20.06.2013 Views

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012

Tani, është e qartë dhe ka filluar të pranohet edhe nga shkencëtarët serbë, siç është rasti me Pero

Slijepçeviqin, i cili shkruan: “Është vërtetuar se nga një numër i madh i shumë manastireve të vjetra

serbe, vetëm një numër i vogël i tyre është themeluar nga serbët... Serbi nuk ka pasur kurrfarë tradite

të veten, as në ndërtimtari, as në pikturim” 494 .

Kisha dhe shteti serb i kanë uzurpuar kishat e tona, duke bërë ndonjë meremetim në to, për ti

shpallur pastaj monumente të kulturës së tyre. Për më tepër, historiografia pan-sllaviste serbe, për të

përfituar opinionin ndërkombëtar për të drejtat serbe mbi Kosovën, bëri falsifikimin e tri fakteve

historike, që i përkasin fushës së trashëgimisë:

Kishat dhe manastiret në Kosovë,

Beteja e Kosovës ndërmjet serbëve dhe turqve(1389), dhe gjoja

Dyndja e madhe serbe nga Kosova, në krye me Arsenien III Cërnojeviq (1690) 495 .

“Faktet” të cilat u sajuan me kalimin e kohës, si formula e etiketime, janë pohime krejtësisht të

turpshme, se gjoja Kosova na qenka zemra, shpirti dhe djepi i serbëve. Pos tjerash, regjimi dhe disa

qarqe të tjera të propagandës serbe, një kohë të gjatë trumbetonin për ekzistimin e “1300 kishave

ortodokse serbe në Kosovë”. Të mos harrojmë se në Kosovë kemi pothuaj vetëm po aq fshatra dhe

qytete. Sipas kësaj propagande del se në çdo fshat e qytet kemi nga një kishë ortodokse serbe 496 .

Nuk jemi të habitur! Ky është edhe një trillim tjetër i Qosiqëve e Cvijiqëve. Dobrica Qosiq

shkruan: gënjeshtra është akt patriotik serb, ndërsa Cvijiq thotë: është fare lehtë të shtrembërosh e

falsifikosh faktet duke mos e paraqitur realitetin, me qëllim përfitimi. Se me të vërtet është kështu,

edhe vetë Cvijiqi e dëshmon më së miri, duke i paraqitur serbët me shumë veti e aftësi të mëdha, të

tepruara e të trilluara. Thuhet se mbretërit dhe sundimtarët serbë kanë ndërtuar kështjella e oborre

mbretërore, kisha e objekte të kulturës, mirëpo në Kosovë nuk ekziston asnjë gjurmë e tillë e historisë

serbe. Madje edhe gërmimet arkeologjike këtu Serbia i ka sabotuar, sepse në shumë raste janë zbuluar

materiale të kulturës ilire (shqiptare), gjë që politikës serbe nuk i shkonte për shtati 497 .

Pra, indoktrinomi i popullit serb gjatë shekujve mbi “të drejtën historike të Serbisë në Kosovë”,

bazohet në trillime dhe falsifikime të fakteve historike, të përsëritura me qindra herë në

historiografinë, në etnografinë dhe në disa disiplina të tjera shkencore, si edhe në këngët popullore si

në “ Ciklin e Kosovës”, kështu që edhe sot në etnopsikologjinë serbe këto mashtrime mjerisht kanë

legjitimitetin e të vërtetës shkencore 498 .

Natyrisht se realiteti objektiv është diçka krejt tjetër. Ngjarjet e bujshme historike, robëria

pesëshekullore osmane dhe regjimet e ndryshme antipopullore e vandaliste, kalitën banorët e këtyre

viseve që krahas luftës për liri të bëjnë edhe një luftë; atë të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë

kulturore.

Muzeale të Kosovës në Serbi dhe Maqedoni

E kaluara e Kosovës është e mbingarkuar me shfrytëzimin e trashëgimisë për nevoja politike,

përkatësisht për krijimin e të drejtës false historike të serbëve mbi Kosovën. Dihet si ishte e vërteta

historike për Kosovën, andaj pos përpjekjeve për mohim të vlerave, përvetësimin të tyre, bëhet

plaçkitje serike e monumenteve kulturore. Grabitja e materialit filloi atëherë kur filluan edhe

gërmimet e para arkeologjike. Nëse nisemi që nga monumentet më të vjetra të zbuluara, janë një varg

sosh nga periudha neolitike, si p.sh, kulti Magna Mater apo Terrae Mater, të shoqërinë neolitike,

mbahen nëpër muze të ndryshëm në Serbi.

494

Pero Slijepceviq, Stara srpske zadužbine, Ogledi, Beograd 1934 pp. 97,115. Mark Krasniqi, Rrënjët

tona etnike, Prishtinë 2002, p. 104.

495

Skender Rizaj, Falsifikimet e historiografisë serbe, Prishtinë 2006, p. 31.

496

F. Drancolli, op cit, p. 119.

497

M. Krasniqi, Rrënjët tona etnike, op cit, pp. 49, 54.

498

M. Krasniqi, Rrënjët tona…, op cit, p. 55.

~ 495 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!