet edhe si

/k/. P.sh.: atlete-aklete; tlyn-klyn(për gjalpë). Ky variant fonetik ndeshet kryesisht në brezin e

ri, sidomos te fëmijët, të cilët për lehtësi shqiptimi dhe për t’i thënë fjalët ashtu shkujdesur,

vetëm duke ruajtur një strukturë të afërt të fjalëve që dëgjojnë, ngatërrojnë t me k.

Bashkëtingëllorja /dh/ në pozicione të ndryshme që zë në fjalë, ndeshet edhe si /ll/. P.sh.: e

bardhë- e ba:ll; dhëndri-llondri; shtatëdhjetë e tre -shtalltetre; e madhe-e molle; e verdhë-e

ve:ll, dhomë-llo:m, dhëmbët-llo:mët, dhe-lle, dhallë-lla:ll; dhé-llé etj. Kjo dukuri nuk

përfshin të gjithë subjektet folës, pasi te të rinjtë kjo dukuri ndeshet rrallë. Në pozicion

nistor, e kushtëzuar nga një rrethim i caktuar, bashkëtingëllorja /dh/ zëvendësohet nga

buzore-dhëmborja /v/. P.sh.: fjala dhjamë ndeshet edhe dhjo:m, po edhe vjo:m.

Bashkëtingëllorja /sh/ përgjithësisht ruhet mirë. Ndërrimi i fonemave /sh/>/ç/, që më parë ka

qenë më i dukshëm, sot nuk bëhet aq i plotë (në kuptimin që e ndeshim në trajtën / t ç/). P.sh.:

formën foljore: po e vriçin (po e vritshin) sot e ndeshim në një trajtë të tillë të të folurit: po e

vri t çin, apo në pjesë të tjera të ligjëratës si, (pesmllit) diç>di t ç. Rastet e ndërrimit /sh/>/ç/

dallohen kryesisht në moshat mbi pesëdhjetë vjeç. P.sh.: u çfaq; e lçonte etj.

Grupet e bashkëtingëlloreve /mb/ dhe /nd/ në të tre brezat e folësve të Kavajës asimilohen në

bashkëtingëlloret hundore përk. në m dhe n: ma:j, mret, huna, mrapa, maroj, naloj, kanil etj.

në vend të: mbaj, mbret, hunda, mbrapa, mbaroj, ndaloj, kandil etj. Në disa fjalë të caktuara,

si p.sh.: Shkëmbi i Kavajës, komb, dallëndyshe etj. ruhen këto grupe bashkëtingëlloresh nga

brezi i ri.

Grupi /ng/ shqiptohet i rregullt nga moshat e reja dhe më pak në ato të rritura, pasi te këto të

fundit ky grup asimilohet shpesh në një tingull okluziv hundor grykor η si te ηec, ηul etj. Te

të rinjtë ndeshen shpesh fjalë të tilla me formë fonetike të rregullt: ngas (te brezi më i madh

ηas), ngadalë (ηada:l/kada:l), ngatërroj (ηatrroj), ngushtoj (ηushtoj), ngrej (ηe:j), ngarkoj

(ηarkoj) etj.

Në qytet, grupi bashkëtingëllor /ngj/ në të shumtën e rasteve është asimiluar në /nj/ dhe nuk

vihen re raste të asimilimit të tij në qiellzoren /j/. Megjithatë, në brezin e ri ndeshemi dhe me

shqiptimin siç duhet të këtij grupi bashkëtingëllor: ngjarje, kangjella, ngjyrë, ngjirem etj.,

por njesh, nja:l, o nja:ll (është ngjallur), njis shkallët, njy:j etj. përdoren sërish.

~ 55 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!