20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Alma KUÇAJ: E FOLMJA E QYTETIT TË KAVAJËS, HETIME RRETH

NDRYSHORËVE SOCIOLINGUISTIKË TË GJINISË, MOSHËS E BESIMIT

Në vitet e fundit në gjuhësinë shqiptare janë shtuar studimet në rrafshin sociolinguistik, duke

hulumtuar sjelljen e shtresave të ndryshme shoqërore ndaj gjuhës dhe veçori të ligjërimit të

tyre.

Studimet e mëparshme dialektologjike, sigurisht, do të shërbejnë si bazë krahasimi me

gjendjen e sotme të gjuhës, që do të jetë edhe pika e rëndesës në punimin tonë. Lidhur me të

folmen e qytetit të Kavajës 52 kemi vënë re dhe ndryshime midis folësve dhe “lëkundje”

brenda të njëjtit subjekt e këto, në varësi të disa ndryshorëve sociolinguistikë siç janë ata të

moshës, gjinisë dhe besimit. Pikërisht këta faktorë na orientuan në një studim të kahut

sociolinguistik të së folmes.

Mosha është vështruar si një nga faktorët natyrorë të diferencimit dhe të diversitetit të sjelljes

gjuhësore të individëve. Brenda një bashkësie shoqërore ekzistojnë dhe dallime midis

brezave. Me këtë faktor të rëndësishëm sociolinguistik janë marrë studiues të huaj si

Reichtein e Labov, si dhe studiues shqiptarë që kanë botuar një numër studimesh për

dallimet midis brezave të folësve duke filluar nga disa trajtime të përgjithshme të

marrëdhënieve dialekt - gjuhë letrare të bëra nga J. Gjinari e deri në disa hetime dhe rezultate

më të qarta për këtë çështje në studimet për të folmet e Lezhës nga Gj. Shkurtaj dhe të qytetit

të Elbasanit nga Xh. Gosturani. Nga studimet është vënë re se “ligjërimi i bashkësive

shoqërore etnikisht homogjene, paraqet variacione sipas brezave. Zakonisht të rinjtë flasin

në mënyrë të tillë që dallohen nga të moshuarit, ndonjëherë edhe duke përdorur kode apo

nënkode të tyre, të huaj për brezin më të moshuar...” 53 .

Këtë faktor e kemi parë gjithashtu të shtrirë dhe veprues në gjuhën e folësve të qytetit të

Kavajës. Duke vijuar dhe duke u mbështetur edhe në studimin e bërë nga Mehmet Çeliku 54

dhe duke e ballafaquar atë me të folmen e sotme të qytetit të Kavajës, në një vështrim të

përgjithshëm mund të themi se nuk kanë ndodhur shumë ndryshime këto dhjetëvjetëshat e

fundit. Megjithatë, duke marrë parasysh karakterin gjithnjë inovues të gjuhës, si dhe një sërë

faktorësh të tjerë që kanë ndikuar në gjuhë, jemi përpjekur të parashtrojmë më poshtë disa

nga ndryshimet më kryesore në të folmen e Kavajës në aspektin fonetik, morfologjik,

sintaksor dhe leksikor ndërmjet brezash të moshave të ndryshme. Duhet të theksojmë se,

52 Anketimet dhe intervistat janë realizuar në një periudhë 2-vjeçare për qytetarë kavajas të moshave

16-70 vjeç (femra dhe meshkuj) të besimeve të ndryshme.

53 Shih: Gj. Shkurtaj, Sociolinguistika, Tiranë, 2003, f. 154.

54 Shih: M. Çeliku, Të folmet e Kavajës, në “Dialektologjia shqiptare”, II, 1974, f. 133.

~ 53 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!