20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

udhëzuar punonjësit, duke afruar udhëheqësin, menaxherët arrijnë të realizojnë objektivat. (Nano,

2003).

Drejtimi një art, drejtuesi nje krijues: dy koncepte të lidhura ngushtë me njëri tjetrin. ”Një drejtues i

mirë mendon dhe vepron duke u kujdesur për mësuesit dhe rezultatet e tyre, sepse mësuesit që

ndjehen mirë në vetvete, me siguri arrijnë rezultate të mira” (Aliçka,1998. fq 13). Drejtuesi duhet të

marrë përgjegjësi dhe të krijojë një ekip rezulativ të jëtë frymëzim, nxitje për stafin me shembull

personal dhe marrje përgjegjësish. Një nocion i ri përdoret për: drejtuesit vizionare, udheheqje

vizionere, udhëheqje e transformimit .Rëndësia e vizionit, kur një drejtues është i qartë është atribut i

një udhëheqje të suksesshme. Vizioni i drejtuesve përfshin ndryshimet në nivel shkolle: ndryshim në

menaxhimin e mësimdhënies dhe të nxënët, në menaxhimin e njerëzve, në menaxhimin e politikës dhe

të planifikimit të zhvillimit të shkollës, në menaxhimin e burimeve dhe financës së shkollës. Vizioni i

drejtuesit është organizativ, ai përfshin gjithë sistemin, ndërsa vizioni i mësuesve përqëndrohet në

veprime individuale dhe personale për ndryshimin e shkollës (Mita, 2004).

Organizimi dhe drejtimi i jetës së shkollës është një process kompleks dhe i vështirë .Vështirësitë që

has drejtori i shkollës në punën e tij janë se “… mësuesit janë konservatorë, indvidualistë dhe të

orientuar drejt problemeve të çastit” (Pasku , 2003. fq.6).

Drejtori duhet të udhëheqë grupin dhe duhet të jetë: udhëheqës, komunikues, thithës, gjenerues,

vendimarrës, ndjekës, konsekuent i zbatimit të vendimit, vlerësues i vetes së tij, koordinues (Aliçka,

1998). Udhëheqësit duhet të jenë në gjendje të parashikojnë saktë nevojat e mësuesve të tyre,

fuqizimin e tyre për të ndarë vizionin, dhe mundësimit të krijimit të një klime pozitive. Drejtimi ka

thjeshtësinë, por dhe kompleksitetin (Fullan 2001).

Sipas Goleman (Fullan 2001), duke qene se drejtimi është një proces i ndërlikuar drejtuesi duhet të

përdorë disa stile drejtimi. Ai listoi katër stile si të rëndësishme që krijojnë atmosferë pozitive dhe

arrijnë rezulatate: stili autoritar, bashkëpunues, konsultativ, demokratik. “Drejtuesit që zotërojnë katër

ose më shumë, sidomos stilin autoritar, demokratik, bashkëpunues dhe trajnues – kanë atmosferë më

të mirë dhe punët iu ecin mirë. Dhe drejtuesit më të frytshëm kalojnë nga një stil në tjetrin, sipas

nevojës. Ata arrijnë ta kuptojnë shumë mirë ndikimin që kanë mbi të tjerët dhe e përshtasin stilin në

mënyrën e duhur, për të arritur rezultate më të mira” (Golemann, 2000; Fullan 2001, fq.226). Duke

shqyrtuar literaturën del qartë se drejtori i shkollës duhet të ketë aftësi dhe zotësi për të kryer me

sukses detyrën e tij. Ai duhet të jetë: vizonar, njerëzor, mbështetës, bashkëpunues. Drejtimi duhet te

jëtë i orientuar si në arritjen e rezultateteve, ashtu dhe në marrëdhëniet njerëzore. Për drejtuesin është i

rëndësishëm; komunikimi me stafin,vendimarrja, delegimi i kompetencave, motivimi i stafit, lidhjet

publike, vlerësimi. Në situata të ndryshme ai të jetë vizionari, zgjidhësi i problemeve dhe ecurisë së

proçesit mësimor.

3.Metodologjia

Për qëllimin e këtij studimi është përdorur kërkimi deskriptiv, i cili përshkruan se cili është stili i

drejtimit.sipas perceptimit të mësuesve. Përmes shqyrtimit kritik të literaturës është dhënë një tablo e

teorive dhe studimeve aktuale. Ky studim realizon matje të llojit te drejtimit përmes një përqasjeje

sasiore duke përdorur mbledhjen e të dhënave përmes pyetësorëve për mesuesit, për të kuptuar

perceptimin e tyre për drejtimin e shkollës dhe analizës së tyre.

Instrumenti i përdorur në studim është pyetësor. Pyetësori është i standartizuar dhe përmban 23

pohime. Kampioni është: 35 mësues të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës. Pyetësorët janë

përpunuar me SPSS (Satistical Package for Social Scientists Sofëare) version 16, e cila ka lehtësuar

nxjerrjen e të dhënave sasiore. Pyetësori ka synyar mbledhjen e informacionit specifik.

4.Gjetjet

Janë paraqitur rezultatet kryesore të pjesës sasiore të kërkimit, pyetësorëve të mësuesve.

Tabela

Frekuenca e vlerave ne %

Gjetjet kryesore

Pothuajse Ndonjëherë Shpesh Gjithmonë

asnjëherë

1 Percemtimi i mësuesve mbi komunikimin 8.6 40.0 51.4

~ 548 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!