Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 studiuesi përzgjodhi dokumentet arkivale dhe dokumentet e tjera dhe si i shfrytëzoi ato, ndërsa që kritika të plotësohet edhe më shumë kritiku do të duhej të dinte edhe çështjen e krahasimit të dokumenteve dhe mënyrën e këtij krahasimi. Gjatë këtyre vlerësimeve kritiku do të duhej të veçonte risitë e përdorura apo të arritura të autorit, si dhe të bëjë vlerësime për pohimet dhe qëndrimet e arritura të kontributit dhe veprës në shqyrtim. Duke vepruar kështu kritiku do paraqes edhe mbështetjet e tjera të autorit dhe të llojeve të mbështetjes. Që kjo të bëhet si duhet kritiku i studimeve historike duhet të dijë bile përafërsisht diakroninë dhe sinkroninë e çështjeve që trajtohen dhe këtë ta paraqes me akribi para lexuesve, duke përfshirë këtu dallimet që ka bërë autori në kohë dhe hapësirë gjatë studimit të tij. Veçoritë e kritikës Kritika e mirë historike duhet të shquhet me gjuhën dhe stilin e vet, i cili është sa letrar aq edhe shkencor, pra do të duhej të ishte një lloj eseje shkencore. Po kjo do të duhej të hetohej dhe t’i paraqitej edhe lexuesve për trajtimin që ka përpara, sikurse që do të duhej vënë haptazi në shënjestër edhe sinqeriteti i autorit, synimet e tij (nëse ka edhe propaganduese e kundër propaganduese). Po kështu, me rastin e shqyrtimit të veprës apo studimit të historianit kritiku në vështrimin dhe qasjen e tij do të duhej të përfshinte edhe veshjen apo zhveshjen e autorit me interesa dhe manipulime të ndryshme të drejtpërdrejta apo të tërthorta. Në këtë punim nuk do të duhej të anashkaloheshin as marrëdhëniet në mes të së përgjithshmes dhe të së veçantës, si dhe përputhja dhe shpërputhja e tyre në kontributin në trajtim, bashkë me të dhënën se sa ai ndikon në arritjet shkencore historike. Kritere të përgjithshme e të pakapërcyeshme Më në fund, që të sendërtohet një kritikë e shquar historike të gjitha këto kërkesa e kritere do të duhej të gërshetoheshin dhe ndërlidheshin, por duke pasur parasysh edhe kërkesat dhe kriteret e përgjithshme për një kritikë të mirë historike, dhe jo vetëm historike. Në kuadër të kërkesave të përgjithshme që duhet shoqëruar përherë kritikën pa dyshim janë paanshmëria dhe objektiviteti i kritikut, si dhe zhveshja e tij nga interesat subjektive (farefisnore, rajonale, ideologjike, fetare, njëmendore etj.). Kritika historike duhet të jetë ndihmesë e sinqertë e historianëve dhe e studiuesve të tjerë të së kaluarës dhe të shoqërisë dhe jo shqim i kritikuesit. Vetëm në këtë mënyrë nëpërmjet kritikës historike do të sendërtohej interesi i përgjithshëm shkencor e shoqëror dhe përparimi i mëtejshëm i historisë si shkencë. Veç kësaj, kritiku i studimeve dhe i veprave historike do të duhej të braktiste subjektivizmin e mendimeve dhe të qëndrimeve të tij si dhe do të duhej që nëpërmjet kritikës të mos krijojë rrethana polemizuese, si formë më e rreptë e kritikës. Kritiku, para së gjithash, nuk guxon t’i lejojë vetes të nënçmojë mundin dhe punën e të tjerëve, por jo edhe të “gëlltit” qëndrime dhe veprime që nuk shpien përpara shkencën e historisë dhe e njollosin historinë në përgjithësi. Nuk duhet harruar edhe faktin se nëse kritiku nuk di më shumë se autori, duhet bile të di sa ai, apo të jetë në një shkallë me të. Ndoshta këtu qëndron e dhëna se në historiografinë shqiptare mungon kritika dhe zhvillimi i saj, pa të cilën vështirë mund të pohohet se kemi shkencë të duhur të historisë dhe të historiografisë. ~ 499 ~ Recenzentë: Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha Prof.dr. Haki Kasumi

KUMTESA ~ 500 ~

KUMTESA<br />

~ 500 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!