20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

papërcaktuar duke i përplasur me njeri tjetrin. Përgjithësisht cinglat përdoren gjatë lodrave të

fëmijëve).

Në përfundim

Krijimtaria popullore për fëmijë tek ne përfshirë këngët, lojërat, veglat popullore për fëmijë, është

shumë e pasur, e lashtë dhe e trashëguar mirë brez pas brezi. Janë të shumta arsyet se pse këngët dhe

lodrat për fëmijë janë baza e formësimit, zhvillimit, ruajtjes dhe transmetimit të vlerave dhe

trashëgimisë tonë kombëtare sa e si duhet brezat e fëmijëve. Zhvillimi i ndjenjës muzikore përmes

këngëve dhe këngëve lojë, dhe jo vetëm i ndjenjës muzikore por që përmes tyre zhvillohen dhe shumë

vlera të tjera si dashuria për punën, për të afërmit, për shioqërinë, për natyrën dhe vendin ku rriten.

Është detyrë shumë e rëndësishme e të gjitha institucioneve, jo vetëm atyre artistike por edhe

arsimore, historike që ta zhvillojnë krijimtarinë popullore për fëmijë si thesar të kulturës dhe

trashëgimisë kombëtare, përmes:

a) njohjes shumë të mirë të traditës muzikore folklorike shqiptare sidomos të këngëve dhe këngëve

lojë për fëmijë;

b) krijimit këngëve të reja për fëmijë me bazë tekstuale dhe muzikore nga krijimtaria popullore për

fëmijë;

c) përdorimit (luajtjes) me instrumente muzikore popullore për fëmijë, bazë për zhvillimin e

ndjeshmërisë ritmike dhe melodike tek fëmijët në shoqërimin e këngëve, valleve dhe këngëve lojë;

d) përdorimit (këndimit dhe ekzekutimit) të këtyre këngëve dhe lojërave muzikore për fëmijë, bazë

për të ruajtur vlerat e trashëgimisë shpirtërore kombëtare të vendit/krahinës nga vijnë;

e) njohjes dhe transmetimit të vlerave të këngëve dhe këngëve lojëra për fëmijë edhe nëpërmjet

kurrikulës shkollore në parashkollor dhe arsimin fillor.

~ 518 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!