20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Nazmi XHOMARA (PhD Student): KUALIFIKIMI PROFESIONAL I MËSUESVE NË PUNË

Specialist Edukimi- Instituti i Zhvillimit të Arsimit & Pedagog i Jashtëm-

Universiteti i Tiranës Fakulteti i Shkencave Sociale

Abstrakt

Studimi paraqet një analizë deskriptive të arritjeve të mësuesve në Kualifikimin Profesional

2011. Metodat e studimit përfshijnë analizën e vlerësimit të arritjeve të mësuesve në kualifikimin

2011, sikurse analizën e elementeve strukturorë të kualifikimit. Rezultatet e të dhënave të analizuara

tregojnë që arritjet e mësuesve në kualifikimin 2011 janë më të larta se ato të kualifikimit 2010 në dy

ekstremet e arritjeve. Për më tepër në kualifikimin 2011 janë bërë disa ndryshime strukturore

krahasuar me strukturën e kualifikimit 2010.

1. Struktura e Kualifikimit të Mësuesve

Që prej vitit 2007 kualifikimi profesional i mësuesve, po zhvillohet sipas një skeme ku

ndërthuren elementë strukturorë dhe përmbajtësorë, si edhe institucione në nivel qendror dhe lokal.

Nëse në strukturën e vjetër të kualifikimit, që nga procesi i aplikimit e deri në marrjen e çertifikatës

përkatëse gjithçka mbyllej brenda nivelit të (DAR/ZA) Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore,

në strukturën ekzistuese procesi nis pranë DAR/ZA-ve dhe përfundon në nivelin qendror duke

nënkuptuar (MASH) Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe (IZHA) Instituti i Zhvillimit të Arsimit.

Gjithashtu nëse në strukturën e vjetër mësuesit kandidatë i nështroheshin një provimi me gojë përpara

një komisioni në nivel DAR; në strukturën ekzistuese ata duhet të hartojnë produkte profesionale

individuale për të cilat vlerësohen në nivel DAR/ZA, si edhe i nënshtrohen një testimi kombëtar të

standartizuar.

Produktet profesionale individuale, të njohura si Portofoli i Mësuesit, të cilat vlerësohen nga

komisione të ngritura në nivel DAR/ZA janë: (1) Plan mësimor vjetor; (2) Plan mësimor ditor; (3)

Test kapitulli lëndor; (4) Projekt kurrikular; (5) Objektiva të arritjeve në një kapitull lëndor.

Secili prej elementeve të portofolit profesional të mësuesit vlerësohet me nga 3 pikë, duke

nënkuptuar që në nivel DAR/ZA kandidati siguron një total prej 15 pikësh, që i korespondon

gjithashtu 15% të vlerësimit përfundimtar. Elementi i dytë më i rëndësishëm për nga pesha që zë është

testi, i cili përbëhet nga këta elementë : (1) Dokumentacioni shkollor; (2) Programi lëndor; (3) Aftësi

metodologjike; (4) Aftësi shkencore (Rregullore e MASH, 2011).

Vlerësimi i secilit prej këtyre elementeve në kualifikimin 2011 është përkatësisht: 4, 8, 12, 13

dhe 45 pikë. Testi në vlerësimin përfundimtar zë 70%. Elementi i tretë i formatit të vlerësimit të

mësuesve janë Bonuset, të cilët zënë secili nga 5 pikë duke prodhuar një total prej 15 pikësh, ose 15%

në vlerësimin përfundimtar të kandidatit. Bonuset, përbëhen nga tre elemente : (1) Grada master ose

doktoraturë (Ma, Dr); (2) Çertifikatë e gjuhës së huaj; (3) Çertifikatë (TIK) Teknologji e

Informacionit dhe Komunikimit.

Nivelet e vlerësimit të mësuesve në procesin e kualifikimit sipas skemës aktuale janë : A-

Shkëlqyeshëm; B- Shumë Mirë; C- Mirë; D- Mjaftueshëm; E- Dobët

Pas fitimit të njërit prej katër niveleve të para të vlerësimit, mësuesit përfitojnë rritje page

përkatësisht: kategoria e III, që nënkupton mësuesit që kanë 5 vite eksperiencë profesionale 5%,

kategoria e II, që nënkupton mësuesit që kanë 10 vite eksperiencë profesionale 10%, kategoria e I, që

nënkupton mësuesit që kanë 20 vite eksperiencë profesionale 20%.

~ 525 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!