20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

mësimdhënien e lartë duhet pranuar se ka qenë i kufizuar në numrin e mësimdhënësve ose të

fakulteteve,sidomos strukturimi i këtij projekti si nga ana teknologjike ashtu edhe në aspektin

pedagogjiko-didaktik. Në këtë kontekst, sipas mendimit tonë, motivimi i studentëve, respektimi i

aftësive individuale të tyre, komunikimi i studentëve jo vetëm me mësimdhënës, por edhe në mes

tyre, informacionet kthyese dhe shumë mundësi tjera që ofron ky projekt.

Arritjen e një cilësie dhe efikasiteti të procesit të arsimit të lartë duhet pranuar se po e pengon ende

qasja tradicionale e mësimdhënies që është prezente në auditorët e fakulteteve tona. Ligjëratat e

organizuara nga mësimdhënësit dhe objektivi i tyre në përvetësimin e dijeve nga studentët kanë

mangësi, të cilat reflektojnë jo vetëm në cilësi, në efikasitet, por edhe në motivimin e tyre. Duhet

shqyrtuar me kujdes përse studentët tanë nuk kanë një interesim të shtuar për punën e pavarur në

përvetësimin e dijeve si dhe për aftësimin e tyre për të nxënit gjatë gjithë jetës që janë kusht i

domosdoshëm për të ardhmen tonë drejt dijes.

Edhe në këtë drejtim, sipas mendimit tonë, nuk i kemi realizuar në nivelin e duhur nënprojektet e

Komisionit Evropian për arsim që kanë të bëjnë promovimin e të mësuarit digjital, kampusin virtual

evropian, e-bashkëveprimin e institucioneve të arsimit në Evropë dhe promovimin transversal e të

nxënit.(www.elearnineuropa.info).

Padyshim, vihet re mungesa e një strategjie për realizimin e qëllimeve të përcaktuara për të realizuar

në tërësi jo vetëm këtë projekt, por edhe projektet tjera në nivelin evropian Disa prej tyre që janë në

vazhdim i ka kushtëzuar mungesa e zhvillimit të infrastrukturës, potencialeve njerëzore, mbështetja

financiare sidomos e mësimdhënësve që kanë treguar jo vetëm interesim, por edhe rezultate si dhe

sigurimi i cilësive dhe standardizimi i përmbajtjeve.

Gjithnjë mbetet problem kur përcaktojmë çështjen e cilësisë në mësimdhënie, programet e kurseve

(lëndëve). Duhet pranuar se shpesh përcillen nga një vit akademik në vitin tjetër, mungon rishqyrtimi i

tyre për të ndryshuar përmbajtjen si mundësi e zbatimit të arriturave shkencore të cilat ndodhin. Nuk

mjafton që qëndrimi i mësimdhënësve ndaj përmbajtjeve të kurseve të jetë kritik dhe kreativ nëse nuk

kemi një informacion kthyes edhe nga studentët. Mendimi jonë është se vetëm në disa raste ne hapim

debat me studentët se çfarë duhet ndryshuar nga përmbajtjet e programeve të kurseve (lëndëve) apo

sillabuseve aktuale dhe cilat mund të jenë nevojat e tyre konkrete. Duhet pranuar se ende këto

programe janë të mbushura me fakte, të dhëna, përkufizime që realisht e pamundësojnë një

fleksibilitet dhe tolerancë për diçka më të avancuar dhe duke kufizuar mundësinë interaktive,

bashkëpunuese dhe kreative.

Nga gjashtë objektivat në Strategjinë e Zhvillimit të Arsimit të Lartë të Kosovës (2005-2015), njëra

ndër këto, objektiva e tretë, ka përcaktuar se në këtë periudhë duhet “Të zhvillohet sistemi i

menaxhimit të cilësisë së arsimit të lartë”. 529 Përveç në disa raste, nuk kemi ndonjë informacion të

mbështetur në hulumtime serioze në realizimin jo vetëm të kësaj, por edhe të objektivave tjera, të cilat

ishin përcaktuar në këtë Strategji. Kur kemi të bëjmë me “fushën e sigurisë së cilësisë” është e

domosdoshme që të vlerësojmë jo vetëm përcaktimin e standardeve, por edhe realizimin e tyre në

fushëveprimet akademike, kërkimore, menaxhuese dhe të infrastrukturës. Është e qartë se pritshmëritë

mund të ndryshojnë, mirëpo nuk mund të thuhet nëse kemi realizuar një akreditim nga ana e

Agjensionit, edhe kjo me shumë dyshime në kompetenca, se është realizuar ky objektiv. Kjo nuk

mund të mohojë angazhimet e njësive akademike të UP-së brenda fakulteteve dhe përpjekjet e tyre në

mundësi mjaft të kufizuar për realizimin e cilësisë.

529 Strategjia e zhvillimit të arsimit të lartë të Kosovës 206-2015, MASHT,fq.7

~ 552 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!