20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

këndvështrimin tonë. Duhet t’i bëjmë lëvizjet duke vlerësuar pozicionin e tij”(Leo Buscglia; Muka,

2004). Drejtuesi duhet të ndikojë mbi sjelljen e mësuesvë, në mënyrë që të arrijë rezultate pozitive që

dëshiron. Të jetë zgjidhës i situatave, të cilat krijojnë klimën negative.

Drejtuesi si njohës i shqetësimeve të mësuesve (variabli 9). Rreth 79% e mësuesve mendojnë se

drejtuesi ndonjëherë, ose anjëherë nuk kujdesen për këtë marrëdhënien njerëzore. Tregues jo pozitivë

që nxjerr në pah një drejtues, i cili nuk ndërton marrëdhënie të mira me stafin, nuk krijon atmosfere

pozitive dhe prioritet i punës së tij është arritja e rezultateve dhe jo marrëdhënia njerëzore. Ndërtimi i

marrëdhënieve dhe zhvillimi i tyre është i rëndësishëm dhe shërben si bazë e fortë për të ardhmen.

Bashkëpunimi me shkolla dhe instituticion, lidhjet publike (variabli 15). Përballja me filozofi të tjera

drejtuese duket sikur e tremb drejtuesin. Rreth 55% e mësuesve përgjigjen se kjo ndodh ndonjëherë

ose asnjehërë. Ballafaqimi me ide, arritje, shkëmbime eksperiencash do krijonte atmosferë pozitive,

një mjedis edukues, një instuticion të së ardhmes, rritjte të efektivitetit dhe suksesit. Drejtuesi i

shkollës, si instuticione që prodhojnë ide dhe vlera, duhet te jetë projektues gjenerues dhe të ofrojë

shërbime

Drejtuesi si mbështetës dhe motivues i stafit (variabli 17). Eshtë një shpërndarje e njënjtë e

frekuencës së vlerave, rreth 50% përgjigjen se drejtuesit ndihmojnë, lehtësojnë në zgjidhjen e sfidave

në punë, ndërkohë që 50% mendojnë ndryshe. Herë shfaqen si bashkëpunues, e herë jo. Motivimi dhe

dhënia e energjive pozitive mësuesve, do të rriste rezultatet do krijonte një klimë mbështetëse dhe

bashkëpunuese, e cila do të sillte suksesin. Drejtuesi është pjesë e ekipit, kështu që ai duhet të

projektojë, organizojë , motivojë dhe të mbështesë punën e mësuesit

Vendimarrje me bazë të gjerë (variabli 23). Mësuesit( 57%) përgjigjen se organizohen takime të tilla,

por 23% e tyre mendojnë që këto nuk organizohen asnjëherë dhe 20% ndonjëherë. Një shifër e lartë

për një tregues shumë të rëndësishëm nga i cili varet dhe suksesi i shkollës. Drejtuesit duhet të jenë të

aftë të marrin vendime të mbështetur në analiza, por ata duhet ta zgjerojnë këtë vendimarrje duke bërë

pjesë të gjithë aktorët. Ky është çelësi i suksesit

6.Përfundime, rekomandime.

Këtij studimi i janë imponuar disa kufizime. Mbështetet në përgjigjet e drejtuesve dhe jo në vëzhgime,

numri i respondetëve është i kufizuar, pyetësori nuk përmban gjithë problematikën e drejtimit.

Përfundimet nuk janë përgjithësime të shkallës së fundit.

Duke analizuar rezulatet dalim në disa çështje me interes. Sipas perceptimit të mësuesve drejtuesit

janë komunikues, kategorikë dhe informues të ndryshimeve, që tregon se ato janë të interesuar për

rezultatin. Në nivele jo shumë të larta ato shfaqen si mbështetës, bashkëpunues dhe zgjidhës së

konflikteve, por marrëdhënia emocionale me mësuesit nuk është pjesë e formës së tyre të drejtimit.

Gjithashtu ato perceptohen si të mbyllur në filozofinë e tyre drejtuese dhe nuk janë të hapur për

zhvillim dhe ballafaqim idesh me instuticione të tjera.

Mbështetur në përgjigjet e mësuesve: stili i drejtimit që përdorete në shkollat e qytetit të Tiranës,

është; bashkëpunues-konsultativ, përdorimi i stilit autoritar është i ndjeshëm, ndërsa ai demokratik

është i rrallë. Kahu i drejtimit është i orientuar në arritjen e rezultateve, drejtuesit janë më të interesuar

për rezultatin, sesa marrëdhënien njerëzore. Kështu për të pasur drejtues efektivë duhet: krijimimi i

kritereve të vlerësimit dhe zgjedhjes së drejtuesve; mekanizma monitorues te vlerësimit të punës së

tyre; trajnime dhe ngritje të kapaciteteve drejtuese. Duke analizuar rezultatet mbështetur vetëm në

instrumentin-pyetësor, një pyetje për studime të mëtejshme është: A është i mjaftueshëm përdorimi

vetëm i këtij instrumenti për përfundime përgjithësuese?

~ 550 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!