20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr.Sc. Mazllom KUMNOVA, Dr.sc.Kastriot BUZA: SFIDAT E VLERËSIMIT NË

MËSIMDHËNIEN E FAKULTETIT TË EDUKIMIT

Abstrakt

Reforma e arsimit të lartë në Evropë e njohur si procesi i Bolonjes ka pasur reflektim të fuqishëm në

shumë shtete. Kështu, edhe arsimi i lartë në Kosovë ka aderuar në këtë proces duke bërë përpjekje që

të jetë pjesë aktive e hapësirës evropiane të arsimit të lartë. Një nga aspektet e kësaj veprimtarie, që

edhe sot e kësaj dite është një sfidë e arsimit të lartë në Kosovë është rritja e cilësisë duke e

harmonizuar atë me standardet e cilësisë evropiane, në kompleksitetin e së cilës është edhe vlerësimi i

studentëve gjatë studimeve. Në këtë kontekst, arsimi i lartë është duke kaluar në periudhën e

shkëputjes nga vlerësimi tradicional i studentëve dhe në periudhën e vendosjes së kritereve të

avancuara për të vlerësuar, për të matur arritshmërinë e studentëve gjatë studimeve. Krahas

respektimit të veçantive të Fakultetit të Edukimit, kërkohet hartimi i Rregullores për vlerësimin e

studentëve, avancimi i procedimeve dhe përcaktimeve në vlerësimin e studentëve, tejkalimi i

mënyrave tradicionale në vlerësim dhe avancimi i mësimdhënësve përmes seminareve,

projekteve,diskutimeve dhe vjeljes së përvojave të përparuara nga hapësira evropiane e arsimit të

lartë.

Fjalë çelës: arsimi i lartë, vlerësimi, mësimdhënia, kriteret, metodat etj.

Përpjekjet intensive për reforma në arsimin e lartë, në fazën e tranzicionit që po kalon i tërë sistemi i

arsimit në Kosovë, kanë imponuar përzgjedhjen e modaliteteve të veprimeve bashkëkohore edhe në

fushën e mësimdhënies. Në arsimin e lartë, në vitet e fundit, angazhimet janë drejtuar te përmbushja e

kërkesave të Bolonjes. Këto kërkesa, padyshim, janë përballur që në fillim me një platformë të

paqëndrueshme teorike. Së pari, duhet nisur nga specifikat që kanë kushtëzuar këtë fazë të cilën jemi

duke e kaluar, mungesa e mbështetjes së domosdoshme financiare për të siguruar një infrastrukturë

elementare që nga objektet deri te infrastruktura digjitale. Po të nisemi nga një qasje multidisiplinare e

vlerësimit të gjendjes së tanishme, vlerësime të cilat na mungojnë, me siguri do të arrijmë në

konstatimin se përpara na mbetet një rrugë shumë e vështirë e përballur me kërkesa të ndryshme.

Në aspektin e aftësimit të mësimdhënësve për procesin e arsimit të lartë deri më tani janë organizuar

forma të ndryshme të aftësimit, si: seminare, vizita në universitete të jashtme, konferenca etj. të

mbështetura edhe nga asociacione dhe fondacione të ndryshme ndërkombëtare. Mirëpo, gjithnjë

mbetet çështje e diskutueshme se sa kanë reflektuar këto forma të aftësimit te mësimdhënësit e tjerë,

të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndjekin këto forma aftësimi ose te një kategori tjetër e tyre që i

kanë mospërfillur për shkaqe të ndryshme.

Tradicionalisht janë bërë përpjekje që mësimdhënësit në arsimin e lartë t’i ofrohen mundësi më të

mëdha të komunikimit me studentë në aspektin e fleksibilitetit të hapësirës dhe kohës, qoftë punën në

grupe ose individuale. Padyshim, mësimdhënia duhet të mbështetet nga teknologjia, nga shfrytëzimi i

përmbajtjeve interaktive për arritjen e një cilësie dhe aktiviteti më të lartë. Zbatimi i e-learning në

~ 551 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!