Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Msc. Majlinda HALA 1 : TRASHËGIMIA MUZIKORE, PJESË E EDUKIMIT NË KURRIKULAT SHKOLLORE E DOMOSDOSHËMRI PËR RUAJTJEN DHE TRANSMETIMIN E VLERAVE KOMBËTARE ~ 513 ~ ( 1 )Specialiste e kurrikulës së arteve Instituti i Zhvillimit të Arsimit Tiranë, Shqipëri Hyrje Krijimtaria popullore në përgjithësi përfshin trashëgiminë shpirtërore dhe krijimtarinë artistike tradicionale shpirtërore të një komuniteti, e cila përmes vlerave që transmetohen gojarisht ose me mjete të tjera, në thelb pasqyrojnë kulturën dhe identitetin e tyre. Vlerat e trashëgimisë shpirtërore krijohen në lidhje të ngushtë me trashëgiminë materiale dhe atë etnografike të banorëve, në unitet të pandashëm me peizashin dhe mjedisin gjeografik që i rrethon ata. Për këtë arsye trashëgimia shpirtërore shndërrohet në zëdhënësen e spikatur të identitetit kulturor të popujve përmes: gjuhës së folur, folklorit gojor, i shkruar, i regjistruar, vokal, koreografik dhe instrumental, muzikës tradicionale, valleve, kostumeve, veglave muzikore popullore, zakoneve dhe dokeve tradicionale të jetesës, zejeve tradicionale të punës, etj. Këngët, lojërat dhe veglat muzikore për fëmijë, të cilat janë edhe objekt i këtij materiali, janë pjesë e pandashme e zhvillimit kulturor, e cila i shoqëron ata në familje dhe më gjerë. Ky material kërkon të prekë dhe njohë sadopak, çfarë bën pjesë në krijimtarinë popullore për fëmijë, klasifikimet dhe llojet, si kanë ardhur ato deri në ditët tona, mënyrat e transmetimit të tyre të para këto rrafshin historik, gjeografik, gjuhësor, ndërtimor etj. Së pari, ky material evidenton dhe thekson rëndësinë e muzikës shqiptare dhe ruajtjes e transmetimit të saj nëpërmjet këngëve dhe lojërave muzikore për fëmijë. Së dyti, muzika është një mjet i fuqishëm që fëmijët të lidhen me origjinën, me rrënjët e tyre. Një një ninullë apo këngë popullore për fëmijë, e njeh fëmijën me trashëgiminë kulturore të familjes dhe vendit të vet, ku lidhja me rrënjët është një tjetër mjet tjetër për t’u krijuar fëmijëve një mjedis të pasur që nxit zhvillimin social, emocional dhe intelektual tek ata. Së treti, edukimi përmes muzikës popullore për fëmijë kërkon të formojë, të zhvillojë, vlerat e trashëgimisë tonë kulturore kombëtare sa dhe si duhet në breza e rinj dhe të ruajë e të transmetojë këtë krijimtari popullore për fëmijë. Së katërti, edukimi i drejtë i vlerave të krijimtarisë popullore për fëmijë në përgjithësi dhe asaj muzikore në veçanti, duhet bërë edhe përmes kurrikulës shkollore, si domosdoshmëri për ruajtjen dhe transmetimin e këtyre vlerave.

KUMTESA Sigurisht këndimi i këngës fillon të mëtohet që me ninullat e kënduara në djep tek fëmijët nga nënat e tyre. Këngët e djepit apo nina – nanat (D.Shala, H. Kajtazi, F.Shkodra, M.Halimi ) , janë vlera letrare gojore të krijuara, jo prej rastit në rast por të krijuara nga nënat, të cilat shprehin dashurinë e tyre foshnjeve që me shtatet e tyre kanë mbushur djepat dhe dëshirojnë rritjen e tyre. Ato janë këngë popullore me një zë që u këndohen fëmijëve deri në moshën 1-vjeçare, në përgjithësi, janë këngë të shkurtra, me të cilat nëna vë në gjumë fëmijën. Këngë e djepit i gjejmë të kënduara vetëm nga gratë, kryesisht nga nënat dhe gjyshet. Ndërtohen me një ambitus brenda oktavës, në ritme dy ose tre pjestuese dhe përgjithësisht në monodi. Në shqiptarët e Maqedonisë njihen edhe me emrin “luli lulat” , por në përgjithësi njihen me emrin ninulla. Larmia e organizimeve melodike dhe ritmike të krijimeve popullore në përgjithësi, dhe këngëve në veçanti i gjejmë edhe tek këngët për fëmijë apo ninullat. Kështu kemi: Roli i ninullave, është tepër i madh, qoftë për fëmijën që dëgjon dhe rritet me gjuhën e nënës, por edhe për vlerën e madhe që ato kanë, pasi kjo këngë mësohet dhe imitohet nga fëmijët e tjerë të familjes të cilët e dëgjojnë, duke transmetuar një element tjetër përmes saj, gjuha shqipe. Ashtu si edhe këngët e tjera që kanë një përmbajtje të caktuar edhe nina nanat i kategorizojmë në disa lloje: o Këngë që aludojnë që fëmijët të rriten me të gjithë të mirat …që më punë dhe dhe djersë të bëhen të parët në vendin ku jetojnë, pleqnarë e kuvendarë të shquar, të ftuar e të dëgjuar për trimëri dhe urti e për virtyte. o Këngë që dëshirojnë që fëmijët të bëhen punëtorë 2 e gjejmë në vargjet “...Ti mu bafsh çikë punëtore”... janë dëshmi e vlerësimit të punës. Këtë virtut njerëzor nënat kanë dëshiruar për fëmijët e tyre në të gjitha nina nanat. o ...”Nuk e dua burrin çoban por e dua shkollovar”... tregon për revoltën 3 ndaj jetës së rëndë baritore dhe kërkesave për civilizim shoqëror. Ose o p.sh gjejmë dëshirën e nënave që përveçse të bëhen barinj apo bujq shumë të mirë, të bëhen edhe mësues, inxhinierë, mjekë etj. Kështu p.sh kemi vargjet e këngës ... “ Si selvi me bel të hollë/ të çon nana ty në shkollë”... o Këngë që përqafojnë të renë dhe progresiven 4 , duke përcjellë çdo të re positive që sjell koha dhe shoqëria. Një këngë që përqafon dhe dëshiron të renë e gjejmë edhe në çështjet e martesave ku nënat dëshirojnë më të mirën e mundshme për djemtë dhe vajzat e tyre psh e gjejmë në vargjet .: …” Jo na çikën e kemi hasret/ a ardhë moda, e gjen vet.” o Shembujt e mirë të farefisit bëhen modele 5 për fëmijët e tyre edhe në këngët që nënat krijojnë për ta. Kështu një shembull të tillë e gjejmë në vargjet “Djali i jem, kujt i ka ga?/ Dajës Isuf e tezës Shah.” o Këto këngë dallohen edhe për tematikën e tyre patriotike, ku nënat u këndojnë fëmijëve, duke u mishëruar atyre ndjenjën e patriotizmit që në djep. E tillë është kënga Ti mu bafsh çikë shqiptari”… Dëshirat që shprehin nënat gjatë këndimit të këtyre këngëve kanë një përmbajtje e cila varion sipas shtresës nga të cilat u krijuan apo sipas interesave që ata përfaqësonin dhe shtresave shoqërore që u përkisnin (fshatare dhe herë herë qytetare), atdhedashurisë që mbrujtin etj. Mjetet artistike. Figurat letrare që përdoren zakonisht janë o Krahasimi: vajza krahasohet me gonxhen e trëndafilit, me lulen e shegës, me mollën kurse djali me pëllumbin, yllin. Nina – Nëna dhe këngë e lojna fëmijësh I, D.Shala, H. Kajtazi, F.Shkodra, M.Halimi, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës, Prishtinë. 2 Lit: Sokoli Ramadan, “Kangët e djepit”, gaz. “Shqiptarja e re”, 1962, nr. 7,8 etj. 3. Nina – Nëna dhe këngë e lojna fëmijësh I, D.Shala, H. Kajtazi, F.Shkodra, M.Halimi. Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të Kosovës, Prishtinë. ~ 514 ~

KUMTESA

Sigurisht këndimi i këngës fillon të mëtohet që me ninullat e kënduara në djep tek fëmijët nga

nënat e tyre. Këngët e djepit apo nina – nanat (D.Shala, H. Kajtazi, F.Shkodra, M.Halimi ) , janë

vlera letrare gojore të krijuara, jo prej rastit në rast por të krijuara nga nënat, të cilat shprehin

dashurinë e tyre foshnjeve që me shtatet e tyre kanë mbushur djepat dhe dëshirojnë rritjen e tyre. Ato

janë këngë popullore me një zë që u këndohen fëmijëve deri në moshën 1-vjeçare, në përgjithësi, janë

këngë të shkurtra, me të cilat nëna vë në gjumë fëmijën. Këngë e djepit i gjejmë të kënduara vetëm

nga gratë, kryesisht nga nënat dhe gjyshet. Ndërtohen me një ambitus brenda oktavës, në ritme dy ose

tre pjestuese dhe përgjithësisht në monodi. Në shqiptarët e Maqedonisë njihen edhe me emrin “luli

lulat” , por në përgjithësi njihen me emrin ninulla.

Larmia e organizimeve melodike dhe ritmike të krijimeve popullore në përgjithësi, dhe këngëve

në veçanti i gjejmë edhe tek këngët për fëmijë apo ninullat. Kështu kemi:

Roli i ninullave, është tepër i madh, qoftë për fëmijën që dëgjon dhe rritet me gjuhën e

nënës, por edhe për vlerën e madhe që ato kanë, pasi kjo këngë mësohet dhe imitohet nga fëmijët e

tjerë të familjes të cilët e dëgjojnë, duke transmetuar një element tjetër përmes saj, gjuha shqipe.

Ashtu si edhe këngët e tjera që kanë një përmbajtje të caktuar edhe nina nanat i kategorizojmë në disa

lloje:

o Këngë që aludojnë që fëmijët të rriten me të gjithë të mirat …që më punë dhe dhe djersë të

bëhen të parët në vendin ku jetojnë, pleqnarë e kuvendarë të shquar, të ftuar e të dëgjuar për

trimëri dhe urti e për virtyte.

o Këngë që dëshirojnë që fëmijët të bëhen punëtorë 2 e gjejmë në vargjet “...Ti mu bafsh çikë

punëtore”... janë dëshmi e vlerësimit të punës. Këtë virtut njerëzor nënat kanë dëshiruar për

fëmijët e tyre në të gjitha nina nanat.

o ...”Nuk e dua burrin çoban por e dua shkollovar”... tregon për revoltën 3 ndaj jetës së

rëndë baritore dhe kërkesave për civilizim shoqëror. Ose

o p.sh gjejmë dëshirën e nënave që përveçse të bëhen barinj apo bujq shumë të mirë, të bëhen

edhe mësues, inxhinierë, mjekë etj. Kështu p.sh kemi vargjet e këngës ... “ Si selvi me bel të

hollë/ të çon nana ty në shkollë”...

o Këngë që përqafojnë të renë dhe progresiven 4 , duke përcjellë çdo të re positive që sjell koha

dhe shoqëria. Një këngë që përqafon dhe dëshiron të renë e gjejmë edhe në çështjet e

martesave ku nënat dëshirojnë më të mirën e mundshme për djemtë dhe vajzat e tyre psh e

gjejmë në vargjet .: …” Jo na çikën e kemi hasret/ a ardhë moda, e gjen vet.”

o Shembujt e mirë të farefisit bëhen modele 5 për fëmijët e tyre edhe në këngët që nënat krijojnë

për ta. Kështu një shembull të tillë e gjejmë në vargjet “Djali i jem, kujt i ka ga?/ Dajës

Isuf e tezës Shah.”

o Këto këngë dallohen edhe për tematikën e tyre patriotike, ku nënat u këndojnë fëmijëve, duke

u mishëruar atyre ndjenjën e patriotizmit që në djep. E tillë është kënga Ti mu bafsh çikë

shqiptari”…

Dëshirat që shprehin nënat gjatë këndimit të këtyre këngëve kanë një përmbajtje e cila varion sipas

shtresës nga të cilat u krijuan apo sipas interesave që ata përfaqësonin dhe shtresave shoqërore që u

përkisnin (fshatare dhe herë herë qytetare), atdhedashurisë që mbrujtin etj.

Mjetet artistike. Figurat letrare që përdoren zakonisht janë

o Krahasimi: vajza krahasohet me gonxhen e trëndafilit, me lulen e shegës, me mollën kurse djali

me pëllumbin, yllin.

Nina – Nëna dhe këngë e lojna fëmijësh I, D.Shala, H. Kajtazi, F.Shkodra, M.Halimi, Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i

krahinës socialiste autonome të Kosovës, Prishtinë.

2 Lit: Sokoli Ramadan, “Kangët e djepit”, gaz. “Shqiptarja e re”, 1962, nr. 7,8 etj.

3. Nina – Nëna dhe këngë e lojna fëmijësh I, D.Shala, H. Kajtazi, F.Shkodra, M.Halimi. Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i

krahinës socialiste autonome të Kosovës, Prishtinë.

~ 514 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!