20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Dr.sc. Xhevdet THAQI, Mr.sc. Valbonë BERISHA 1 : KONCEPTI I FUNKSIONIT DHE ÇASJA

E TEKSTEVE SHKOLLORE NË KËTË KONCEPT

1

Fakulteti i Edukimit, Prishtinë

Abstrakt. Koncepti i funksionit është një prej koncepteve bazike në matematikë dhe ka rol qendror në

tërë fushën e matematikës. Ai po ashtu ka një karakter interdisiplinar, prandaj shfrytëzimi i

shumëllojshmërive të paraqitjeve dhe interpretimeve të dukurive natyrore por dhe atyre shoqërore

ndihmon në shpjegimin dhe kuptimine tij. Si i tillë funksioni është një instrument shkencor me

potencial të madh, prandaj duhet të ketë vendin e merituar në arsimin matematik. Të kuptuarit e

rrënjësishëm të konceptit të funksionit nga ana e nxënësve është me rëndësi të madhe si për ngritjen e

mëtejme arsimore të tyre, po ashtu edhe për përballje me problem të përditshmërisë. Te ne në Kosovë,

koncepti i funksionit matematik shtjellohet për herë të parë në klasën e shtatë të shkollës së mesme të

ulët. Me qenëse teksti shkollor është instrumenti kryesor si për mësimdhënësin ashtu edhe për

nxënësin, shohim të rëndësishëm të analizojmë shtjellimin e konceptit të funksionit në tesktet

shkollore. Gjithnjë duke patur në konsiderim se një çasje jo adekuate dhe e limituar, si në pikëpamje

kualitative ashtu edhe në atë kuantitative ashpërson pengesat e nxënësve në nxënien e këtij koncepti.

Në këtë punim do të tentojmë të japim çasje më të plotë dhe gjithëpërfshirëse për këtë problematikë

duke pasur për qëllim ngritjen e rezultatit në mësimdhënien dhe mësimnxënien e funksionit dhe

matematikës në përgjithësi.

Fjalët kyçe: matematikë, arsimi matematik, funksioni, tesktet shkollore.

Hyrje

E dimë se në shkollat tona, teksti shkollor është i vetmi burim dhe mjet i cili shërben për zhvillimin e

orës mësimore, si për mësimdhënësin ashtu edhe për nxënësit. Prandaj, kemi konsideruar të

nevojshme të analizojmë se si shtrohet procesi i të shpjeguarit të njohurive për funksionin dhe

kuptimin e funksionit në shkollë bazuar në tesktin shkollor.

Funksioni është një nga konceptet më të rëndësishme në matematikë dhe njëherit është koncept i cili

mundëson shtjellimin, përkufizimin dhe konstruktimin e koncepteve tjera matematikore. Me një fjalë,

lirisht mund të themi se nëse nxënësi i cili nuk e ndërton drejtë konceptin e funksionit ai do të ketë

vështirësi edhe në kuptimin, zhvillimin dhe konstruktimin e njohurive tjera matematikore.

Çasja kuptimit të funksionit tek nxënësit e shkollës së mesme të ulët, duhet të bazohet në fenomene

dhe dukuri të jetës së përditshme (Harries, I, & Sutherland, R. 1988). Shembuj të tillë ka mjaftë dhe në

çdo hap. Nga pikëvështrimi ynë, në rrethin ku jetojmë vërejmë gjëra dhe situata të ndryshme, por të

vërejturit e tillë bëhet nga kënde të ndryshme varësisht nga individi dhe nga interesimet e tij. Një nga

perspektivat e të vërejturit të tillë të botës që na rrethon është ndryshueshmëria e gjërave dhe

situatave që na rrethojnë (Freudenthal, 1983), si të natyrës fizike ashtu edhe të natyrës sociale, e po

ashtu edhe të natyrës mendore të individit.

Ky të vërejtur, na bënë të zbulojmë një numër të madh të fenomeneve të cilat vazhdimisht ndryshojnë.

Fenomenet dhe situatat e tilla janë të shumta, p.sh. vullneti i njeriut për të zhvilluar ndonjë aktivitet,

të menduarit e përgjithshëm në relación me botën, forma dhe madhësia e trupit të njeriut, e të

ngjashme, por ka gjëra tjera të cilat ndryshojnë dhe ato ndryshime mund të “kuantifikohen” (të

caktohet sasia e ndryshimit të tyre) në ndonjë mënyrë, siç janë: temperatura e një vendi gjatë një dite,

~ 519 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!