20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

nëpërmjet zbërthimit etimiologjik, mund të hetojmë prejardhjen e vetë veglave muzikore.

Etimologjia e emërtimit të veglave muzikore rrjedh nga:

- Vetëkumbimi që vjen nga shkëmbimi i zanoreve dhe bashkëtingëlloreve përbërëse të

fjalës p.sh.: tringëza, tring-tring etj.

- Veprimi i veglave, p.sh emri “gërrëzë” nga folja “gërryej”.

- Lënda përbërëse, p.sh. “ngallice” nga “rrabush I qepës” etj.

- Forma, p.sh.: “bicule”, “shtambukë” etj.

- Plotësimi me mbiemra i disa emrave, p.sh.: “culë –dyjare” , “ çifteli”, etj.

- Emërtimi sipas orendive të shtëpisë i disa mjete paramuzikore, p.sh.:“lugë“, “tepsi” etj.

- Emërtime të ndryshme për të njëjtën vegël muzikore p.sh: “glyrë” e gjejmë edhe me

emërtimin bibizë, borigë, hotë, kabëz etj.

- Emërtime të njëjta për vegla të ndryshme si p.sh.: lahuta dhe llahuta.

- Huazimi nga vende të tjera si p.sh “zumare” emërtim arab; ose huazime lindore p.sh”

buri”, “daulle”, “zurna” etj.

c) Në rrafshin ndërtimor/përbërës të lëndës dhe tingëllimor. Duke bërë një vëzhgim në veglat

muzikore vërehet se ndërtimi i veglave tradicionale muzikore dhe përbërja e materialit është

mjaft i thjeshtë, ku janë shfrytëzuar lëndë të ndryshme si nga drurërt, gjethet, bimët apo edhe

lënfë të tjera me origjinë shtazore. Të tilla janë: gjetje, kallama, fije bari, gurë, guacka etj. E gjithë

tregon lënda përbërëse dhe ndërtimi i saj ndikon në cilësinë e kumbimit të veglave. As koha, as

rrethanat nëpër të cilën kanë shtegtuar këto mjete paramuzikore deri në ditët tona, nuk ka sjellë

ndonjë ndryshim të dukshëm në ndërtimin e tyre. Pra:

- Materiali përbërës i veglave muzikore është i thjeshtë, si druri, gjethet, bimët, kallama, fije

bari, gurë, guacka etj apo edhe lëndë të tjera me origjinë shtazore.

- Lustra i mbron veglat nga ndikimet atmosferike.

- Zbukurimet.

- Lënda përbërëse dhe ndërtimi i saj ndikon në cilësinë e kumbimit të veglave.

Në të kaluarën mjeshtrit popullore zgjidhin lëndën e përshtshme për çdo tip vegle p.sh : për

veglat kordofonë ata njohin sh mirë vetitë e drurit, se cili dru punohet lehtë dhe cili dru

kumbon më mirë, kështu bredhi i kuq shërben për gërroqen e veglave kordofonë, pasi ky lloj

druri nxjerr tingull të kumbueshëm, pasi përmban lëndë rrëshinore se sa bredhi i bardhë.

Organologjia shqiptare ose shkenca e studimit të veglave të muzikës popullore, klasifikon

bashkime të ndryshme veglash muzikore me parime të ndryshme të nxjerrjes së tingullit.

Veglat muzikore klasifikohen në katë grupe bazë, mbështetur parimit të nxjerrjes së tingullit

prej tyre: aerofone, kordofone, membranofone dhe idiofone.

Veglat muzikore popullore në përgjithësi dhe ato për fëmijë në vecanti, shërbejnë për luajtjen me to

dhe shoqërimin e këngëve dhe këngëve lojë të fëmijëve.

Veglat idiofone: Kategori e klasifikimit të veglave muzikore popullore. Në këtë kategori futen vegla

popullore si: gurët, tokëza, çanga, cinglat, rraketakja, rrekëza, gërrëza, tingëzat, stringlat, lugët,

masha, tepsia, këmborët dhe zilet, cungrama etj. Këto vegla i nxjerrin tingujt nga vibrimet e trupit të

tyre të ngurtë të realizuara me goditje, fërkim, tundje etj.

Veglat më të përdorshme për fëmijë janë:

Aerofone: bilbili, me sqep të njëfishtë, pipëza, njëshe (përhapje mbarëkombëtare) dhe

dyshe (vetëm në Shqipërinë Jugore).

Kordofone: çiftelija, që gjendet në veri të Shqipërisë.

Membranofone: poçi, lodra (vegël shoqëruese ose me funksion solistik).

Idiofone: rraketakja (më e përhapur është ajo e ndërtuar me thupra, në formë shporte të

mbyllur me një bisht mbajtës), gërrëza (mjet paramuzikor), cinglat (mjet paramuzikor, që

përbëhen nga dy copa shkopinjsh të drejtë, ose paksa të përkulur, dhe që nxjerrin tinguj të

~ 517 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!