20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

o Personifikimi: gjumi është pëllumbi që vjen dhe e merr fëmijën në krahët e tij.

o Metafora dhe epiteti: flokt’ e kuqe, vetullat e zeza, molla e kuqe, kumri, pëllumb, qingj, dash etj.,

të cilat huazohen ose merren nga mjedisi natyror apo shoqëror për të portretizuar fëmijët e tyre;

o Ritmi, vargjet e këtyre këngëve rimojnë me rimë të pastër, me asonancë dhe alteracion, me

lëvizjet që kryen përkundja e djepit.

Këngët lojë. Djepi i shumicës së shfaqjeve popullore është vetë jeta tradicionale e vendit. Në këtë

klasifikim të lojërave popullore do të fusim të gjitha ato lojëra popullore të cilat kanë në strukturën e

ekzistencës dhe të zhvillimit të tyre objektet, veglat dhe të kënduarin muzikor popullor si dhe

vallëzimin. Sipas Zef Jubanit : …kishte me qenë nevoja me themelue festa kombëtare, ku me

konkurue e të gjithë pa dallim për me ushtrue në të gjujturit e shenjit e ndër lojna gjimnastikore, ku

kërcimet, vallet kombëtare duhet të jenë të frymëzueme prej muzikës dhe kjo kombëtare... Në thelb,

lojërat popullore të kujtojnë disi strukturën e tragjedisë së lashtë e cila kishte në qendër të saj unitetin

mes fjalës, muzikës dhe vallëzimit. Këngët lojë:

o krijohen dhe improvizohen nga vetë fëmijët në kohëra të ndryshme, pa ndonjë koreografi të

veçantë, për të plotësuar kohën apo mungesën e lodrave, duke krijuar vlera të dukshme në

kulturën shpirtërore.

o shprehin ngjarje dhe lojra nga jeta e tyre e përditshme, nga natyra apo fenomene të ndryshme

(shiu, breshëri, kafshët, bimët), ku fëmijët si krijues dhe ekzekutues, zgjerojnë horizontin e

njohurive për botën që i rrethon.

o pasqyrojnë botën e fëmijëve (bisedojnë me retë, me kafshët, etj), shakatë dhe kënaqësitë e

moshës, pafajësinë e tyre.

o ndihmojnë në njohjen e marrëdhënieve brenda familjes dhe jashtë saj, duke përfshirë në lojë edhe

anëtarët e familjes apo të tjerët rreth e qark.

o mbrujtin patritozmin, ku në disa këngë lojë që përmenden emra si të Skënderbeut, Bajram Currit,

e tjerë, ku ata me shumë krenari i përmendin ato dhe shfaqin një urrejtje ndaj të atyre që janë

vrasësit e tyre.

o luhen dhe këndohen zakonisht nga fëmijët e moshës 5-deri në 10 vjeç.

Lojrat popullore janë të shumta dhe të larmishme dhe si të tilla i gjejmë në të gjithë Shqipërinë. P.sh

në Dibër, kemi disa lojra popullore për fëmijë që janë quajtur këngë hoka. Ndër këto lojëra do të

evidentonim lojërat me këngë:

- “Caf-caf” , “Litari i gjatë”, “Suta”, “Bleta”, “Loja e gunave” që i gjejmë në Elbasan, Gramsh,

Berat, Durrës, Tiranë, Vlorë, Tepelenë, dhe Shkodër;

- lojën popullore me kungullishtet e thata të mbushura me guralecë: “Qorthi në litar”-Myzeqe,

Pogradec, Shkodër, “Gjetja e shoqes sipas zhurmës”-Mirditë, “Qorapetkat”-Korçë, “Në rreth të

shokës”-Mitrovicë, “Shokaz”-Opojë etj;

- lojën popullore me zile e këmborë: “Baresha”-Lezhë, “Këmborët në kërrabat e çobanit”-

Gjirokastër;

- lojën popullore me tepsi “Bluaj mulli”-Lezhë dhe “Loja e tepsisë”-Shkodër etj.

Lit: Sokoli Ramadan, “Gjurmime folklorike”, Tiranë 1981; dhe Bushati Enver, “Lojëra popullore”, Tiranë 1990 etj.

Nina – Nëna dhe këngë e lojna fëmijësh I, D.Shala, H. Kajtazi, F.Shkodra, M.Halimi, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i

krahinës socialiste autonome të Kosovës, Prishtinë.

2 Lit: Sokoli Ramadan, “Kangët e djepit”, gaz. “Shqiptarja e re”, 1962, nr. 7,8 etj.

3. Nina – Nëna dhe këngë e lojna fëmijësh I, D.Shala, H. Kajtazi, F.Shkodra, M.Halimi. Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i

krahinës socialiste autonome të Kosovës, Prishtinë.

4 Lit: Sokoli Ramadan, “Gjurmime folklorike”, Tiranë 1981; dhe Bushati Enver, “Lojëra popullore”, Tiranë 1990 etj.

5 R. Sokoli, P.Miso – Veglat muzikore të popullit shqiptar, 1991, Tiranë.

~ 515 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!