20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Zeqir VESELAJ 1 , DR. Mihallaq QIRJO 2 , MA. Zenel KRASNIQI 3 : NXËNËSI SI

PROMOTOR I EDUKIMIT DHE VETËDIJËSIMIT MJEDISOR NË SHOQËRINË NË

TRANZICION- RASTI I KOSOVËS

Abstrakt

~ 543 ~

1. Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës

2. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

r., Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës

Edukimi mjedisor po zë një vend gjithnjë e më të mirë në kurrikulin e sistemit arsimor në Republikën

e Kosovës. Ky punim paraqet një analizë të procesit reformave të sistemit arsimor në vendin tonë ku

qasja kryesore është ajo me nxënësin në qendër. Kështu nxënësi mund të jetë promotor i fuqishëm i

përmirësimit të situatës mjedisore në shoqëri përmes një edukimi më të fuqishëm dhe modern.

Nxënësi është anëtar i një familje, ndërsa familja baza e shoqërisë. Futja e edukimit mjedisor si lëndë

e veçantë apo ndër-kurrikulare është temë e diskutimit jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë duke

favorizuar herë njërën e herë tjetrin opcion. Futja në sistemin arsimor e materialeve moderne didaktike

mjedisore si Paketa e Gjelbër është një hap i madh në këtë drejtim. Mirëpo kjo Paketë aktualisht

mbulon vetëm shkollën e mesme të ulët (klasa nga VI-IX), e jo edhe shkollimin fillor (klasa nga I-V).

Fjalët kyqe: edukimi, kurrikuli, mjedisi, nxënësi, paketa e gjelbër,

Hyrje

Definicioni edukim mjedisor, pas disa dekadash përdorimi në qarqet edukative qoftë si e zakonshme

apo e rastit, më në fund është bërë pjesë e fjalorit bashkohor të edukimit. Kjo është me rëndësi të

madhe, sepse definitivisht po adresohen nevojat e edukimit të qytetarëve të globit për marredhëniet e

tyre me planetin Tokë.

Edukimi mjedisor nuk është dicka e re në botëkutimet e ekspertëve arsimor, dhe nuk është futur me

rritjen e brengave për mjedisin dhe me nismat e reja kurrikulare. Ky proces ka evoluar për vite e

dekada me radhë.

Ngjarja e parë e madhe në histori, që ka synuar ta definoj termin edukim mjedisor ishte Konferenca

Ndërkombëtare për Kurrikulin e Edukimit Mjedisor me 1970 në Carson City (Nevada SHBA). Në

Konferencë u propozua dhe u aprovua një definim klasik për edukimin mjedisor i cili thotë: edukimi

mjedisor është një proces i njohjes së vlerave dhe qartësimit të koncepteve me qëllim që të zhvilloj

aftësitë dhe qendrimet e domosdoshme për të kuptuar dhe vlerësuar marrëdhëniet dhe ndërveprimet në

mes njeriut, kulturës dhe rrethinës së tij biofizike. Edukimi mjedisor gjithashtu p[rfshin. praktikat në

vendimmarrje dhe vet-formulimin e kodit për sjelljet që kanë të bëjnë me cështjet e cilësisë së

mjedisit” (IUCN, 1970). Ky definimi u promovua edhe më tutje, dhe po me 1970 në SHBA aprovohet

Ligji për Edukimin Mjedisor që i jep një stimulim të fuqishëm ngritjes së vetëdijes për mjedisin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!