20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

parë ose mbetet çështje e asistentëve. Në raste të tilla realizohet si detyrim formal i studentëve duke

mos e realizuar as qëllimin kryesor të punimit seminarik-debatin për temën. Roli i mësimdhënësit në

seminare është i pazëvendësueshëm. Prandaj, përgatitja dhe realizimi i seminareve në mësimdhënien

e arsimit të lartë është e domosdoshme dhe paraqet jo veçse një sfidë intelektuale për studentë. Kur

jemi te studimet themelore në Fakultetin e Edukimit më mirë është të mendohen dhe zbatohen forma

dhe metoda tjera alternative se sa një mënyrë e realizimit të punimeve seminarike që e bëjmë sot. Në

studimet master po përballemi me numrin e madh të studentëve, mungesën e hapësirave përkatëse

edhe përkundër përpjekjeve të mësimdhënësve. Rrjedhimisht mendojmë se nuk jemi duke e realizuar

këtë metodë në mënyrë efikase. Ngritja dhe shqyrtimi i këtij problemi padyshim na shpie tek çështja e

përgatitjes së punimit seminarik. Jemi të mendimit se këtu përballen mësimdhënia tradicionale jo ana

pozitive e saj, meqë ka përpjekje që mësimdhënia tradicionale të trajtohet jo edhe si anë pozitive, si

dhe kërkesa e domosdoshme sa jemi duke i aftësuar studentët për të shkruar një punim seminarik.

Qëndrimi i mësimdhënësve karshi studenteve, sidomos në procesin e vlerësimit, është problem

kompleks, i cili ka qenë dhe është fushë e studimeve të ndryshme. Nota përfundimtare e studentëve

përformohet në të shumtën e rasteve nga testet, angazhimet e tyre në projekte, në diskutime dhe

debate të ndryshme si dhe aktivitete të tjera që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me veçantitë e kurseve

(lëndëve), drejtimeve dhe mënyrave të organizimit të studimeve. Që në fillim nuk duhet përjashtuar

që vlerësimi ndodh që të jetë seleksionues jo vetëm për nga gjinia, por edhe nga steriotipet dhe

paragjykimi në aftësinë e studentëve. Ndodh shpesh që shkaku i vlerësimit jo të drejtë e ka burimin

në mos vlerësimin e drejtë, mungesën e informacioneve dhe transparencës, gjykimet e ngutshme përse

jo edhe rastet tjera të përgjithësimeve.

Nga rezultatet e një studimi me studentët e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë, hulumtim në të cilin

kanë marrë pjesë 153 studentë të programeve të ndryshme të vitit të tretë dhe të katërt, një hulumtim i

kufizuar,na dalin këto rezultate:

Në pyetjen se si i vlerësojnë ligjëratat e profesorëve, rezulton sipas gjetjeve se 54.9 % e studenteve

mendojnë se janë relativisht të kënaqur me ligjërimet e profesorëve kurse 28.1 % janë shumë të

kënaqur; vetëm 15% janë pak të kënaqur dhe 2% aspak.

~ 554 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!