Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Ma .Mirela KARABINA 1 : PERCEPTIMI I MESUSEVE PER FORMEN DHE STILIN E DREJTIMIT TE SHKOLLES. ~ 547 ~ ( 1 )Universiteti i Tiranës Fakulteti i Shkencave Sociale Departamenti Pedagogji-Psikologji Abstrakt Ky shkrim është një përpjekje për të krijuar mundësinë e njohjes së formës dhe stilin të drejtimit të shkollës, si një faktor i rëndësishëm në arritjen e rezultateve dhe klimës pozitive, mundësisë së ndërhyrjes për përmirësimin e formës së drejtimit. Pyetja e ngritur është: “Cili është stili i drejtimit që përdoret në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Tiranës?” Për këtë është zhvilluar pyetësor me mësues për të parë perceptimin e tyre mbi formën e drejtimit të shkollës. Janë ballafaquar rezultatete e pyetësorit me teoritë dhe studimet aktuale të stilit të drejtimit të shkollës, rëndësisë së përdorimit të disa stileve të ndërthurura për të kuptuar rëndësinë dhe mundësinë e përmirësimit të tyre. Rezultatet e studimit kanë mbështetur hipotezën e ngritur se: ”Stili i përdorur është bashkëpunues dhe konsultativ”. Mbi këtë bazë janë dhënë konkluzione dhe rekomandime, të cilat janë parë si ndihmesa në këtë fushë dhe do të shërbejnë si mbështetje për njohjen dhe përmirësimin e drejtimit të shkollës. 1.Hyrje Një nga çështjet me interes në fushën e drejtimit të shkollës është stili i drejtimit, dhe specifikisht lloji i stilit që përdoret nga drejtuesit, efikasiteti i tyre. Ne trashëgojmë një traditë, e cila ka krijuar kulturën tonë të drejtimit. E kaluar nga një brez në tjeter, kjo formë vjen duke u ndryshuar për arsye të zhvillimit të shoqërise. Në këtë shoqëri që ndryshon, roli i drejtuesit është i rëndësishëm, por edhe i vështirë. Përkushtimi ynë profesional, qytetar, human, duhet të jetë në ndihmesën për të treguar rrugët dhe mundësitë pozitive, koherente, efektive për përmirësimin e stileve të drejtimit (Fullan, 2010). Në kushtet aktuale drejtimi i shkollës paraqet probleme.të karaktereve të ndryshme. Kapacitetet drejtuese herë-herë janë të diskutueshëm dhe sjellin problematikën e tyre në drejtim. Tradita, eksperienca, gjendja aktuale kërkon një vemendje nga të gjithë aktorët për këtë çështje. 1.1 Qëllimi i studimit: Vlerësimi i stileve të drejtimit që aplikohen sot në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Tiranës. 1.2 Objektivat e studimit 1.Të identifikojë stilet e drejtimit në shkollat 9- vjeçare të qytetit të Tiranës. 2.Të pasqyrojë format dhe stilet e drejtimit në teoritë dhe studimet aktuale. 3.Të pasqyrojë opinionin e mësuesve mbi formën e drejtimit. 4.Të ofrojë rekomandime për përmirësimin e drejtimit të shkollës. 2.Shqyrtimi i literaturës Eksperienca e vendeve perëndimore afron analiza dhe raporte, ku roli i drejtuesit në arritjet e shkollës është parësor. Në praktikën tonë në analiza dhe raporte, drejtuesi është parë si një nga faktorët në ecurinë e shkollës, por jo si çelësi i suksesit të saj.“Drejtimi nuk është mobilizimi i të tjerëve për të zgjidhur problemin, sepse ato e dinë si ta zgjidhim, por t,i ndihmojë ato të përballen me problemin, i cili nuk është zgjidhur me sukses” (Fullan, 2004, fq.1). Peter Drucker, teoricien i menaxhimit shprehte se menaxhuesit i japin organizatës drejtimin dhe vendosin si t’i përdorin burimet e organizatës, qoftë kjo ndërmarrje prodhuese apo shkollë. Duke

KUMTESA udhëzuar punonjësit, duke afruar udhëheqësin, menaxherët arrijnë të realizojnë objektivat. (Nano, 2003). Drejtimi një art, drejtuesi nje krijues: dy koncepte të lidhura ngushtë me njëri tjetrin. ”Një drejtues i mirë mendon dhe vepron duke u kujdesur për mësuesit dhe rezultatet e tyre, sepse mësuesit që ndjehen mirë në vetvete, me siguri arrijnë rezultate të mira” (Aliçka,1998. fq 13). Drejtuesi duhet të marrë përgjegjësi dhe të krijojë një ekip rezulativ të jëtë frymëzim, nxitje për stafin me shembull personal dhe marrje përgjegjësish. Një nocion i ri përdoret për: drejtuesit vizionare, udheheqje vizionere, udhëheqje e transformimit .Rëndësia e vizionit, kur një drejtues është i qartë është atribut i një udhëheqje të suksesshme. Vizioni i drejtuesve përfshin ndryshimet në nivel shkolle: ndryshim në menaxhimin e mësimdhënies dhe të nxënët, në menaxhimin e njerëzve, në menaxhimin e politikës dhe të planifikimit të zhvillimit të shkollës, në menaxhimin e burimeve dhe financës së shkollës. Vizioni i drejtuesit është organizativ, ai përfshin gjithë sistemin, ndërsa vizioni i mësuesve përqëndrohet në veprime individuale dhe personale për ndryshimin e shkollës (Mita, 2004). Organizimi dhe drejtimi i jetës së shkollës është një process kompleks dhe i vështirë .Vështirësitë që has drejtori i shkollës në punën e tij janë se “… mësuesit janë konservatorë, indvidualistë dhe të orientuar drejt problemeve të çastit” (Pasku , 2003. fq.6). Drejtori duhet të udhëheqë grupin dhe duhet të jetë: udhëheqës, komunikues, thithës, gjenerues, vendimarrës, ndjekës, konsekuent i zbatimit të vendimit, vlerësues i vetes së tij, koordinues (Aliçka, 1998). Udhëheqësit duhet të jenë në gjendje të parashikojnë saktë nevojat e mësuesve të tyre, fuqizimin e tyre për të ndarë vizionin, dhe mundësimit të krijimit të një klime pozitive. Drejtimi ka thjeshtësinë, por dhe kompleksitetin (Fullan 2001). Sipas Goleman (Fullan 2001), duke qene se drejtimi është një proces i ndërlikuar drejtuesi duhet të përdorë disa stile drejtimi. Ai listoi katër stile si të rëndësishme që krijojnë atmosferë pozitive dhe arrijnë rezulatate: stili autoritar, bashkëpunues, konsultativ, demokratik. “Drejtuesit që zotërojnë katër ose më shumë, sidomos stilin autoritar, demokratik, bashkëpunues dhe trajnues – kanë atmosferë më të mirë dhe punët iu ecin mirë. Dhe drejtuesit më të frytshëm kalojnë nga një stil në tjetrin, sipas nevojës. Ata arrijnë ta kuptojnë shumë mirë ndikimin që kanë mbi të tjerët dhe e përshtasin stilin në mënyrën e duhur, për të arritur rezultate më të mira” (Golemann, 2000; Fullan 2001, fq.226). Duke shqyrtuar literaturën del qartë se drejtori i shkollës duhet të ketë aftësi dhe zotësi për të kryer me sukses detyrën e tij. Ai duhet të jetë: vizonar, njerëzor, mbështetës, bashkëpunues. Drejtimi duhet te jëtë i orientuar si në arritjen e rezultateteve, ashtu dhe në marrëdhëniet njerëzore. Për drejtuesin është i rëndësishëm; komunikimi me stafin,vendimarrja, delegimi i kompetencave, motivimi i stafit, lidhjet publike, vlerësimi. Në situata të ndryshme ai të jetë vizionari, zgjidhësi i problemeve dhe ecurisë së proçesit mësimor. 3.Metodologjia Për qëllimin e këtij studimi është përdorur kërkimi deskriptiv, i cili përshkruan se cili është stili i drejtimit.sipas perceptimit të mësuesve. Përmes shqyrtimit kritik të literaturës është dhënë një tablo e teorive dhe studimeve aktuale. Ky studim realizon matje të llojit te drejtimit përmes një përqasjeje sasiore duke përdorur mbledhjen e të dhënave përmes pyetësorëve për mesuesit, për të kuptuar perceptimin e tyre për drejtimin e shkollës dhe analizës së tyre. Instrumenti i përdorur në studim është pyetësor. Pyetësori është i standartizuar dhe përmban 23 pohime. Kampioni është: 35 mësues të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës. Pyetësorët janë përpunuar me SPSS (Satistical Package for Social Scientists Sofëare) version 16, e cila ka lehtësuar nxjerrjen e të dhënave sasiore. Pyetësori ka synyar mbledhjen e informacionit specifik. 4.Gjetjet Janë paraqitur rezultatet kryesore të pjesës sasiore të kërkimit, pyetësorëve të mësuesve. Tabela Frekuenca e vlerave ne % Gjetjet kryesore Pothuajse Ndonjëherë Shpesh Gjithmonë asnjëherë 1 Percemtimi i mësuesve mbi komunikimin 8.6 40.0 51.4 ~ 548 ~

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Ma .Mirela KARABINA 1 : PERCEPTIMI I MESUSEVE PER FORMEN DHE STILIN E

DREJTIMIT TE SHKOLLES.

~ 547 ~

( 1 )Universiteti i Tiranës

Fakulteti i Shkencave Sociale

Departamenti Pedagogji-Psikologji

Abstrakt

Ky shkrim është një përpjekje për të krijuar mundësinë e njohjes së formës dhe stilin të drejtimit të

shkollës, si një faktor i rëndësishëm në arritjen e rezultateve dhe klimës pozitive, mundësisë së

ndërhyrjes për përmirësimin e formës së drejtimit. Pyetja e ngritur është: “Cili është stili i drejtimit që

përdoret në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Tiranës?” Për këtë është zhvilluar pyetësor me mësues për

të parë perceptimin e tyre mbi formën e drejtimit të shkollës. Janë ballafaquar rezultatete e pyetësorit

me teoritë dhe studimet aktuale të stilit të drejtimit të shkollës, rëndësisë së përdorimit të disa stileve

të ndërthurura për të kuptuar rëndësinë dhe mundësinë e përmirësimit të tyre. Rezultatet e studimit

kanë mbështetur hipotezën e ngritur se: ”Stili i përdorur është bashkëpunues dhe konsultativ”. Mbi

këtë bazë janë dhënë konkluzione dhe rekomandime, të cilat janë parë si ndihmesa në këtë fushë dhe

do të shërbejnë si mbështetje për njohjen dhe përmirësimin e drejtimit të shkollës.

1.Hyrje

Një nga çështjet me interes në fushën e drejtimit të shkollës është stili i drejtimit, dhe specifikisht lloji

i stilit që përdoret nga drejtuesit, efikasiteti i tyre. Ne trashëgojmë një traditë, e cila ka krijuar kulturën

tonë të drejtimit. E kaluar nga një brez në tjeter, kjo formë vjen duke u ndryshuar për arsye të

zhvillimit të shoqërise. Në këtë shoqëri që ndryshon, roli i drejtuesit është i rëndësishëm, por edhe i

vështirë. Përkushtimi ynë profesional, qytetar, human, duhet të jetë në ndihmesën për të treguar rrugët

dhe mundësitë pozitive, koherente, efektive për përmirësimin e stileve të drejtimit (Fullan, 2010). Në

kushtet aktuale drejtimi i shkollës paraqet probleme.të karaktereve të ndryshme. Kapacitetet drejtuese

herë-herë janë të diskutueshëm dhe sjellin problematikën e tyre në drejtim. Tradita, eksperienca,

gjendja aktuale kërkon një vemendje nga të gjithë aktorët për këtë çështje.

1.1 Qëllimi i studimit:

Vlerësimi i stileve të drejtimit që aplikohen sot në shkollat 9-vjeçare të qytetit të Tiranës.

1.2 Objektivat e studimit

1.Të identifikojë stilet e drejtimit në shkollat 9- vjeçare të qytetit të Tiranës.

2.Të pasqyrojë format dhe stilet e drejtimit në teoritë dhe studimet aktuale.

3.Të pasqyrojë opinionin e mësuesve mbi formën e drejtimit.

4.Të ofrojë rekomandime për përmirësimin e drejtimit të shkollës.

2.Shqyrtimi i literaturës

Eksperienca e vendeve perëndimore afron analiza dhe raporte, ku roli i drejtuesit në arritjet e shkollës

është parësor. Në praktikën tonë në analiza dhe raporte, drejtuesi është parë si një nga faktorët në

ecurinë e shkollës, por jo si çelësi i suksesit të saj.“Drejtimi nuk është mobilizimi i të tjerëve për të

zgjidhur problemin, sepse ato e dinë si ta zgjidhim, por t,i ndihmojë ato të përballen me problemin, i

cili nuk është zgjidhur me sukses” (Fullan, 2004, fq.1).

Peter Drucker, teoricien i menaxhimit shprehte se menaxhuesit i japin organizatës drejtimin dhe

vendosin si t’i përdorin burimet e organizatës, qoftë kjo ndërmarrje prodhuese apo shkollë. Duke

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!