20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KUMTESA

Prof. dr. Izber HOTI: KRITIKA E MIRËFILLTË HISTORIKE

Kritika historike është e domosdoshme për përparimin e historisë si shkencë. Pasi ajo deri

më tash nuk plotëson kriteret e domosdoshme që të jetë e mirëfilltë është e nevojshme që në

vija të shkurtra të kujtojmë se çka në të vërtetë mbështetet kritika e mirëfilltë.

Në literaturën historike shqiptare jo vetëm që mungon kritika që përparon dhe thellon

shkencën e historisë, por mungojnë edhe kontributet rreth kësaj çështjeje.

Kritika e mirëfilltë historike, bile në këtë kohë, duhet të ketë parasysh një varg kriteresh në të

cilat do të duhej të mbështetej.

Lënda e trajtuar në qendër vëmendjeje

Çështja e parë e cila do të duhej të merrej parasysh me rastin e shkrimit të një kritike

historike është lënda që trajtohet dhe vështirësitë, format dhe mënyrat që lindin dhe

shfrytëzohen gjatë trajtimit të saj. Pasi rezultati hulumtues është ai që synon çdo studiues,

duhet që edhe kjo çështje të shqyrtohet dhe të vlerësohet me një objektivitet të

pakontestueshëm. Që kjo të arrihet kritiku duhet kujtuar dhe duhet mbështetur në të arriturat

e fushës përkatëse të historiografisë.

Në kuadër të shqyrtimit të lëndës së trajtuar nga studiuesi kritiku do të duhej të kishte

parasysh mënyrën e qasjes së autorit ndaj temës së zgjedhur, por edhe shkasin dhe shkakun

përse autori është përcaktuar mu për këtë temë. Në këtë frymë, natyrisht, do të duhej të

hetoheshin dhe të theksoheshin edhe synimet afatgjata dhe afatshkurta të studimit, si edhe

roli aktual i kësaj ndërmarrjeje. Edhe me këtë rast kritiku nuk duhet harruar që të japë

mendimin e vet për rezultatet dhe lëshimet e studimit, ndërsa sipas mundësisë ai duhet të

paraqes edhe sugjerimet, lëshimet, vërejtjet e ndryshme, madje edhe këshillat për ndonjë

ribotim eventual të studimit.

Njohja me autorin dhe veprën e tij

Pasi shpeshherë dhe shumë studiues të së kaluarës shkruajnë për të nesërmen këtë duhet ta

ketë parasysh gjithherë kritiku dhe për këtë duhet të njoftojë edhe lexuesin e studimeve

historike. Me këtë rast kritiku nuk do të duhej anashkaluar edhe të dhënën se kujt ia dedikon

studimin dhe punën e tij. Natyrisht, nëse kritiku ka të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e

autorit do të duhej që lexuesin ta informojë edhe për këtë, duke përfshirë këtu përgatitjen

profesionale dhe prirjet e angazhimet e tij, veçanërisht në studimin e së kaluarës. Lidhur me

këtë kritiku do të shkruajë edhe për stilin e autorit, pse jo edhe për formën dhe mënyrën e

paraqitjes së kontributit të studiuesit. Ai do të duhej që këtu të përfshijë edhe format e

ndryshme të studimit që ndihmojnë lexuesin, siç janë indeksi i emrave të njerëzve dhe të

vendeve dhe indeksi lëndor, grafikët, hartat, skemat e llojllojshme apo CD-të, si dhe format e

tjera të përfshira në studimin apo veprën në shqyrtim.

Njohuritë e domosdoshme të kritikut

Që një kritikë e një studimi historik të marrë konturat e nevojshme dhe t’i përgjigjet këtij

togfjalëshi në kuptimin e plotë të fjalës kritiku duhet të ketë njohuri historike dhe të dijë se si

~ 498 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!