Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës Java e Shkencës 2012 - Universiteti i Prishtinës

masht.gov.net
from masht.gov.net More from this publisher
20.06.2013 Views

Veprimtaritë e Muzeut të Kosovës KONFERENCA VJETORE E SHKENCËS ‘JAVA E SHKENCËS 2012 Lokacioni i Muzeut të Kosovës gjendet në vendin që paraqiste bërthamën-pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës në periudhës osmane. Mirëpo, ashtu siç pohuam më lartë, organizimi legjislativ dhe institucional i trashëgimisë kulturore, ka pasur fatin e njëjtë me trajtimin e fatit politik të Kosovës. Muzeu i Kosovës u themelua në vitin 1949. Gradualisht, me mjete modeste, u shndërrua në një muzeum të shumëllojshëm, i cili përparonte, mblidhte materiale, kryente hulumtime, rekognoscime e gërmime arkeologjike, etj. Ashtu si në politikë, organizimi legjislativ dhe institucional i trashëgimisë kulturore, ka pasur fatin e njëjtë me trajtimin e fatit politik të Kosovës. Dihet se që nga viti 1912 e deri në vitin 1945, i gjithë hulumtimi i monumenteve bëhej vetëm nga ekspertët serbë, të cilët, sipas përvojës së sprovuar, zbatonin detyrat e dala nga elaboratet e ndryshme për kolonizimin e Kosovës dhe me këtë edhe tjetërsimin e pasurisë kulturore monumentale. Deri në vitin 1951, me vendim të entit të Serbisë ishin vënë nën mbrojtje 33 monumente, të gjitha të konsideruara si monumente serbe dhe të cilat ishin kryesisht të karakterit fetar. Mirëpo, kishte raste në të cilat muzeu arriti të bënte hulumtime të rëndësishme, gjithnjë duke hezituar në pohimin e të së vërtetës. Një nga vendbanimet e para parahistorike, të zbuluara në Kosovë, është lokaliteti në afërsi të Prishtinës, i cili u hulumtua në periudhën 1949-1951. Me këtë rast u zbuluan enë, vegla, plastikë etj. Pos tjerash, u gjetën edhe dy krena të idolëve monumentalë si dhe një statujë e hyjnisë së ulur 483 . Me angazhim të punonjësve të muzeut, në vitin 1951 filluan hulumtimet në Novobërdë, për të vazhduar deri në vitin 1955, ndërsa më 1953 hulumtime të pjesshme në Ulpianë, te tjerrtorja e Prishtinës, për të vazhduar mandej një veprimtari të gjerë hulumtuese deri në vitin 1956, kur punimet mbërritën kulmin dhe u bënë hulumtime të veçanta 484 Pos kryerjes së detyrave të rregullta, në vitin 1956 filloi të botojë edhe buletinin e vet: “Buletini i Muzeut të Kosovës”. Muzeu pati rol pionieri. Filloi të punojë mbi një trevë shumë të pasur, atraktive e të pa hulumtuar, e cila, prej një ambienti shumë konservator dhe ndikimesh të shumëllojshme, filloi të depërtojë shpejtë dhe të shkojë përpara drejt risive. Në kuadër të muzeut veprojnë disa sektorë: Arkeologjik, Epigrafik, Numizmatik, Etnologjik, Historik si dhe sektori Natyral. Periudha prej vitit 1970-1980 ishte dekada më produktive e arkeologjisë së Kosovës, ndërsa faza që i parapriu okupimit të Kosovës dhe lufta që e pasoi ishte periudha më e pafavorshme për arkeologjinë kosovare 485 . Trashëgimia kulturore e Kosovës i ka nismat në shtresimet e kulturave të para bujqësore të viteve 6000 p. k. (kultura e Starçevës, kultura e Vinçës), apo edhe më herët. Shumësia e idhujve me vlera të veçanta të epokës së neolitit dhe të eneolitit të hershëm, shpalojnë një botë të begatë shpirtërore të banorëve të Kosovës parahistorike Duke jetuar në troje të pasura me minerale, banorët tonë të lashtë, shumë herët mësuan përdorimin e arit, argjendit dhe hekurit. Prej këtyre xeheve ata punuan vegla pune, armë e stoli të ndryshme. Qendra më e madhe xehetare dhe qytet me rëndësi në Dardani qe Damastioni, ku që nga shekulli IV p.e.s, preheshin monedha argjendi. Në simbolet e përdorura mbi monedha është çekani i minatorit, që dëshmon se qyteti ishte qendër e një treve të pasur me miniera argjendi 486 . Perëndesha dardane, e lidhur ngushtësisht me besimin në fuqinë supreme të diellit dhe në kultin për të, u bë personifikim i këtij besimi që në fazën urbane dardane (IV – I p. k.). Kjo është vazhdimësi e koncepteve të shprehura përmes spiraleve parahistorike, të hijerores së Vlashnjës, e cila më pas trajtësohet në një kosmologji të Hyjneshës dardane të periudhës romake, të paraqitura bukur në monumentin e Smirës së Vitisë. Mozaiku polikrom i Orfeut të rrethuar me shtazë, mozaikët me shtatë 483 Radoslav Galović, Neolitsko naselje kod Prištine, Priština 1959, p. 37. 484 V. Kozarac, op cit pp. 13,14. 485 Edi Shukriu, Kosova Antike, Prishtinë 2004 pp. 11,12,13. 486 Jahja Drancolli, Arbërit ndërmjet perëndimit dhe lindjes gjatë mesjetës, Zagreb 2008, p. 16. ~ 493 ~

KUMTESA mendimtarët grekë, nga pallati në Nerodime, nekropolet e pasura të qyteteve Ulpiana, Municipiumi DD, Vendenis dhe shumë objekte tjera të zbuluara anekënd Kosovës, pasqyrojnë një jetë të lulëzuar kulturore gjatë periudhës romake 487 . Veprat në fjalë dëshmojnë se edhe kjo gjini e arteve aplikative gjeti përdorim në artin e dardanëve në antikitet (dhe në mesjetë të hershme F. S.), përkatësisht në shekujt IV-VI. Këtu fjala është për artin, pikturën muzive-mozaikun, e cila u aplikua në disa ndërtime sakrale, publike dhe private të kohës në disa vendbanime të periudhës së sundimit romak në Dardani 488 . Në antikën e vonë dhe në fillim të Mesjetës, Kosova, bashkë me gjithë viset përreth bie nën Perandorinë Bizantine. Kjo perandori, siç jemi në dijeni, arrin nivelin më të lartë politik dhe ekonomik nga koha e qeverisjes së perandorit me origjinë dardane, Justiniani. Nga kjo periudhë mbetën trashëgim një numër i madh objektesh, kryesisht kështjella. Vetëm në Dardani pos 8 kështjellave të rejave të ndërtuara, rindërtoi dhe vuri në përdorim edhe 61 të tjera 489 . Ndërsa prej monumenteve kishtare apo bazilikave dallohen: Ulpiana, Vërmica, Harilaçi, bazilika e Shën Premtes në Prizren, ajo e Shën Florit në Lypjan etj. Kështjellat, monumentet e krishtera dhe gjetjet sporadike të shumë monedhave, stolive dhe objekteve të tjera janë dëshmi e jetës intensive dhe e zhvillimit të kulturës materiale dhe shpirtërore gjatë periudhës bizantine 490 , por edhe më vonë në periudhën e pushtimeve bullgare, rasiane, osmane etj, shtojnë nevojën që kjo periudhë, jo aq e hulumtuar, ta zërë hapësirën e merituar në sfondin e trashëgimisë kulturore kosovare. Objektet fetare ortodokse, u ngritën mbi objektet sakrale të mëparshme, u rindërtuan mbi themele të vjetra, si: Patrikana e Pejës, Kisha e Shën Prenës në Prizren dhe manastiri i Krye-engjëjve pranë qytetit, Manastiri i Deçanit, Graçanicës, Bajskës, etj. Siç dihet nga të dhënat shkencore, kishën e Deçanit e ka ndërtuar një françeskan katolik shqiptar nga Kotorri, Vinko Kuqi, andaj po përmendim se, jo vetëm kjo kishë, por të gjitha kishat e vjetra, në kohën e sundimit turk i kanë ruajtur shqiptarët. Ato ekzistojnë të pa dëmtuara vetëm në saje të tolerancës shqiptare 491 . Arkitektura e vjetër qytetare zë një pozitë të veçantë në tërësinë e ndërtimeve popullore. Këto ekzemplarë paraqesin një thesar të pasur të së kaluarës së Kosovës. Njësia themelore e komplekseve të pazareve ishte dyqani, i cili, jo rrallë, kishte punishten. Prodhimi zejtar, i cili zinte pjesën kryesore 492 , përbënte muze të tërë, të mbuluar me eksponate nga lëmi i Arkeologjisë, etnografisë, etj. Në saje të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik të qyteteve dhe rritjes së rolit të tyre si qendra prodhimi e këmbimi, u krijuan edhe tregjet ndërkombëtare 493 . Ndërsa, sa i përket kullës, është tip origjinal dhe më i rëndësishëm i arkitekturës tradicionale shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trojet etnike shqiptare në Ballkan. Ndikimi i rrethanave politike në veprimtaritë muzeale Trashëgimia kulturore (e ruajtur nga koleksionistët e lartëcekur), jo vetëm që mohohet, por, në kushtet e okupimit serb të Kosovës (1912 e posaçërisht pas krijimit të Jugosllavisë së Versajës më 1919), pas fillimit të reformës agrare-kolonizuese dhe pas Luftës së Dytë botërore, tjetërsohet dhe bëhet luftë e hapur për përvetësimin e saj. 487 E. Shukriu, Kosova Antike, op cit, p. 114. 488 th Fejaz Drancolli, Mosaic painting in Kosova during 4 – 6 century, in Kosova Arkeologjike 1, Prishtinë 2006, p. 120. 489 Burimet tegimtare bizantine per historine e Shqiperise, Tirane 1975, pp. 21, 22. 490 E. Shukriu, Trashëgimia, op cit, p.484. 491 Mark Krasniqi, Gjurmë e Gjurmime, Prishtinë 1979, p. 129. 492 Emin Riza-Njazi Halimi, Banesa qytetare Kosovare e shek. XVIII-XIX, Prishtinë 2006, p. 39. 493 Emin Riza, Qyteti dhe banesa shqiptare e mesjetës së vonë, Tiranë 1991, pp, 16,17. ~ 494 ~

KUMTESA

mendimtarët grekë, nga pallati në Nerodime, nekropolet e pasura të qyteteve Ulpiana, Municipiumi

DD, Vendenis dhe shumë objekte tjera të zbuluara anekënd Kosovës, pasqyrojnë një jetë të lulëzuar

kulturore gjatë periudhës romake 487 .

Veprat në fjalë dëshmojnë se edhe kjo gjini e arteve aplikative gjeti përdorim në artin e dardanëve

në antikitet (dhe në mesjetë të hershme F. S.), përkatësisht në shekujt IV-VI. Këtu fjala është për artin,

pikturën muzive-mozaikun, e cila u aplikua në disa ndërtime sakrale, publike dhe private të kohës në

disa vendbanime të periudhës së sundimit romak në Dardani 488 .

Në antikën e vonë dhe në fillim të Mesjetës, Kosova, bashkë me gjithë viset përreth bie nën

Perandorinë Bizantine. Kjo perandori, siç jemi në dijeni, arrin nivelin më të lartë politik dhe ekonomik

nga koha e qeverisjes së perandorit me origjinë dardane, Justiniani. Nga kjo periudhë mbetën

trashëgim një numër i madh objektesh, kryesisht kështjella. Vetëm në Dardani pos 8 kështjellave të

rejave të ndërtuara, rindërtoi dhe vuri në përdorim edhe 61 të tjera 489 . Ndërsa prej monumenteve

kishtare apo bazilikave dallohen: Ulpiana, Vërmica, Harilaçi, bazilika e Shën Premtes në Prizren, ajo e

Shën Florit në Lypjan etj.

Kështjellat, monumentet e krishtera dhe gjetjet sporadike të shumë monedhave, stolive dhe

objekteve të tjera janë dëshmi e jetës intensive dhe e zhvillimit të kulturës materiale dhe shpirtërore

gjatë periudhës bizantine 490 , por edhe më vonë në periudhën e pushtimeve bullgare, rasiane, osmane

etj, shtojnë nevojën që kjo periudhë, jo aq e hulumtuar, ta zërë hapësirën e merituar në sfondin e

trashëgimisë kulturore kosovare.

Objektet fetare ortodokse, u ngritën mbi objektet sakrale të mëparshme, u rindërtuan mbi themele

të vjetra, si: Patrikana e Pejës, Kisha e Shën Prenës në Prizren dhe manastiri i Krye-engjëjve pranë

qytetit, Manastiri i Deçanit, Graçanicës, Bajskës, etj.

Siç dihet nga të dhënat shkencore, kishën e Deçanit e ka ndërtuar një françeskan katolik shqiptar

nga Kotorri, Vinko Kuqi, andaj po përmendim se, jo vetëm kjo kishë, por të gjitha kishat e vjetra, në

kohën e sundimit turk i kanë ruajtur shqiptarët. Ato ekzistojnë të pa dëmtuara vetëm në saje të

tolerancës shqiptare 491 .

Arkitektura e vjetër qytetare zë një pozitë të veçantë në tërësinë e ndërtimeve popullore. Këto

ekzemplarë paraqesin një thesar të pasur të së kaluarës së Kosovës.

Njësia themelore e komplekseve të pazareve ishte dyqani, i cili, jo rrallë, kishte punishten. Prodhimi

zejtar, i cili zinte pjesën kryesore 492 , përbënte muze të tërë, të mbuluar me eksponate nga lëmi i

Arkeologjisë, etnografisë, etj.

Në saje të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik të qyteteve dhe rritjes së rolit të tyre si qendra

prodhimi e këmbimi, u krijuan edhe tregjet ndërkombëtare 493 . Ndërsa, sa i përket kullës, është tip

origjinal dhe më i rëndësishëm i arkitekturës tradicionale shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por në të

gjitha trojet etnike shqiptare në Ballkan.

Ndikimi i rrethanave politike në veprimtaritë muzeale

Trashëgimia kulturore (e ruajtur nga koleksionistët e lartëcekur), jo vetëm që mohohet, por, në

kushtet e okupimit serb të Kosovës (1912 e posaçërisht pas krijimit të Jugosllavisë së Versajës më

1919), pas fillimit të reformës agrare-kolonizuese dhe pas Luftës së Dytë botërore, tjetërsohet dhe

bëhet luftë e hapur për përvetësimin e saj.

487

E. Shukriu, Kosova Antike, op cit, p. 114.

488 th

Fejaz Drancolli, Mosaic painting in Kosova during 4 – 6 century, in Kosova Arkeologjike 1, Prishtinë

2006, p. 120.

489

Burimet tegimtare bizantine per historine e Shqiperise, Tirane 1975, pp. 21, 22.

490

E. Shukriu, Trashëgimia, op cit, p.484.

491

Mark Krasniqi, Gjurmë e Gjurmime, Prishtinë 1979, p. 129.

492

Emin Riza-Njazi Halimi, Banesa qytetare Kosovare e shek. XVIII-XIX, Prishtinë 2006, p. 39.

493

Emin Riza, Qyteti dhe banesa shqiptare e mesjetës së vonë, Tiranë 1991, pp, 16,17.

~ 494 ~

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!