20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

ndryshimet më të mëdha midis brezave i vëmë re më shumë në leksik, fonetikë, morfologji

dhe më pak në sintaksë.

Shqyrtime rreth fonetikës

Ndërkohë që më parë 55 dëgjohej hundore zanorja /a/ kur labializohej, sot, kjo zanore e

labializuar e ka zbehur hundorësinë e saj duke bërë që /õ/-ja të kalojë në një /o/ të pastër (jo

të hundorëzuar). P.sh.: shullã o > shullo: ; e ã o ma >e o:ma apo, kõma > koma; ka thãn > ka

tho:n etj. Për këtë dukuri fonetike na shërbejnë si dëshmi edhe disa fjalë të urta të qytetit të

Kavajës të paraqitura nga disa mbledhës të folklorit 56 :

P.sh.: Ha hudhra bãj gajret/Ha pras t’vij shnet. (bãj>boj)

Ku kullote mrãm/Me nji deg thãn. (mrãm>mrom; thãn>thon)

Nyja e dimnit, kãnga e verës. (kãnga>konga) etj.

Në këtë rast, mund të themi se ka një kalim progresiv të /â/-së në /o/ çka dëshmon qartë për

një prirje drejt humbjes së hundorësisë së disa zanoreve në brezin e ri të folësve. Nisur nga

kjo dukuri, marrim shkas të sjellim këtu një hipotezë se mbase me kalimin e viteve kjo /â/ e

labializuar në /o/ mund të errësohet në /ë/, duke qenë se këtu ndikon shumë edhe gjuha e

sotme standarde. Lidhur me këtë dukuri, edhe studiuesi Jorgji Gjinari në një studim mbi

historinë e dialekteve shprehet pikërisht kështu: “Reduktimi nga â në ë duhet të ketë kaluar

nëpër disa faza, ka nisur me labializimin e â-së dhe pastaj, duke u theksuar gjithmonë e më

shumë karakteri labial i saj, â-ja ka kaluar nëpër një o (një variant të o-së) dhe prej këtij në

zanoren e reduktuar ë. Ka shumë të ngjarë që denazalizimi i â-së të jetë kryer në fazën o dhe

pikërisht për shkak të ndërrimit të saj në o, sepse, për shkaqe të panjohura mirë, ndoshta

sepse kur u formuan zanoret hundore nuk qëlloi o-ja në një pozitë të atillë që të shndërrohej

në ô, shqipja në përgjithësi nuk ka zanore ô primare, të mirëfilltë…” 57 . Duke marrë parasysh

edhe këtë citim mund të mendojmë se me kalimin e kohës kjo /o/ e sotme mund të errësohet

në /ë/.

Në brezin e mesëm dhe në atë të vjetër vëmë re se zanorja ë e patheksuar, para

bashkëtingëllores -ll, në disa fjalë të caktuara shfaqet si u: pullo:m, pullum etj. në vend të

pëllëmbë, pëllumb etj. Ndërkaq, në brezin e ri nuk vihet re kjo dukuri për fjalët e mësipërme,

pasi ato realizohen në: pëllo:m; pëllum etj.

Ndërkohë, zanorja e patheksuar /u/ përpara bashkëtingëlloreve -ll, -r dëgjohet si /ë/: kumëll,

sqetëll, shpatëll, çakëll, petëll, ufëll, lepër, hekër etj. Por, te brezi i ri i folësve ndeshen dhe

raste të përdorimit të rregullt të kësaj zanoreje.

Grupi /vo/, që në Kavajë dëgjohej rregullisht, në ditët e sotme, në subjekte të ndryshme

(sidomos nga brezi i ri) dëgjohet shpesh /va/. P.sh.: vatër, i varfër, varreza ndeshen shpesh,

por përdoren ende edhe voj, vorr etj.

/o/-ja e patheksuar në rrokje nistore ruhet në të folmen e të rinjve (ndryshe nga brezi më i

vjetër që bën kalimin /o/>/a/): damote>domote; gamor>gomor; flarij>florij; aborr>oborr

etj. Kjo dukuri nuk është shmangur krejtësisht, pasi patere, dallap etj. përdoren sërish.

55 Në monografinë e tij, M. Çeliku ka gjurmuar të folmen e Kavajës kryesisht në brezin e vjetër duke

lënë mënjanë të folmen e brezit të ri dhe ndikimet e gjuhës letrare në breza të ndryshëm.

56 Fjalë të urta dhe shprehje kavajase, dorëshkrim, mbledhur nga N. Rroli.

57 Shih: J. Gjinari, Për historinë e dialekteve në gjuhën shqipe, në “St. fil.”, 4, 1968.

~ 54 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!