20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Padyshim duhet të pajtohemi me faktin se Universiteti i Prishtinës nuk e ka kaluar ashtu siç

pretendohet procesin e vlerësimit sepse, sidomos vitet e fundit, është kërkuar të sforcohet ky evoluim

pa kritere dhe standarde. Sigurimi i cilësisë dhe rritja e saj, zbatimi i sistemit të Bolonjës, studime të

ndryshme, nuk janë matur asnjëherë dhe nuk kemi një tregues real dhe objektiv.

Por, nuk mund t’i mohojmë përpjekjet, edhe pse shumë herë të kufizuara, që janë bërë krahas

sigurimit të cilësisë në realizimin e projekteve të ndryshme me përkrahje ndërkombëtare dhe përpjekje

tjera për të realizuar përshtatshmërinë me zhvillimet evropiane të arsimit të lartë. Duhet të pajtohemi

se këto përpjekje kanë për qëllim krijimin e një realiteti të ri. Besojmë se te profesoriati nuk ka dilemë

se nuk mund të matet cilësia, rritja apo rënia e saj, por problemi qëndron se kush duhet ta bëjë këtë.

Një Agjenci e Akreditimit që e ka bërë njëfarë aktiviteti deri më tani nuk ka qenë bindëse se ka një

kompetencë të tillë profesionale pa anime politike dhe interesa të tjera. Këtë më mirë e dimë ne të

Fakultetit të Edukimit.

Mund të themi se ka paqartësi e përse jo edhe injorim që i bëhet profesoriatit kur flitet dhe pretendohet

të matet cilësia e punës së tyre, qoftë në mësimdhënie apo në punën kërkimore. Realisht, na

mungojnë studime hulumtuese në bazën e të cilave gjetje/rezultate transparente duhet bërë përpjekje

për të vlerësuar cilësinë e arsimit të lartë dhe aktivitetet kërkimore.

Në këtë kontekst,duhet përfituar nga përvojat e shteteve tjera, të cilat kanë hartuar rregullore, ligje dhe

kanë ngritur Këshille Kombëtare në nivel të vendit, që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me vlerësimin e

cilësisë dhe aktivitetet kërkimore në arsimin e lartë. Ne kemi mbetur vetëm në disa nene të Statutit të

Universitetit të Prishtinës, më saktë në 11 nene që përshkruhen në dispozita: Kontrolli i cilësisë dhe

vlerësimit dhe asnjë hap serioz më tej. Sipas mendimit tonë duhej që secila njësi e Universitetit të

hartonte Rregullore të veçanta duke zbërthyer kritere dhe metoda të vlerësimit. Kjo nuk do të

mënjanonte mundësinë e bashkëveprimit të fakulteteve jo vetëm në punën kërkimore, por edhe në

matjen e cilësisë me objektivitet e me më shumë korrektësi. Së pari, duhet të pajtohemi me faktin se

fakultetet tona të universitetit janë institucione të izoluara. Së dyti, te ne funksionojnë angazhimet e

mësimdhënësit nga një fakultet në një tjetër vetëm në mungesë të kuadrit përkatës, dhe aty kemi

mbetur. Veçanti e Fakultetit të Edukimit, por edhe të fakulteteve të tjera që përgatisin profilin arsimor

është se kur është çështja e mësimdhënies kemi të bëjmë me faktin se studentët përballen me modelin

e mësimdhënies edhe pse është arsim i lartë. Fakultetet tjera nuk e kanë këtë specifikë.

Nuk duhet mohuar përpjekjet që edhe studentët të bëjnë vlerësimin dhe ata e kanë bërë në këtë vit

akademik me një formular (Fletëpyetësor) të vlerësimit. Duhet theksuar në këtë rast se ky aktivitet i

studentëve e ka mbështetjen në nenin 226 të Statutit të UP-së. Nëse e quajmë hulumtim, janë

interpretuar të dhënat nga e cila ka dalë një listë e mësimdhënësve të njësive të universitetit, të cilët

nuk mbajnë ligjërata ose nuk janë të rregullt në ligjërata. Por, një rezultat i tillë është kontestuar se i ka

munguar objektiviteti dhe më tepër ka efekte të thashethemeve brenda fakulteteve. Mirëpo, këtu

duhet vlerësuar se kjo punë e studentëve ka hapur problemin mjaft të ndjeshëm të mungesës së

kontrollit të brendshëm në fakultete.

Nëse e fokusojmë çështjen e vlerësimit të studentëve gjithnjë në kontekstin e marrëdhënieve profesorstudent

në aspektin e vlerësimit, mbetet çështje e njësive/fakulteteve edhe pse në vitet e fundit po

kërkohen evidentime të kalueshmërisë, por sa dhe kur janë diskutuar.

Studentët, ndoshta kam të drejtë kur paraqes shqetësimin se nuk mjafton vetëm një informacion për

mënyrën e vlerësimit të tyre nga profesorët që në takimin e parë në shpjegimin e silabusëve të

kurseve.

Një ndër metodat dominuese në mësimdhënien e arsimit të lartë është edhe zbatimi i punimeve

seminarike, si qasje e orientuar nga studentët (student centerd learning) për të zhvilluar aftësitë e të

nxënit gjatë gjithë jetës, të studimit dhe komunikimit në avancimin e kompetencave, që nuk kufizohen

vetëm në lëndët në të cilat përgatitet për profesion. Aktualisht një zbatim i tillë që është i

domosdoshëm nuk mund të realizohet për shkak të numrit të madh të studentëve në programe dhe

mungesës së hapësirës përkatëse dhe është një formalizëm që nuk po tejkalohet. Mënyra më e

zbatueshme formale është se angazhohen studentë, të cilët mbajnë ligjëratë për një temë të caktuar më

~ 553 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!