20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KUMTESA

Kulti i Perëndeshës së plleshmërisë te popullatat e Gadishullit Ballkanik deri tani ka qenë i

njohur vetëm ndër popullatën Neolitike të Kosovës. Andaj statujëzat e famshme nga terakota që

paraqesin Perëndeshën e plleshmërisë, kanë origjinën nga Mitrovica e Kosovës (Fafos) dhe datojnë

rreth 4000 vjet para Krishtit.

Pos eksponateve të lartë-përmendura, për të cilat dihet me siguri se ndodhen në muze të ndryshme

në Serbi (Nish, Zemun, Beograd) edhe në muzeun e Vrajës ka një numër të konsiderueshëm të

eksponateve të tilla. Prej figurave antropomorfe që i përkasin epokës neolitike, përkatësisht kulturës

Vinça, në Muzeun e Vrajës ndodhen 59 të tilla, ndërsa koleksioni i plotë i muzealeve të grabitura nga

Kosova arrin në 130 eksponate. Ndër këto eksponate, për të cilat dihet se janë nga Kosova, ka enë

kulti, vegla pune si: sëpata, dalta, thika, gurë peshoreje dhe monumente epigrafike. Ato me kohë janë

inventarizuar dhe pjesa më e madhe janë marrë nga rajoni i Mitrovicës 499 . Një numër i

konsiderueshëm i monumenteve të inventarizuara në muzeun e Vrajës, paraqesin figura antropomorfe

të kokës, që po ashtu i takojnë epokës neolitike 500 .

Përveç monumenteve të përmendura antropmorfe, nga periudha neolitike, ka edhe figura

interesante zoomorfe, disa prej të cilave i hasim në muzetë e Serbisë. Meqë jemi te muzeu i Vranjës,

të potencojmë se vetëm në këtë muze ndodhen 12 figura të tilla 501 . Mirëpo, pos këtyre monumenteve,

duhet përmendur edhe Çatallin me kokën e bronztë të derrit të egër, nga epoka parahistorike neolitike

deri në ditët e sotme, që ka rol të madh në magjinë e disa fiseve dhe popujve në botë. Në këtë

paraqitje, është shqyrtuar një objekt arkaik i epokës parahistorike të kohës së bronztë: dhëmbi, syri

dhe koka e bronztë e derrit të egër nga Istogu (Burimi) në anamalin e Dukagjinit që aktualisht ruhen

në Zemun.

Në botën e shkencës është tashmë e njohur figura e bronztë, e quajtur “Vrapuesja e Prizrenit”

(emrin e ka marrë sipas qytetit prej nga vjen dhe është e konservuar në Muzeun e Londrës). Por aty

është edhe një vepër e çmuar arti, që daton nga epoka Helenike-Iliriane, me origjinë nga Prizreni,

Theranda e vjetër. Objekti në fjalë është një figurinë bronzi që paraqet një cjap, në pozitë të shtrirë, i

mbushur me plumb, që është një gjetje e rastësishme, me siguri nga fundi i shek. XIX, apo nga fillimi

i shekullit XX. Kjo figurinë bronzi që paraqet cjapin në pozitë shtrirë nga Theranda, është e gjatë 6.5

cm. e gjerë 3 cm. e lartë 6.5 cm dhe peshon 0.380 gr, Se çfarë tjetër është gjetur në atë rast nuk

kemi njohuri. Figurinën fillimisht e ka poseduar një familje prestigjioze feudale pashallarësh turq

në Prizren, ndërsa tani është në posedim të autorit të këtij punimi 502 .

Në kuadrin e shantazheve të shumta që Serbia po i aplikon kundër shtetit tonë, një numër jo të

vogël të tyre e zënë edhe ato që kanë të bëjnë me fushën e trashëgimisë kulturore. Njëri nga këto

shantazhe që duhet përmendur me këtë rast, është moskthimi i 1247 eksponateve (676 eksponate

arkeologjike dhe 571 etnologjike, eksponate që dihen dhe ishin të inventarizuar në muzeun e

Kosovës), të cilat Serbia, në vitin 1998 “i mori” nga Muzeu i Kosovës, në emër të organizimit të një

ekspozite në Beograd. Koleksioni në fjalë përbëhet nga eksponatet më të përzgjedhura të thesarit

arkeologjik dhe etnologjik të Kosovës: eksponate të periudhës së neolitit, bronzit, hekurit, pastaj

periudhës së mbretërisë dardane, periudhës ilire-arbërore si dhe eksponate të veshjeve popullore,

stolive, punimeve të dorës etj, të cilat në vazhdimësi merren, pa pasur adresë të caktuar. Vlera e këtyre

eksponateve është pa dyshim e madhe. Thesari arkeologjik, etnologjik dhe epigrafik është thelbi i

trashëgimisë së luajtshme të Kosovës dhe rezultati i gërmimeve sistematike të Muzeut të Kosovës, që

nga vitet ‘50-ta të shekullit të kaluar e deri në fund të shek. XX.

499

Aleksandar Bulatović, Nalazi Vinčanske kulture sa Fafosa i Valača, Narodni muzej u Vranje 2003, pp.

15-44.

500

Shih figurat me nr. inventari: 1842/T, 1839/T, 1844/T, 1847/T, 1843/T, 1846/T, 1850/T, 1855/T,

1870/T, 1849/T, 1853/T, 1848/T, 1859/T, 1862/T, 1854/T, 1845/T, 1838/T, 1835/T, etj.

501

A. Bulatović, Nalazi Vinčanske kulture sa Fafosa i Valača, op cit, pp. 47, 48, 49, 50, 51, 52, 53.

502

Tatomir Vukanović, Bronze figurine representing the he-goat from Teranda (Prizren) of Hellenic-Illyrian

epoch, in

Bрaњcки Глacник књ. IX, Bpaњe 1973, pp. 5, 8, 9, 19.

~ 496 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!