20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Qysh moti dihet se njohja e historisë së sundimit romak nuk ndriçohet aq sa duhet, pa shfrytëzimin

e gjithanshëm të materialit epigrafik. Në trevën e Dardanisë, stela përbën kategorinë më të shumtë dhe

më të përhapur të plastikës skulpturale gjatë kohës romake, kështu që zë vendin më të rëndësishëm në

mesin e monumenteve të këtij karakteri 503 .Kjo është e kuptueshme, kur kemi parasysh faktin se

pikërisht ky material na mundëson të njihemi me fenomenet juridiko-politike, kulturore dhe të kultit,

të natyrës sociale dhe ekonomike të një territori përkatës. Materiali epigrafik është i rëndësishëm edhe

për linguistikën. 504 Na mundëson njohjen dhe shtrirjen etnike të popujve në vise të caktuara, përmes

simbolikave të paraqitura në monumentet në fjalë. Mirëpo, edhe ky lloj i artefakteve nuk i mbetet dot

vendit të origjinës. Shumë monumente të tilla: stelat, medaljonet, altarët, sarkofagët, reliefët,

skulpturat, etj. na japin mjaft njohuri për sa i takon besimit, simbolikave të besimit, veshjeve, stolive

etj.

Nga ky lloj materiali që i takon shekujve të antikitetit, edhe pse ishte me peshë më i rëndë se ai që

inventarizohet në muze të Serbisë, tani printe Maqedonia, përkatësisht muzeu i Shkupit. Në këtë

muze ndodhen me dhjeta stela, altarë, sarkofagë, skulptura, stoli, të cilat janë zbuluar në vise të

ndryshme të Kosovës dhe mbahen padrejtësisht, duke zbehur dhe lënë boshe pjesë të rëndësishme të

historisë sonë. Prej stelave të cilat ndodhen në muzeun e Shkupit, një pjesë e madhe u zbuluan në

rajonet Pejë, Klinë, Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Kaçanik, etj. Prej tyre, pjesa më e madhe u plaçkit

në rajonin e Pejës dhe Klinës, mirëpo një numër i konsiderueshëm ndodhet edhe në muzeun e

Beogradit 505 . Monumentet në fjalë janë të punuara nga mermeri i bardhë dhe u takojnë periudhave të

shekullit I, II, III e më vonë, janë të inventarizuar. Disa janë të dëmtuara pjesërisht e disa të tjera janë

të ruajtura mirë me dëmtime të pjesshme.

Nevoja e rikthimit të fondeve dhe koleksioneve

Në periudhën e pasluftës kemi një lloj dezorientimi të përgjegjësive profesionale dhe

institucionale, e cila gjë ka rezultuar me mosrespektimin e mekanizmave profesional-shkencorë në

mbrojtjen e monumenteve. Forma e organizimit dhe menaxhimit në fushën e trashëgimisë lë shumë

për të dëshiruar.

Eksponati i vetëm që u kthye në vitin 2002, me ndërmjetësimin e ish administratorit të Kosovës

Michael Steiner, është “Hyjnesha në fron”. Edhe përkundër kërkesave, fushatave dhe kontakteve të

herëpashershme të zyrtarëve kosovarë e ndërkombëtarë me ata serbë, deri më sot koleksioni në fjalë

nuk u kthye në Kosovë, në nën-qiellin ku u krijua dhe ku e ka vendin. Se kur do të ndodhë kjo, këtë

nuk mund ta thotë askush, edhe përkundër faktit se në disa dokumente të pranuara ndërkombëtarisht,

siç është “Pakoja e Ahtisarit”, obligohet Beogradi, me një nen të posaçëm, që brenda 120 ditëve nga

hyrja në fuqi e këtij dokumenti, t’i kthejë pronarit të ligjshëm të origjinës – Muzeut të Kosovës,

1247 eksponatet e “huazuara”.

Përveç këtij dokumenti edhe dokumente të tjera, të ratifikuara nga shtete anëtare të organizmave

ndërkombëtar, siç është e Drejta Ndërkombëtare lidhur me Kthimin e Trashëgimisë Kulturore në

rast konflikti të armatosur, pastaj Konventa Ndërkombëtare për Trashëgiminë Kulturore etj., i

sqarojnë mjaft mirë problemet e kësaj natyre, por ç’të bësh kur Serbia nuk ia varë veshin fare këtyre

argumenteve, po edhe më tej vazhdon lojën e saj me eksponatet tona.

~ 497 ~

Recenzentë:

Mr.sc. Pajazit Hajzeri

Mr. Qazim Namani

503

Exhlale Dobruna-Salihu, Plastika dekorative dhe figurative e gurit në Dardani gjatë kohës Romake-Sepulkrale

dhe e kultit 1, Prishtinë 2003, p. 74.

504

Zef Mirdita, Antroponomia e Dardanisë në kohën romake, Prishtinë 1981, pp. 11, 12.

505

Exhlale Dobruna-Salihu, Plastika dekorative dhe figurative e gurit në Dardani gjatë kohës Romake-Sepulkrale

dhe e kultit 2, Prishtinë 2005, pp. 704, 705, 707, 709, 711, 717, 749, 768, 769, 770, 771, 784, 823, 825-833.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!