20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Luljeta KABASHI M.A, Mehmet KASTRATI & Qëndrim PAJAZITAJ:

GJITHËPËRFSHIRJA E NXËNËSVE TË VERBËR DHE ME TË PARË TË DOBËSUAR NË

KLASA TË RREGULLTA- RASTE STUDIMI

Hyrja

Me Ligjin për arsimin parauniversitar gjithëpërfshirja pranohet si formë më e përshtatshme dhe se

mundëson largimin nga izolimi i fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore në këtë rast edhe nxënësve të

verbër dhe nxënësve me të parë të dobësuar. Në faktin se të verbërit shkollohen nuk ka asgjë të

jashtëzakonshme. Tani pas gjashtë vjet themelimi të Qendrës së parë Burimore për mësim “Dr

Xheladin Deda” në Pejë mund të analizojmë gjendjen e përkrahjes për nxënësit e verbër të integruar.

Fëmijët e verbër si edhe fëmijët tjerë e dëshirojnë lojën dhe dëshirojnë të mësojnë, ta kenë klasën e

tyre dhe mësuesin dhe të jetojnë me familjen e tyre. Që integrimi i fëmijës së verbër në shkolla të jetë

i sukseshëm, të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces duhet si ekip të marrin pjesë dhe çdo ditë të

zgjerojnë kompetencat e veta me përvoja duke percjell literaturë, trajnime por edhe përvojen e arritur

në punë me fëmijët e verbër.

Fakti që në shkollat e rregullta të Kosovës vijojnë mësimin nxënësit e verbër-mësimdhënësit mund t’i

zë të papërgatitur për këto situata. Dhe në emër të proceseve gjithëpërfëshirëse ka qenë nevojë e

kohës të themelohen shërbimet për përkrahjen e nxënësve të përfshirë dhe mësimdhënësve. Dhe

kërkohet që nxënësi i verbër të percjellet gjatë shkollimit përmes mësueve udhëtues. Në Qendren

Burimore për mësim “Dr Xheladin Deda” në Pejë aktualisht janë dy mësues udhëtues që mbështesin

fëmijët e integruar në tërë Republikën e Kosovës.

Për këtë kemi analizuar dy raste studimi me fëmijë të verbër të intergruar në sistemin e rregullt

shkollor. Sa janë mësimdhënësit të përgatitur për përfshirjen e fëmijëve të verbër dhe më të parë të

dobësuar dhe cilat jane nevojat e tyre për të ngritur kompetencën profesionale?

Detyrat e ndërlikuara që paraqiten para tyre, me nxënës të ndryshëm me nevoja të ndryshme në arsim

është sfidë. Për këtë mësuesit duhet të jenë të drejtuar në punë ekipore me bashkëpunëtorë profesional

dhe prindër, çka nënkupton zhvillim profesional të vazhdueshëm.

Praktika e mirë në mësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore varet nga faktor të numrët, dhe

angazhimi i mësimdhënësve është njëri nga më të rëndsishëmit. Për të verbërit dhe atyre me shikim të

dobësuar, dëgjimi dhe të prekurit janë shqisa kryesore, dhe kështu metodat e punës duhet të jenë të

drejtuara nga këto dy shqisa.

Qendrat Burimore për mësim dhe procesi gjithëpërfshirës

Për shkaqe praktike përkrahja nga instutucionet e specializuara siç janë Qendrat Burimore ka qenë

nevojë e domosdoshme të realiohet edhe në praktikë.

Si paradigëm e re në edukim, nxënësit vinë si subjekt aktiv në procesin e përfshirjes për përmbushjen

e nevojave individuale dhe duhet të shënohet se nxënësit kanë (a) karakteristika të ndryshme të stilit të

nxenjes (b) objektiva të ndryshme të mësimit, (c) mjedise të ndryshme.

Kjo do të thotë se mbështetja me ekperiencë të përshtatshme tek individi kërkon metoda dhe burime

për nxënje. Burimet për mësim dhe materialet çka përfshinë, libra, video-incizime, audio-kaseta,

programe video, material didaktike dhe mjete tjera ndihmëse shtesë për specifikat e individit.

~ 531 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!