20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Msc. Majlinda HALA 1 : TRASHËGIMIA MUZIKORE, PJESË E EDUKIMIT NË

KURRIKULAT SHKOLLORE E DOMOSDOSHËMRI PËR RUAJTJEN DHE

TRANSMETIMIN E VLERAVE KOMBËTARE

~ 513 ~

( 1 )Specialiste e kurrikulës së arteve

Instituti i Zhvillimit të Arsimit

Tiranë, Shqipëri

Hyrje

Krijimtaria popullore në përgjithësi përfshin trashëgiminë shpirtërore dhe krijimtarinë

artistike tradicionale shpirtërore të një komuniteti, e cila përmes vlerave që transmetohen gojarisht

ose me mjete të tjera, në thelb pasqyrojnë kulturën dhe identitetin e tyre. Vlerat e trashëgimisë

shpirtërore krijohen në lidhje të ngushtë me trashëgiminë materiale dhe atë etnografike të banorëve, në

unitet të pandashëm me peizashin dhe mjedisin gjeografik që i rrethon ata. Për këtë arsye trashëgimia

shpirtërore shndërrohet në zëdhënësen e spikatur të identitetit kulturor të popujve përmes: gjuhës së

folur, folklorit gojor, i shkruar, i regjistruar, vokal, koreografik dhe instrumental, muzikës

tradicionale, valleve, kostumeve, veglave muzikore popullore, zakoneve dhe dokeve tradicionale të

jetesës, zejeve tradicionale të punës, etj.

Këngët, lojërat dhe veglat muzikore për fëmijë, të cilat janë edhe objekt i këtij materiali, janë

pjesë e pandashme e zhvillimit kulturor, e cila i shoqëron ata në familje dhe më gjerë. Ky material

kërkon të prekë dhe njohë sadopak, çfarë bën pjesë në krijimtarinë popullore për fëmijë, klasifikimet

dhe llojet, si kanë ardhur ato deri në ditët tona, mënyrat e transmetimit të tyre të para këto rrafshin

historik, gjeografik, gjuhësor, ndërtimor etj.

Së pari, ky material evidenton dhe thekson rëndësinë e muzikës shqiptare dhe ruajtjes e

transmetimit të saj nëpërmjet këngëve dhe lojërave muzikore për fëmijë.

Së dyti, muzika është një mjet i fuqishëm që fëmijët të lidhen me origjinën, me rrënjët e tyre. Një

një ninullë apo këngë popullore për fëmijë, e njeh fëmijën me trashëgiminë kulturore të familjes dhe

vendit të vet, ku lidhja me rrënjët është një tjetër mjet tjetër për t’u krijuar fëmijëve një mjedis të

pasur që nxit zhvillimin social, emocional dhe intelektual tek ata.

Së treti, edukimi përmes muzikës popullore për fëmijë kërkon të formojë, të zhvillojë, vlerat e

trashëgimisë tonë kulturore kombëtare sa dhe si duhet në breza e rinj dhe të ruajë e të transmetojë

këtë krijimtari popullore për fëmijë.

Së katërti, edukimi i drejtë i vlerave të krijimtarisë popullore për fëmijë në përgjithësi dhe asaj

muzikore në veçanti, duhet bërë edhe përmes kurrikulës shkollore, si domosdoshmëri për ruajtjen dhe

transmetimin e këtyre vlerave.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!